Në një deklaratë gjatë konferencës për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për mbyllje të dosjeve kriminale kundrejt ryshfeteve.
Berisha u shpreh se “dosjet në SKAP mbyllen kundrejt ryshfeteve, prandaj dhe aty kthehen në turshi ato.”
Ai ka përmendur rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Berisha tha se në dosjet e saj ka një dëm prej mbi 2.2 miliardë euro.
Megjithatë, sipas tij, ajo do të merret e pandehur vetëm për 1 milion euro, duke e cilësuar këtë si një farsë të drejtësisë. “Lubia do merret e pandehur për 1 milionë euro. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash. Kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend,” përmendi Berisha.
“Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt ryshfeteve, prandaj dhe aty kthehen në turshi ato. Zyrtarët që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur i shkojnë dosjet atje i mbyllin përmes ryshfetit.
Në dosjet e Lubi Ballukut janë mbi 2.2 miliardë euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milionë euro. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash. Kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.” – tha Berisha.














