• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një fugon me pasagjerë të gjithë qytetarë shqiptarë ka rënë pre e një grabitjenë Gjermani. Media vendase BILD raporton se grabitës ende të paidentifikuar kanë ndaluar autobusin në Bavari dhe më pas grabitën pasagjerët.

Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit të së hënës në autostradën A93, në qarkun Kelheim.

Tre autorët e dyshuar e detyruan një furgon të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte nga autostrada në dalje të Aiglsbach (Bavari), duke përdorur sinjale drite. Ata e detyruan mjetin të ndalonte në një parking për udhëtarë.

Më pas, grabitësit zbritën nga makina e tyre dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll në mjet. Por, sipas policisë, burrat e armatosur kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët. Sipas policisë, askush nuk u plagos gjatë grabitjes. Ende nuk dihet sa para kanë arritur të marrin autorët.

‘Pas grabitjes, të dyshuarit u larguan me një makinë të bardhënë drejtim të Mynihut’, tha një zëdhënës i policisë për BILD.

Lexo edhe:

Arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge në Itali, sekuestrohen mbi 20 kg hashash dhe 44 mijë euro

Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës (Detajet)

Në automjetin e grabitësve dyshohet se ishte vendosur një targë me shkronjat WR, që i përkasin qytetit Wernigerode (Sachsen-Anhalt).

Shoqata e Operatorëve të Autobusëve të Bavarisë (LBO) njoftoi:

‘Raste të tilla, të ngjashme apo të mëparshme, nuk na janë të njohura – as në Bavari, as në nivel kombëtar. Kështu që bëhet fjalë për një rast krejtësisht të veçantë, rrethanat e të cilit duhet ende të hetohen nga autoritetet.’

Sipas informacionit që BILD mori nga Prokuroria e Regensburgut, autobusi kishte ardhur nga Barcelona dhe udhëtonte për në Shqipëri, duke kaluar nga Zyrihu.

Të gjithë viktimat janë shtetas shqiptarë. Përveç parave dhe dokumenteve, nuk janë grabitur sende të tjera, sipas të dhënave paraprake. Kërkimi për automjetin e arratisjes nuk ka dhënë rezultat deri më tani.

Etiketa: FugoniGjermanigrabitetpasagjereshqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge në Itali, sekuestrohen mbi 20 kg hashash dhe 44 mijë euro

18:05 : 10/11/2025
AKTUALITET

Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës (Detajet)

21:13 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zbulohet një laborator droge në Itali, arrestohen dy shqiptarë

18:28 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025
Para

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com