Në media u raportua se Klajdi Meçi është kërcënuar ditën e sotme nga një person në zyrat e IMT-së.
Sipas këtyre raportimeve një 60 vjeçar është paraqitur pranë zyrave të IMT-së dhe ka deklaruar se ishte i armatosur dhe se do të vriste drejtorin e IMT Tiranë, Klajdi Meçin duke u shoqëruar nga policia.
Por a është vërtetë që Klajdi Meçi është drejtori i IMT-së Tiranë? Kjo pyetja vjen nga fakti që të dhënat zyrtare tregojnë se drejtori i IMT është Rigers Sheqeri duke krijuar me të drejtë një konfuzion.
Lidhur me këtë ngjarje policia akoma nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.