• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Fondet e IPARD u ndalën në korrik 2023 pasi OLAF, zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian, gjeti shkelje me fondet e shpërndara.

Nga raporti i monitorimit të buxhetit të AZHBR-së shihen në fakt “humbjet” që Shqipëria ka regjistruar nga pezullimi i programit IPARD II.

Kështu, në vitin 2023 ishin planifikuar që të shpërndaheshin për fermerët 40 milionë euro. Për shkak të ngrirjes së fondeve u shpërndanë vetëm 9 milionë euro, ndërsa në 31 milionë euro OLAF gjeti shkelje me procedurat.

Ndërkohë, në vitin pasardhës 2024, Brukseli vendosi të japë një leje të veçantë 1-vjeçare për të disbursuar një pjesë të mbetur të pagesave nga fondi për fermerët me dokumentacion të rregullt. Kështu, në buxhetin e AZHBR-së për 2024-ën u shpërndanë nga fondet e IPARD II vetëm 3.8 milionë euro.

Në total, për vitet 2023–2024 u shpërndanë rreth 13 milionë euro nga 40 milionë që ishin parashikuar nga qeveria për këto dy vite. Përveç faktit që 27 milionë euro “u ngrinë”, AZHBR është në proces gjyqësor edhe me disa biznese, të cilave u ka kërkuar që të kthejnë mbrapsht paratë e përfituara.

Lexo edhe:

Ina Zhupa: Buxheti 2026 favorizon koncesionarët, jo qytetarët

“Mazhoranca po pengon opozitën”, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Të ngrihet komisioni hetimor për IPARD

Por kjo nuk është humbja e vetme që ka pësuar fermeri shqiptar. BE kishte parashikuar që në programin IPARD III të mbështeste bujqësinë tonë me 146 milionë euro, por ishte korrupsioni ai që e zeroi këtë shifër që duhet të ishte tashmë investuar në produktet tona bujqësore dhe blegtoriale.

Në këto dy vite, të vetmet para që kanë shkuar te fermerët janë ato të Skemës Kombëtare nga buxheti i shtetit, ku gjatë vitit 2023 fermerëve iu dhanë 46 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 subvencioni nga shteti kapi vlerën e 52 milionë eurove. Por, sipas ekspertëve, financimet e parashikuara vetëm nga buxheti i shtetit janë shumë të pakta në krahasim me nevojat e fermerit.

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho thotë: “Jemi në një situatë ku vendet e rajonit minimum përdorin 1% të PBB për bujqësinë, që i bie 3–4% të buxhetit të shtetit. Shqipëria nuk ka kaluar kurrë 1–1.5%, por 0.3% të buxhetit të shtetit. Shqipëria duhet të hartojë një subvencion të drejtpërdrejtë te prodhuesi.”

Hetimet e OLAF për programin IPARD nisën në vitin 2020, pasi shtetasi Romeo Nazarko bëri denoncimin në zyrën e antikorrupsionit të Brukselit me pretendimin se projekti i tij për të ndihmuar fermerët me arra u refuzua në mënyrë të padrejtë.

Romeo Nazarko, aplikues “IPARD” shprehet: “E kam dorëzuar pranë AZHBR-së brenda afatit kohor dhe përsëri përgjigjja ka qenë refuzuese. Dhe në refuzim shkruhej që nuk keni dokument pronësie për pronën, ndërkohë unë e kisha. Për këtë arsye i kam sqaruar dhe kam dorëzuar deklaratën noteriale ku pronari pranonte që unë kisha aplikuar. Përsëri u refuzova dhe filloi ky kalvari i gjatë.”

Tashmë kjo dosje është pjesë edhe e hetimeve të SPAK. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet, denoncuesi Romeo Nazarko vazhdon të presë arsyen e vërtetë të refuzimit nga AZHBR. Bllokimi i fondeve europiane ka sjellë ndikim negativ në zonat rurale, duke penguar zhvillimin e teknologjisë dhe standardizimin e produkteve Made in Albania./TCH

Etiketa: BujqesiabuxhetifinancafondetIPARDskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ina Zhupa: Buxheti 2026 favorizon koncesionarët, jo qytetarët

10:39 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Mazhoranca po pengon opozitën”, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Të ngrihet komisioni hetimor për IPARD

16:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025
AKTUALITET

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025
AKTUALITET

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

16:38 : 04/11/2025
Para

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com