Një 19-vjeçare ka kallëzuar zhdukjen e motrës së mitur në policinë e Korçës. Sipas denoncimit, e reja 15-vjeçare rezulton e larguar nga banesa prej 8 ditësh nga data 21 Tetor.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.













