• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

12:11 : 19/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane miratoi një rezolutë historike kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, me nismën e Albana Vokshit, zëvendëspresidente e grupimit më të madh politik të grave të qendrës së djathtë EPP Women.

Ky dokument nuk është vetëm një thirrje për mbrojtjen e grave, por një denoncim i hapur i mungesës së demokracisë në vende si Shqipëria, ku dhuna e zgjedhjeve dhe kërcënimet politike ndaj grave përdoren për të penguar opozitën dhe për të minuar lirinë.

Rezoluta e EPP Women thekson se “dhuna ndaj grave nuk është thjesht “çështje gjinore”, por një sulm sistematik ndaj demokracisë. Ajo shërben si paralajmërim që Bashkimi Europian duhet të jetë më kërkues ndaj vendeve ku zgjedhjet shoqërohen me dhunë, kërcënime dhe fyerje mizogjiniste të orkestruara nga pushteti dhe krimi i organizuar”.

Dokumenti nënvizon se “dhuna ndaj grave në politikë nuk është vetëm një tragjedi individuale, por një sulm sistematik ndaj demokracisë. Ajo i largon nga jeta publike gratë me integritet dhe vlera demokratike, duke lënë hapësirë për rrjete oligarkike dhe kriminale që nuk përfaqësojnë të drejtat e grave.”

Lexo edhe:

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

Në dokument janë përfshirë raste konkrete nga Shqipëria, si kërcënimet ndaj Albana Vokshit dhe familjes së saj gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, fyerjet seksiste ndaj kandidateve opozitare, dhe sulmet e drejtpërdrejta verbale nga Kryeministri Rama ndaj grave në politikë si dhe rastet e sulmeve ndaj grave ne drejtwsi, që shkarkohen pasi nuk i binden urdhërave të qeverisë.

Rezoluta i referohet rasteve konkrete nga Shqipëria, ku gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, Albana Vokshi dhe familja e saj u kërcënuan nga grupe kriminale të lidhura me pushtetin. Po ashtu, në dokument theksohet se gjatë fushatës, kandidatet opozitare u bënë objekt i një vale sulmesh dhe fyerjesh denigruese, ndërsa vetë Kryeministri Rama përdori gjuhë seksiste ndaj grave në politikë.

Duke marrë shkas nga rasti i Shqipërisë, por duke renditur edhe edhe raste të dhunës ndaj gazetareve gra në Gjeorgji apo rasteve të dhunës fizike dhe online në disa vende të Europës, rezoluta e EPP Women vë në dukje se

“Këto praktika krijojnë një efekt frikësues: gratë hezitojnë të shprehin mendime ose të marrin pjesë në jetën publike nga frika e sulmeve dhe ndëshkimeve. Një dhunë e tillë minon bazat e demokracisë dhe stabilitetin politik.”– thuhet në rezolutë.

“Kur gra si Albana Vokshi kërcënohen nga krimi i organizuar në Shqipëri apo kur gra gazetare në Gjeorgji akuzohen, kjo nuk është çështje grash. Është rrëmbim i demokracisë duke përdorur gratë si peng. Ne nuk i fituam të drejtat tona për t’i humbur ato në heshtje.” – deklaroi: Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Dolors Montserrat.

Rezoluta e EPP Women kundër dhunës së grave në politikë nuk do të jetë vetëm një një shprehje qëndrimi, por gratë europiane kanë vendosur të ngrenë zërin. Ato i kërkojnë Partisë Popullore Europianë, që të lëvizë të gjithë mekanizmat e Bashkimit Europian, si edhe institucioneve europiane, që të reagojnë dhe të veprojnë. Përmes një aksioni prej 12 pikash, rezoluta e grave europiane të qendrës së djathtë prek direkt edhe Shqipërinë në tre çështje kyçe:

* Dënimin e të gjitha formave të dhunës dhe frikësimit ndaj grave në politikë, duke përfshirë edhe kur kryhen ose tolerohen nga zyrtarë shtetërorë, aktorë politikë ose grupe kriminale

* Integrimin e sigurisë së grave në politikë si një pikë referimi në zgjerimin e BE-së

* Hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimit, duke përfshirë autoritetet shtetërore ose ata të lidhur me krimin e organizuar.

EPP Women i kërkoi Partisë Popullore Europiane dhe institucioneve të Bashkimit Europian të mbështesin rezolutën dhe të riafirmojnë se dhuna ndaj grave në politikë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.

Në një koment të saj, Albana Vokshi u shpreh se “thirrja drejtuar institucioneve europiane është e qartë: të mos tolerojnë dhunën politike si mjet për të dobësuar opozitën dhe demokracinë. Ky dokument nuk është vetëm një dënim i hapur i praktikave të dhunshme dhe intimidimit politik, por një apel që Bashkimi Europian të jetë më kërkues ndaj standardeve demokratike në vendet kandidate si Shqipëria. Nëse dhuna ndaj grave në politikë tolerohet, demokracia mbetet vetëm në letër. Mesazhi është i fortë: demokracia nuk mund të ekzistojë kur kërcënimi dhe sulmi ndaj grave synojnë të heshtin opozitën”.

Forumi i grave të qendrës së djathtë europiane EPP Women, i cili u zhvillua në Larnaka, Qipro, e konsideron mbështetjen e rezolutës si një test për vlerat mbi të cilat ngrihet vetë Bashkimi Europian.

Etiketa: albana VokshiForumi i Grave të Partisë Popullore Europianerezolute

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

15:46 : 17/10/2025
AKTUALITET

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

11:21 : 22/09/2025
AKTUALITET

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025
Para

Grabitje spektakolare në muzeun e Luvrit, 3 persona marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit

TË GJITHA

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, identifikohet autori

14:23 : 19/10/2025
Foto ilustruese

Zjarr në një banesë në Maliq, plagosen nëna dhe dy fëmijët

14:03 : 19/10/2025

Maratona e Tiranës/ Garuesi italian pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në QSUT

14:01 : 19/10/2025

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025

Serbi: Varësi nga nafta ruse dhe sanksione nga SHBA

13:25 : 19/10/2025

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

13:08 : 19/10/2025

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

13:00 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com