• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

08:34 : 18/10/2025
në BOTA

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.

Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten. Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.

Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.

Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument. Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.

Aktakuza ndaj Boltonit, e paraqitur në një gjykatë federale në Mariland, e ngarkon atë me tetë akuza për transmetim të informatave të mbrojtjes kombëtare dhe dhjetë akuza për mbajtje të këtyre informatave, të gjitha në kundërshtim me Aktin e Spiunazhit.

Lexo edhe:

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

Për secilin pikë të aktakuzës ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet, por dënimi përfundimtar do të vendoset nga gjykatësi në bazë të një sërë faktorësh.

Në disa nga bisedat e përshkruara në aktakuzë, Bolton dhe të afërmit e tij të paidentifikuar diskutonin përdorimin e materialeve për një libër. Bolton i referohej dy personave me të cilët ndante shënimet e përditshme si “redaktorët” e tij, thuhet në aktakuzë.

“Po flas me [botuesin e librit] sepse ata kanë të drejtën e refuzimit të parë!”, ka shkruar Bolton në një mesazh, sipas aktakuzës.

Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Etiketa: dokumenteJohn BoltonklasifikuarasekreteTrump

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
Para

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

TË GJITHA

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025

Suedia në alarm! Mbi 17 mijë anëtarë aktivë të krimit të organizuar dhe 50 mijë të lidhur me to

18:34 : 07/11/2025

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com