Nga podiumet ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama nuk harron asnjëherë të tërheqë vëmendjen. Pasi deklaroi me mburrje që Shqipëria po ecën më mirë se vetë BE. Kryeministri më pas e krahasoi Bashkimin Europian me një paciente me 27 doktorë, të cilët, sipas tij, nuk arrijnë të bien dakord për “kurën”.
Në vijim, ai shtoi se BE është treguar shpesh hipokrite ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi “ajo që thotë nuk përputhet me faktet”.Në të njëjtën frymë, ai foli edhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, , sipas tij, xhelozia dhe mëritë ndaj njëri-tjetrit i kanë shtyrë këtu ku janë sot.
Rama: Procesi i integrimit është binar nga njëra anë, është tërësisht teknik dhe nga ana tjetër është politik. Por një gjë është e sigurte, ti nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektet teknike në çdo fazë. Mund të plotësosh të gjitha aspektet teknike në të gjitha fazat dhe mund të përballesh mbështetje politike, kjo është e qartë. Kjo është ajo që në një moment të caktuar në kohë, e bëri BE të shfaqej si një hipokrite e madhe për ne, sepse ajo që thonin nuk përputhej me faktet.
Nuk po jepnin rezultate sepse Evropa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28, por njëri prej tyre u shmang dhe iu desh të merrte një tjetër kurë. 27 të tjerët ranë dakord më vonë dhe pak nga këta doktorë për tre herë më radhë nuk ka lanë të merrnim pjesë. Më kujtohet disa vite më parë ishim tjetër, nuk ishim as pararendëse, sot na thonë që jemi pararojë.
U them që të mos ma thonë më, sepse ndez një lloj mëri tek të tjerët. Ku bëhet fjalë për pakënaqësinë, ne jemi ballkanas, pa xhelozi, pa mëri për njëri-tjetrin, pa gjykimin e suksesit të tjetrit nuk do ishim këtu ku jemi. Lajmi i mirë është se nuk jemi vetëm në këtë botë. Kudo është kështu.
LEXO EDHE: