Shkelmat dhe grushtet nuk ndihmuan një baba 61-vjeçar dhe djalin e tij 22-vjeçar që të ndalonin një grup “skifterësh” shqiptarë, që sapo kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tyre.
Do të kishte qenë grabitja e dytë e kryer brenda pak orësh, por falë këmbënguljes së babait dhe të birit, të paktën njëri nga dy grabitësit u ndalua dhe do të përballet me drejtësinë.
Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, më 18 tetor, në komunën e Arcugnano-s, në provincën e Vicenzës.
Një prej të dyshuarve, 36-vjeçar, u ndalua pasi dy familjarëve italianë u erdhi në ndihmë edhe fqinji i tyre 49-vjeçar.
Dy hajdutët kishin vizituar tashmë shtëpinë ngjitur, por gjatë vjedhjes së dytë, ata u zbuluan nga pronarët. Pasoi një përleshje e dhunshme, me familjarët që u goditën me shqelma dhe grushte, por ata përfundimisht arritën të ndalonin njërin nga sulmuesit.
Bashkëpunëtori, megjithatë, arriti të arratisej, informojnë mediat italiane.
Karabinierët e Longare arrestuan 36-vjeçarin shqiptar, me precedentë kriminalë, i cili u dërgua në burgun e Vicenzës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin e tij.