• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë të thelluar në emisionin Dekalog, ish-deputeti Lefter Maliqi ka analizuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të një “masakre elektorale”. Maliqi, aktualisht drejtues politik i Partisë së Lirisë për qarkun e Beratit, ka hedhur akuza të rënda mbi procesin zgjedhor, duke pretenduar se ai u zhvillua në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe se rezultati de facto nuk mund të njihet.

Sipas Maliqit, raporti i OSBE/ODIHR konfirmon atë që opozita ka denoncuar vazhdimisht: përdorimin masiv të administratës shtetërore, intimidimin e votuesve dhe shfrytëzimin e resurseve publike në favor të partisë në pushtet. Ai theksoi se këto shkelje, të cilat i cilësoi si “faktike”, e bëjnë procesin të pavlefshëm.

“Këto de facto janë zgjedhje që nuk njihen. Varet tani se si do komentohen Ne ishim në një fushë futbolli ku ata ishin me 11 lojtarë, kurse ne me shtatë-tetë,” deklaroi ai, duke ilustruar pabarazinë në garë.

Në lidhje me hetimet e krimeve zgjedhore, Maliqi akuzoi SPAK-un se është “i kapur” dhe vepron në mënyrë selektive, duke ndjekur urdhrat e Edi Ramës. Maliqi përmendi se ka bërë 11 kallëzime konkrete në SPAK për abuzime dhe korrupsion në Berat, përfshirë pastrim parash dhe krim elektoral, por deri më tani nuk ka pasur asnjë hetim serioz. Përkundrazi, sipas tij, SPAK është marrë me hetimin e ekipit të tij.

“SPAK-u ecën me orientim. Ky do arrestohet me urdhër të Ramës, ky tjetri bëj seleksionime,” pohoi Maliqi. Në lidhje me situatën brenda opozitës, Maliqi u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një “shkundje”, riorganizim dhe ndryshim. Ai kritikoi ashpër sistemin e listave të mbyllura, duke e quajtur atë një skandal që favorizon “servilët dhe pazarxhinjtë” në kurriz të meritokracisë.

Lexo edhe:

Ra ky raport e u pamë!

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

Megjithatë, ai rikonfirmoi mbështetjen e tij për Sali Berishën, duke e konsideruar atë si një lider që e mban fjalën dhe që do të largohet vetëm pasi të përmbushë misionin e tij. Maliqi gjithashtu fajësoi disa drejtues të qarqeve të PD-së për rezultatin e dobët, duke pretenduar se ata nuk ndoqën ritmin e Berishës dhe u përqendruan në luftëra të brendshme.

“Unë kam qenë kritik për listat e mbyllura, sepse disa të paaftë, disa pazarxhinjë, disa servila përfitojnë nga mundi djersa e votuesve, qofshin këta të majtë apo të djtathtë, duke përfituar nga lista e mbyllur.” – tha Maliqi.

Duke folur për rastin e Ilir Metës, Maliqi e cilësoi arrestimin e tij si tërësisht politik dhe arbitrar, një presion direkt nga pushteti.

Ai shprehu besimin se pas daljes nga burgu, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të bashkohen sërish, duke theksuar se familja ka qenë arma më e fortë e tij. Intervista zbuloi gjithashtu detaje nga karriera politike e Maliqit, përfshirë zhgënjimet me Lulzim Bashën dhe ofertat që pretendon se ka marrë nga Edi Rama, duke hedhur dritë mbi dinamikat komplekse dhe shpesh kontradiktore të politikës shqiptare.

Etiketa: lefter maliqilistat e mbylluraZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025
AKTUALITET

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

18:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR, Gjekmarkaj: Qeveria ilegjitime, rrëzohen pretendimet për zgjedhje të lira

14:13 : 23/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

13:56 : 21/10/2025
Para

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

TË GJITHA

Balluku e pandehur/ Gjekmarkaj: Personi më i fuqishëm pas Ramës, mbetet për t’u parë si do sillet

21:40 : 24/10/2025

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

21:07 : 24/10/2025

Mblidhen mbi 150 mostra ADN-je/ Shpresë për rikuperimin e bizhuterive të vjedhura te muzeu i Luvrit

20:58 : 24/10/2025

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Maliq/ Pas nënës dhe djalit, humb jetën edhe 6-vjeçarja

20:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com