• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’, zbardhen qëndrimet në mbledhjen e grupit të PD

12:18 : 25/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së. Fokusi ka qenë te Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Gazment Bardhi theksoi se do të votojnë për këto dy komisione vetëm nëse i referohen ndryshimeve të kërkuara nga opozita.

“Fillojmë me rendin e ditës. Siç ju kam njoftuar ka seancë të hënën dhe të enjten këtë javë. Në nisje të seancës janë për votim dy vendimet për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Administrata e Kuvendit sapo më ka dërguar tekstin e rishikuar për të dyja komisionet, ku shoh se janë reflektuar të gjitha amendamentet tona të dorëzuara javën e shkuar. Komisionet do jenë me barazi, bashkëkryetar dhe vendime konsensuale. Do kërkohet edhe ekspertiza e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Komisionin e Venecias. Nëse mazhoranca i qëndron versionit të ripunuar nga administrata e Kuvendit, ne votojmë pro.

Ndërkohe të hënën ka raportimin 5 institucionet e drejtësisë. Fillojmë me Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK, ILD, KLGJ dhe KLP. Rezolutat e mazhorancës nuk i votojmë, janë të njëanshme. Ndërkohe deputetët do të bëjnë pyetje, dhe më pas kemi kohën për diskutime nga 2 orë e 30 minuta për çdo institucion. Edhe në këtë seancë ata do të vazhdojnë me provokimin kundër Rregullores për të mos na lejuar ti prezantojmë pyetjet, siç vepruan seancën e kaluar. Të ndalemi këtu fillimisht për të diskutuar sesi duhet të veprojmë. Për mua është e papranueshme që ne të nënshtrohemi ndaj sjelljes së tyre, por dua të dëgjoj mendimin e grupit.”, tha Bardhi.

Lexo edhe:

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

Të ndarë në qëndrime duken demokratët sa i takon sjelljes së opozitës në Kuvend. Në diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit të PD-së, Tomorr Alizoti theksoi se sjellja e opozitës duhet të jetë e fortë, që të tregohet se s’ka parlamentarizëm. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Luçiano Boçi, ndërkohë që Këllici ishte pro linjës që të ruheshin balancat.

Tomorr Alizoti: Unë nuk jam radikal, besoj askush prej nesh në këtë grup. Por nuk besoj se rruga që duhet të ndjekim është të nënshtrohemi ndaj tyre. Ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje, kemi të drejtë të flasim. Nëse na hiqen këto ne e kemi me detyrim reagimin, mos nënshtrimit, sepse po vritet thelbi i parlamentarizmit. Ata s’mund të na tregojnë ne sesi duhet të flasim, sesi duhet të vishemi. Sa respekt ka Edi Rama për Kuvendin e tregon me pjesëmarrjen në Kuvend. Ne jemi deputetë të opozitës, duke mbrojtur të drejtat tona mbrojmë parlamentarizmin. Unë nuk e mirëkuptoj dot askënd që thotë të mos reagojmë se pastaj ata na lenë të flasim. Fasadë në Kuvend ne nuk bëhemi dot. Duhet reagim, madje i fortë, që të gjithë të mësojnë që Shqipëria s’ka parlamentarizëm. Heshtja jonë është bashkëfajësi me ta në vrasjen e pluralizmit.

Belind Këlliçi: Unë mendoj se duhet të ruajmë një balancë mes reagimit dhe nevojës për të folur. Edhe unë nuk jam që të nënshtrohemi, por të gjejmë një zgjidhje sesi arrihet kjo pa humbur mundësinë për të folur.Tomorr

Alizoti: Më mirë të mos lenë të flasin sesa të nënshtrohemi. Ata po përpiqen që muajin e parë të na marrin hapësirën tonë. Kjo është e patolerueshme.
Luciano Boçi: Edhe unë mendoj që nuk duhet të nënshtroheni dhe duhet të ruajmë koherencën në qëndrimet tona. S’mund të ketë seancë nëse deputetët nuk lejohen të bëjnë pyetje. Nuk mund dhe nuk duhet t’i ikim këtij qëndrimi. Ndryshe dorëzohemi dhe mandatet tona janë të pavlera. Kryeministri shpërfill Kuvendin, Ministrat shpërfillin Kuvendin, atëherë çfarë vlere kanë mandatet tona ku nuk ushtrojmë dot kontroll parlamentar. Unë jam që ne duhet të jemi solidar me njeri tjetrin mbi të gjitha dhe të mbështesim njëri tjetrin./BalkanWeb

Etiketa: kuvendPDZgjedhorja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

15:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025
Para

Zhupa nga Durrësi: Si po prishet shtëpia e vitit 1500 për pallatin shumëkatësh

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com