• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Gramoz Sako, përmes kompanisë “2 T”, të regjistruar në emër të të vëllait Artan Sako, ka përfituar 1.8 milionë euro tendera nga Bashkia e Tepelenës, ku ai kandidon nën siglën e PS-së për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit.

Bëhet fjalë për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan, ku sipas demokratëve, sërish banorët kanë denoncuar mosfunksionomin e ujësjellësave dhe mungesën e ujit.

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se në total, kompania “2 T” e vëllait të Gramoz Sakos ka përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.

“Këto fakte janë prova të qarta të abuzimit me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të SPAK-ut për hetimin e plotë të tenderave të dyshimtë të zhvilluar nga Bashkia Tepelenë. Është e qartë se kandidati i Partisë Socialiste do të ketë prioritet tenderat për kompaninë e vëllait, dhe jo mirëqenien e qytetarëve të Tepelenës.” – tha Vangjeli.

Gramoz Sako ka një karrierë të gjatë në fushën ushtarake, teksa ka qenë për 11 vite edhe kreu i Gardës së Republikës, që prej vitit 2013, deri në shkurt të vitit 2024. Ndërkohë, kompania “2 T” në pronësi të Artan Sakos, vëllait të Gramoz Sakos, njihet si një prej “gllabëruesve” më të mëdhaja të parave publike, përmes tendereve.

Lexo edhe:

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

Gjithashtu, PD denoncoi edhe një rast të pastër të konfliktit të interesit në Bashkinë e Tepelenës, ku një drejtoreshë ka përfituar tender nga institucioni ku ajo bën pjesë, përmes kompanisë së bashkëshortit.

Bëhet fjalë për Arta Shaha, e cila ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv për aktivitetet kulturore pranë Bashkisë së Tepelenës, ndërsa kompania e bashkëshortit të saj, Çelik Shaha,  ka përfituar fonde publike të prokuruara nga Bashkia Tepelenë për projekte kulturore e të tjera, në një vlerë prej të paktën 154 mijë euro.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Bashkia Tepelenë, e drejtuar nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë në qendër të vëmendjes mirëqenien e qytetarëve, por përvetësimin e fondeve publike në xhepat e drejtuesve vendorë.

Me bekimin e kryetarit të bashkisë, Tërmet Peçi, pas Lorenc Bamit, drejtori i radhës që është kujdesur që taksat e tepelenasve të përfundojnë në xhepat e familjarëve është Arta Shaha, e cila ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv për aktivitetet kulturore pranë kësaj bashkie.

Sipas të dhënave zyrtare të Spending Data, bashkëshorti i saj, Çelik Shaha, në konflikt të qartë interesi, ka përfituar fonde publike të prokuruara nga Bashkia Tepelenë për projekte kulturore e të tjera, në një vlerë prej të paktën 154 mijë euro.

Pavarësisht këtyre aferave, Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë për këtë bashki një tjetër emër të denoncuar më parë nga opozita, ish-komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Dosja e tij në procesin e vetingut ngre dyshime serioze mbi standardet e përzgjedhjes dhe filtrat moralë që duhet të kenë kandidatët për poste publike.

Në lidhje me fondet publike, kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, rezulton sipas Spending Data të ketë përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike.

Vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan.

Megjithë pagesat e kryera, banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Peshtan ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh.

Këto fakte janë prova të qarta të abuzimit me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të SPAK-ut për hetimin e plotë të tenderave të dyshimtë të zhvilluar nga Bashkia Tepelenë.

Është e qartë se kandidati i Partisë Socialiste do të ketë prioritet tenderat për kompaninë e vëllait, dhe jo mirëqenien e qytetarëve të Tepelenës.

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të mos pranojnë më klientelizmin, korrupsionin dhe investimet fiktive, por të zgjedhin ndryshimin që sjell transparencë, ndershmëri dhe zhvillim të vërtetë.

Më 9 Nëntor, voto Gabriel Guma, voto për ndryshimin që i shërben qytetarëve të Tepelenës!

 

Etiketa: Artan SakoBashkiaBashkia TepelenëGramoz Sakokompania 2 TtenderaTepelene

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

21:23 : 09/11/2025
AKTUALITET

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025
AKTUALITET

Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri më tani

11:06 : 09/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
Para

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

16:06 : 15/11/2025

Lë pas historinë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e ri në Amerikë/ FOTO

15:59 : 15/11/2025

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025

Nga Gjirokastra në Korçë, mjegulla pushton juglindjen

15:33 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com