Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Tiranë, ku kuzhinieri Indrit Ismaillari u godit për vdekje nga picieri i lokalit “City Lounge”, Filip Shehu.
Mësohet se Ismaillari u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së sotme në zonën e Komunës së Parisit.
34-vjeçari Indrit Ismaillari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua nga policia pas krimit.
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit”, informuan blutë.













