Gjykata e Durrësit ka shpallur vendimin për një nga ngjarjet më tronditëse të viteve të fundit, ku një familje u përfshi në vrasjen dhe groposjen e babait të tyre, Pëllumb Meta, në zonën e Shënavlashit.
Ngjarja u zbulua më 10 shkurt 2024 dhe tronditi opinionin publik për përmasat e saj tragjike.
Dënim maksimal për autorin kryesor Hysen Meta, djali i viktimës, i cili u shpall fajtor për vrasjen e babait të tij dhe fshehjen e trupit. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Hygerta Meta, vajza e viktimës u dënua me 8 vite burg, ndonëse prokuroria kishte kërkuar 30 vite. Amarildo Meta, vëllai tjetër, mori një dënim prej 5 vitesh burg. Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës dhe nëna e tre fëmijëve, u dënua me 3 vite burg.
Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt 2024.
Si ndodhi krimi
Sipas organit të akuzës më 10 Shkurt 2024, viktima Pëllumb Meta mësohet se ka lënë punën dhe është kthyer në banesë në orët e para të mëngjesit. Ndërsa rreth mesditës, teksa i ndjeri ka qenë në kuzhinën e banesës, djali i tij Hysen Meta, në prani edhe të të pandehurës Hygerta, ka marrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë.
Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit, informon Prokuroria.
Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga Hysen Meta.
Ai ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij.
Gjatë gjykimit Hygerta Meta është e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ku ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hysen Meta në prani të saj.
Ndërkohë në mometin e kryerjes së vrasjes, djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka qenë në punë.