• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet

21:13 : 14/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmetua investigimi sesi një punonjës i policisë, i quajtur Briken Tereziu, u rikthye në detyrë megjithëse ishte arrestuar, hetuar dhe po gjykohej për dhjetëra raste abuzimi me detyrën.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës u faktua se Tereziu dhe disa kolegë të tij, kishin kaluar plot 65 persona, madje edhe të mitur pa prokurën e njërit prind, kundrejt ryshfetit. Megjithëse çështja është në gjykatë dhe Briken Tereziu akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ai çuditërisht është kthyer në punë.

Ndërkohë, pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se edhe të tjerë punonjës bënin të njëjtin aktivitet. Një bashkëpunëtor i Fiks Fare takoi një tjetër punonjës, i cili i prezantohet si Kevin Kosova.

Takimi i parë zhvillohet në një lokal në Tiranë, teksa bashkëpunëtori i Fiksi i thotë se duhet të lëvizë. Kevini i bën foto pasaportës dhe e orienton që të presë biletën. Ai merr në telefon një tjetër person, duke i thënë se “o daj ma shih pak këtë që të çova”. Bashkëpunëtori i bën me dije se ka probleme vetëm me afatet, ndërkohë që punonjësi i thotë se “mos e vra mendjen për afatet”.

Nga biseda del se polici dhe bashkëpunëtori i Fiksit janë takuar edhe herë të tjera, në Rinas, në një tjetër episod të dyshimtë. “Unë sa theva eurot dhe më tha një çun se fol njëherë me këta (policët)” i thotë bashkëpunëtori për herën që janë takuar.

Lexo edhe:

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

Qëlluan drejt një banese dhe fshehën armën në një varr, arrestohen 2 adoleshentë në Pogradec

Në fund të takimit të parë, bashkëpunëtori i thotë policit se ka edhe një shok që ka 10 vite ekspuls. “Brenda 3 vitesh i kanë thënë të mos dalë as nga Shqipëria” i thotë ai, ndërkohë që polici i thotë “të më çojë pasaportën me foto se e rregullojmë, po ta shohim njëherë ça ka”. Bashkëpunëtori i thotë se do të ta çoj, por ai është me ekspuls me gjykatë. “S’është ndonjë gjë, e rregullojmë” i përgjigjet.

Takimi i dytë zhvillohet sërish në të njëjtin ambient, në qytetin e Tiranës. Bashkëpunëtori i thotë se nesër do të lëvizë dhe e pyet se çfarë turni është. Polici i përgjigjet se është turni i tretë dhe ai vetë do të niset në orën 5 pasdite. Polici i thotë se do të ta çoj që ai të mos ngatërrohet.

Bashkëpunëtori i thotë se sot s’ka shumë (para), teksa i nxjerr 100 mijë lekë të vjetra dhe e pyet a janë boll? Polici i përgjigjet se “boll janë”. Ai e pyet disa herë nëse janë mjaftueshëm, dhe ai i përgjigjet se po!

Më pas, polici i tregon një foto me numrat e sporteleve, 1, 2, 3, 4, 5 … “Unë do të lë te 1-shi që ta kesh kollaj. Do të ta çoj me foto prapë dhe do të të them edhe emrin e personit që do të kërkosh” i thotë polici. Bashkëpunëtori e pyet sërish, teksa ai i përgjigjet se “do të ta çoj me foto prapë, do të të them tako filanin. Ti shko aty dhe i thua dua Eraldin, dua … filanin”. Bashkëpunëtori i përgjigjet se mos i qesin punë, ndërkohë që ai i thotë se jo.

Më pas, bashkëpunëtori i Fiks Fare i thotë për atë shokun me 10 vite ekspuls, ndërkohë që polici i përgjigjet se më sill pasaportën se e rregullojmë. Ai i thotë se nesër do të ikë dhe e pyet si e quanin policin. “Do ta them unë, ik” i përgjigjet.

Të nesërmen bashkëpunëtori shkon në Rinas, ndërkohë bisedon me policin në rrjetin social whatsapp. Polici i dërgon fillimisht një foto. Te fotoja ai i bën skicën e sporteleve dhe i thotë se “te numri 6 (sporteli) do të takojë Amarildon”. Më pas bashkëpunëtori i thotë se orari është në 19.40, ndërkohë që polici i shkruan se “tani ndërrohet turni, do ta çoj prapë atë”. Më vonë i shkruan “po te ai sportel, tek 6 dmth, kërko Edin”.

Qytetari paraqitet te sportelet e Policisë në Aeroportin e Rinasit dhe numëron sportelet. Te sporteli numër 6 takon Edin, i cili po fliste në telefon dhe çuditërisht s’kishte radhë si të tjerët. Pas disa sekondash, ai kalon pa probleme policinë, hipën në avion dhe mbërrin në destinacion.

Takimi i parë mes bashkëpunëtorit të Fiks Fare dhe policit Kevin Kosova:

Fiksi – O flori, se unë kështu s’të njoh! Të njoh me ato rroba (policie).

Polici – Mirë si ke qenë ti?!

Fiksi – Mirë, mirë. Unë s’ta mësova as emrin?

Polici – Kevin!

Fiksi – Kevin kush?

Polici – Kosova.

Fiksi – Kosova?

Polici – Ee.

Fiksi – Tani unë dua të lëviz.

Polici – Unë pasaportën ta pata parë ty?

Fiksi – Po ore e kam këtu. Kam ardhur me pasaportë me vete, s’kam lujtur mëndsh.

Polici – Ma jep ti bëj një foto.

Fiksi – Bëja një foto që të jemi në rregull bashkë. Se ti kur je me rrobat e policisë je më ndryshe, kurse me rrobat kështu s’më dukesh në botë (që je polic)! Unë kam kaluar 2 herë.

Polici – Kur je për të ikur?

Fiksi – Javën që vjen, ça turni je ti?

Polici – Jam turni i dytë.

Fiksi – Ma jep një përgjigje ti.

Polici – Dhe ti prite …

Fiksi – Ta pres biletën unë?

Polici – Ta presësh!

Fiksi – Ok, po pres biletën.

Polici – Ja ta kontrolloj (pasaportën).

Fiksi – Kontrolloje. Dhe kur vjen puna 2 herë, jo ishe kështu jo ishte ashtu. Se unë nuk e kuptoj dot. Tani unë ta pres?

Polici – Prite.

Fiksi – Se unë dua të iki para datës 7 tetor.

Polici – (Flet në telefon) O daj ma shih pak këtë që të çova.

Fiksi – Ça i nise ndonjë gjë ti?

Polici – Ma shih pak dhe ma ço.

Fiksi – Kevin Kosova, unë thashë mos e ke … kushëri ti?

Polici – Jo, jo.

Fiksi – Po nga jeni ju me origjinë?

Polici – Jemi kosovar me origjinë.

Fiksi – Kosovar, merre me mend po keni lindur në Tiranë?

Polici – Po, (familja ka ardhur) para Zogut.

Fiksi – Ëë, po qenke tirans i vjetër ti mo.

Polici – Shtëpinë në “Ali Dem” mo!

Fiksi – Tani unë po e marr biletën, po flas me këtë të agjencisë.

Polici – Fol dhe unë ja do flas. Ti s’besoj se ke qenë ndonjëherë kështu deportim?

Fiksi – Jo, jo, jo. Kështu s’kam, po kam probleme vetëm me afatet. Ashtu e nxjerr ajo goca në kompjuter.

Polici – Mos e vrit mendjen për afatet.

Fiksi – Mirë, atëherë kështu po e lëmë!

Polici – Ti vetëm prite.

Fiksi – Unë do e pres dhe do të ta çoj kur e kam prerë biletën, ta dërgoj me …

Polici – Ma çoi ky mua atë.

Fiksi – Në rregull jemi, mund të kaloj?

Polici – Po, se s’po të …

Fiksi – Jo se më ka mbajtur aty 2 herë, unë do të ti tregoj edhe datat. Edhe më thonte mua eee tak më futi këtej mbrapa e ke parasysh. Po unë e kam shumë siklet kur të jem në udhëtim. Unë s’dua të bëj gjëra kur jam në udhëtim.

Polici – E marr vesh.

Fiksi – Prandaj ngela në siklet atë ditë. Edhe ajo komunikonte … Më tha njëri aty, tak i thyeva eurot unë. Ik ma tha fol me ata çunat aty se ato të mbarojnë punë tha. Duke u marrë më tha jo këtej e andej. Është turp o burrë, e di si u skuqa efff. Frikë, siklet e thua se kisha bërë ndonjë krim. Unë këtë pasaportën e kam me atë, e ke parasysh, ta tregova.

Polici – Ma jep.

Fiksi – Jo, jo ka atë. Rrinë tu e pa atë, e ke parasysh atë, shihe çik këtu. Kam atë …

Polici – S’është gjë!

Fiksi – Po pra, kjo ka qenë kur mua më kanë ndaluar në Kroaci. Mirëpo rrinë duke e shikuar shumë këtë.

Polici – E mira është ta ndërrosh fare (pasaportën).

Fiksi – Duket prapë?

Polici – Ka po është shtrenjtë një çik (ta bësh shpejt pasaportën), kështu që kalo me këtë ti.

Fiksi – Po e kalojmë njëherë me këtë dhe pastaj bëjmë të renë, çfarë problemi ka, mos të merrem me …

Polici – Po pra.

Fiksi – Je i ri shumë ti, njëzet e ca …

Polici – S’jam i ri unë, lë ça dukem.

Fiksi – Ouu, sa vjeç je?

Polici – Unë jam 30.

Fiksi – Ë në moshë të pjekur je. Unë kam edhe një shok, po shiko ça problemi ka, kot me ta bo si muhabet e kupton. Ai më tha mua, më kanë vënë 10 vjet ekspuls. Po shiko se çfarë ndodh, brenda këtij 10 vjetshi, 3 vjet ia kanë bërë për mos me dalë as nga Shqipëria. Kjo e dalme nga Shqipëria si është? Se më tha mua një shok, me bë me e kalu kufirin në këmbë, ka kështu ça quhen ato rreze.

Polici – Thuaj të çojë pasaportën me foto, ma ço t’a shoh unë.

Fiksi – Pasaportën me foto po ku me e zbrit?

Polici – E rregullojmë atë, po t’a shohim ça afati ka t’a shoh unë …

Fiksi – Në rregull do t’a çoj vëllai jot, çke ti do t’a çoj vëllai jot pasaportën e atij. Ai është me ekspuls, me gjykatë!

Polici – S’është ndonjë gjë!

Fiksi – Ok.

Polici – Këtu ça s’ka, me e rregullu.

Fiksi – Këtu ku je marrë. Ça s’ka, shqiptari … Ne jemi njisha për atë punë.

Polici – Hëhë.

Fiksi – Po, po. Do t’i them këtij shoku, ta takoj edhe …

Polici – Më ço pasaportën e shoh unë.

Fiksi – T’a çoj unë pasaportën.

Polici – Unë sot mbasdite në punë jam.

Fiksi – Dhe e kontrollon më mirë te puna?

Polici – Po.

Fiksi – Mirë pra, nga java se unë po lëviz. Ndoshta mund t’a marr atë shokun e ta takojmë.

Polici – Nuk ka problem, ma ço.

Fiksi – Ose t’a çoj unë.

Takimi i dytë mes bashkëpunëtorit të Fiksit dhe punonjësit Kevin Kosova:

Fiksi – Pse përgjumësh ti, ishe …

Polici – Kam qenë 3-sh dje.

Fiksi – Ke qenë (turni) i 3-të?

Polici – E.

Fiksi – Nesër lëviz unë, sot do t’më bjerë check-in. Sot, dhe nesër lëviz. Nesër ça turni je ti?

Polici – Unë jam 3-sh prapë nesër.

Fiksi – Po si do …

Polici – Ça ore do nisesh?

Fiksi – Po unë në orën 5 e kam.

Polici – 5 mbasdite?

Fiksi – Mbasdite, ja t’a shoh këtu. Ta kam dërguar unë, prit një sekondë.

Polici – Do të ta çoj unë kështu që të mos ngatërrohesh.

Fiksi – Fiks ok, ma çon ti me telefon ok. Unë e kam në orën, shihe këtu të lutem.

Polici – E paska në 4 e 20.

Fiksi – Unë tani sot nuk kam shumë me vete. Mos na shohin. Shihe. Kaq kam sot!

Polici – Boll janë.

Fiksi – Për Zotin, kaq kam sot. Ëë?

Polici – Boll janë!

Fiksi – Po ashtu po qe, unë prapë jam për 3-4 ditë jam këtu. Se s’kemi tu ashtu … Janë në rregull ato?

Polici – Po mo. Shihe, e kupton kështu (i tregon foto). Këto janë të gjitha sportelet (e policisë në Rinas).

Fiksi – Prit, 1, 2, 3 …

Polici – Të gjitha sportelet, unë do të lë këtu te 1-shi që t’a kesh kollaj.

Fiksi – Ok, te 1-shi. Ok, ok, ok.

Polici – Do të ta çoj me foto unë këtë edhe do të të them edhe emrin e personit që do të takosh.

Fiksi – Te 1-shi, do të dal te 1-shi. Ok.

Polici – Do të ta çoj me foto unë prapë, mos të ngatërrohesh.

Fiksi – Te 1-shi, shumë mirë.

Polici – Do të them unë tako filanin.

Fiksi – Fiks.

Polici – Do ti shkruaj dua Eraldin, dua filanin.

Fiksi – Se mos më qesin punë, se …

Polici – Po jo ore.

Fiksi – Se mos kanë futur këto rregullat e reja na mbytën.

Polici – Jo.

Fiksi – Kurse ai shoku im, për punën e asaj, 10 vjet e ka.

Polici – Ta çoi foton e pasaportën.

Fiksi – Jo më tha mua unë me pasaportën time s’kaloj dot. E kam kontrolluar.

Polici – Thuaj ta çoj.

Fiksi – Ok, në rregull po i them. Që mos të hyj unë shumë, e ke parasysh. Mos të rri duke i thënë 100 herë, e ke parasysh. Mirë kështu e lëmë atëherë do të më çosh mua numrin dhe ça quhet ai Eraldi?

Polici – Do të ta them unë, do të ta them në WhatsApp.

Fiksi – Në WhatsApp, mirë.

Të nesërmen, qytetari paraqitet në Rinas:

Fiksi – 1, 2, 3, 4, 5, 6 euu. 6, 7-ta … O Edo (polici dhe sporteli i rekomanduar)! Sa kalova tani dhe jam duke pritur këtu te dera. Mirupafshim atdhe i bekuar!/TopChannel

Etiketa: Aeroporti i RinasitBriken Tereziupoliciaryshfet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025
AKTUALITET

Qëlluan drejt një banese dhe fshehën armën në një varr, arrestohen 2 adoleshentë në Pogradec

15:53 : 14/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë: Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona

12:44 : 14/10/2025
AKTUALITET

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

21:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

I riu shqiptar arrestohet në Romë me 16 milionë euro kokainë, armë të vjedhur dhe para cash

20:48 : 13/10/2025
Para

70 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 15 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/10/2025

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com