• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

GJNP hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant

12:42 : 18/10/2025
në BOTA

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hedhur poshtë të premten, 17 tetor, kërkesën e Izraelit për të apeluar urdhër-arrestinndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me luftën në Rripin e Gazës.

Në një vendim që bëri jehonë në mbarë botën, GJNP kishte gjetur në nëntor arsye për të besuar se Netanyahu dhe Gallant mbanin “përgjegjësi penale” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Gaza.

Gjykata kishte lëshuar gjithashtu urdhër-arrest për tre drejtues të lartë të Hamas, të akuzuar për organizimin e sulmit të 7 tetorit 2023, që shkaktoi shpërthimin e luftës në Gaza, por këto urdhra u hoqën më pas pasi të tre u vranë nga Izraeli.

Urdhër-arresti ndaj Netanyahu-t dhe Gallant shkaktoi indinjatë në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilat më pas vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj gjykate

Netanyahu e quajti vendimin antisemit (armiqësor ndaj hebrenjve), ndërsa presidenti i atëhershëm amerikan, Joe Biden, e cilësoi të tmerrshëm.

Lexo edhe:

Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë prej luftës në Gaza

“I sigurt për paqen në Gaza”/ Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë

Izraeli kishte kërkuar në maj që gjykata të rrëzonte urdhrat e arrestit, ndërsa priste një vendim tjetër mbi kompetencën juridiksionale të Gjykatës për këtë çështje.

Por më 16 korrik, gjykata e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar se “nuk kishte bazë ligjore” për të pezulluar urdhrat ndërkohë që shqyrtohej sfida mbi juridiksionin. Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar këtë vendim, por trupit gjykues i mjaftuan 13 faqe për të arritur në përfundimin se “çështja, ashtu siç është formuluar nga Izraeli, nuk përbën objekt apelimi”.

“Dhoma, për rrjedhojë, e refuzon kërkesën“, thuhet në vendimin e plotë të GJNP-së.

Gjykatësit janë ende duke shqyrtuar një ankim të Izraelit mbi kompetencën e gjykatës për të trajtuar rastin ose jo.

Nuk dihet ende se kur gjykata do të japë vendimin përfundimtar mbi këtë çështje.

Etiketa: Benjamin NetanjahuBenjamin NetanyahuGJNPGjykata Ndërkombëtare Penaleurdher-arresti

Lajme të lidhura

BOTA

Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë prej luftës në Gaza

20:14 : 01/10/2025
BOTA

“I sigurt për paqen në Gaza”/ Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë

18:22 : 29/09/2025
BOTA

VIDEO/ Benjamin Netanyahu pritet me vërshëllima në OKB, disa delegatë braktisin sallën

16:52 : 26/09/2025
BOTA

Netanyahu nuk përjashton sulme ndaj udhëheqësve të Hamasit

18:03 : 15/09/2025
BOTA

Netanyahu kundër Hamasit: Lufta do të përfundojë vetëm sipas kushteve tona

18:16 : 04/09/2025
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting at his office in Jerusalem, Israel, Sunday, May 5, 2019. (Abir Sultan/Pool Photo via AP)
BOTA

Kryeministri belg tha se do të njohë shtetin palestinez, Netanyahu: Udhëheqës i dobët!

18:04 : 03/09/2025
Para

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në "kurth" Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

TË GJITHA

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

14:24 : 18/10/2025

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

14:10 : 18/10/2025

E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

13:57 : 18/10/2025

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com