• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi në Parlament, Ulsi Manja pyet Lamallarin për raportin që përgatiti vetë

14:26 : 14/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Çdo vit, rreth 24 institucione depozitojnë në Kuvend raportet vjetore, komisionet e përhershme i shqyrtojnë në seanca dëgjimore raportimi dhe një pjesë e tyre raporton më pas edhe në seancë plenare. Kuvendi miraton një rezolutë vlerësuese për detyrat dhe orientuese për vitin pasues.

Instituti i Studimeve Politike, në një reagim në rrjete sociale, vëren se aktualisht Kuvendi po e ushtron këtë funksion, por në një mënyrë formale.

“Institucionet po raportojnë për vitin 2024, ndërkohë që jemi në tetor 2025, dhe rezoluta e Kuvendit do të vlejë vetëm për dy muaj, – 15 tetor-15 dhjetor 2025! Paradoks, por është procedurë!”– shprehet ISP.

Instituti i Sudimeve Politike thekson se në paradokse të tilla gjenden edhe “detaje” të tjera domethënëse!

Lexo edhe:

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

E para ka të bëjë me raportimin e Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari për gjendjen e kriminalitetit 2024. ISP thekson se raportin e ka hartuar dhe dorëzuar në Kuvend ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ulsi Manja. Sot ky i fundit është kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe me këtë cilësi, kryen seancë dëgjimore dhe bën komente e pyetje mbi raportin e hartuar e dorëzuar prej tij, por që duhet të mbrohet nga ministri i ri, i cili ka më pak se dy muaj në detyrë dhe nuk është autor i raportit 2024!

“Në një parlament serioz dhe me integritet skena të tilla formale dhe paradoksale do të ishin mënjanuar. Ka praktika të shumta të mira në parlamentet europiane për këtë.”– thekson ISP.

E dyta ka të bëjë me raportimin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH) për aktivitetin 2024, para Komisionit për Mjetet e Informimit Publik. Raportues është kryetari i ri, Fatjon Hoxhalli, i cili njëherësh punon si pjesë e stafit politik në Kuvend. Pra një punonjës i Kuvendit, raporton në Kuvend (komision dhe seancë plenare) në emër të një institucioni të pavarur (RTSH)! Dhe nuk është rasti i vetëm. As për KD të RTSH.

“Edhe kjo quhet procedurë dhe detyrë e kryer, ndonëse praktika të tilla nuk tolerohen dhe as që mendohet të ndodhin në parlamentet serioze referuese të vendeve të BE-së”- deklaron ISP.

ISP deklaron se në 24 raportimet e deritanishme ka pasur detaje, kontraste, praktika formale, raste të mundshme konflikti interesi, dualizëm në drejtimin e komisioneve dhe qasje të tjera të shumta kontroverse.  Të gjitha ato, bashkuar me praktikat dyjavore të seancave plenare, në thelbin e tyre vetëm sa përforcojnë shqetësimin se Kuvendi po kryen formalisht një prej akteve më thelbësore të ushtrimit të funksioneve kushtetuese parlamentare dhe se rikthimi i parlamentit në funksionalitet, në rolin e vet kushtetues, në standarde të përafërta me modelet e vendeve të BE-së dhe në linja etike, transparence, integriteti dhe llogaridhënie, – është nevojë emergjente për vendin dhe aspiratat për kalim nga demokracia hibride në një demokraci funksionale..

Etiketa: Besfort LamallariInstituti i Studimeve Politikekuvendministri i drejtesisertshUlsi Manja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Peleshit, Ivi Kaso: Synojmë rikthimin e autoritetit dhe dinjitetit institucional

10:29 : 30/10/2025
Para

Punëtori bie nga lartësia në Sauk, procedohen 2 inxhinierët e firmës së ndërtimit

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com