• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasja e dyfishtë në kamping/ Detaje të reja nga ngjarja në Greqi, 22-vjeçarit nuk i gjenden gjurmë baruti!

16:45 : 19/10/2025
në BOTA, KRONIKE

Dëshmitë e dy të rinjve 22-vjeçarë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në kampingun “Ammos”, në zonën e Foinikounta të Mesenisë, ku mbeti viktimë pronari i kampingut dhe miku i tij shqiptar, konsiderohen vendimtare për ecurinë e hetimeve.

Që në orët e mesditës ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën e Kalamatës njëri prej të akuzuarve, me origjinë greko-britanike, i cili dyshohet si autori kryesor i krimit. Ndërkohë, bashkëmoshatari i tij, që u dorëzua disa ditë pas ngjarjes, ka pranuar përfshirjen e tij dhe paraqitet si bashkëpunëtor në krim.

Gjatë arrestimit të tij në Athinë, i riu greko-britanik kishte refuzuar të dëshmonte në fazën paraprake të hetimeve, duke deklaruar përmes avokatit të tij se nuk kishte hyrë fare në kamping atë natë fatale.

Megjithatë, pozita e tij është rënduar ndjeshëm, pasi është përmendur si autor nga bashkëpunëtori i tij, i cili ka pohuar se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë.

Më tej, ai është identifikuar pa asnjë hezitim nga nipi i pronarit të kampingut, i vetmi dëshmitar okular i vrasjes së dyfishtë, në një sallë të veçantë në selinë qendrore të policisë (GADA).

Lexo edhe:

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

Sipas burimeve, në rrobat që dyshohet se kishte veshur i akuzuari natën e krimit, të cilat janë sekuestruar në banesën e tij, nuk janë gjetur gjurmë baruti. Ndërkohë, telefoni i tij celular po ekzaminohet nga autoritetet, pasi pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet e tij gjatë natës së ngjarjes.

Një tjetër pikë kyçe në hetim është dëshmia e bashkëpunëtorit 22-vjeçar, i cili pretendon se pas vrasjes së dyfishtë ka notuar për 7-8 orë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka ecur deri në Kalamata, ku është lokalizuar në stacionin e autobusëve KTEL pasditen e ditës tjetër. Dëshmia e tij po verifikohet për mospërputhje dhe po krahasohet me pamje kamerash dhe dëshmi të tjera.

Në qendër të hetimeve ndodhet edhe një makinë e bardhë, e cila sipas dëshmive është parë të qarkullojë pranë kampingut si natën e ngjarjes, ashtu edhe një muaj më herët, më 7 shtator, kur dyshohet se ka pasur një përpjekje të dështuar për vrasje.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autoritetet janë pranë identifikimit të drejtuesit të makinës, me dëshmitë që flasin për një grua, gjë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e çështjes.

Etiketa: Greqikampingvrasje

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

14:35 : 08/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet i djegur në makinë

19:00 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025
Para

Zhduket në Shkodër turisti finlandez, familja: Nuk ka asnjë kontakt që prej 9 tetorit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com