Sebastian Lecornu është kryeministri i katërt i Francës për këtë vit në qeverinë franceze. Lecornu dha dorëheqjen javën e kaluar teksa ditën e premte është riemëruar sërish në postin e kryeministrit.
Teksa, është përballur nën presionin për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të hartuar një plan urgjent buxhetor, Lecron ditën e diel ka emëruar një qeveri të re. Qeveria e dytë e kryeministrit francez, zyrtarisht u formua mbrëmjen e djeshme duke përfshirë në kabinetin e tij 34 ministra.
Ky kabinet përfshin disa anëtarë të cilët kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme të kampit të Macron-it. Gjithashtu, janë futur konservatorë aleatë dhe disa njerëz jashtë sferës politike.
Ndër emërimet e reja, është ish-ministrja e Punës, Catherine Vautrin, e cila tani shërben si Ministre e Mbrojtjes. Vautrin do të jetë e ngarkuar në mbikëqyrjen e mbështetjes ushtarake të Francës për Ukrainën dhe në mbikëqyrje të kërcënimeve të sigurisë nga Rusia.
Ndërkaq, shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministria e Financave do të jetë në drejtimin e Roland Lescure, i cili do të adresojë borxhin në rritje dhe varfërinë.
Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të jetë në krye, Jean-Noël Barrot. Pritet që Barrot të shoqërojë Macron në ceremoninë ndërkombëtare të Egjiptit, i cili do shënojë armëpushimin në Gaza. Nuk dihet se sa i qendrueshëm do të jetë ky kabinet i ri.
Menjëherë pasi zyra e presidentit zbuloi kabinetin e ri, partia konservatore republikane tha se do të përjashtonte gjashtë anëtarët që kishin rënë dakord të bashkoheshin me qeverinë. Në një postim në rrjetet sociale në X, Le Pen tha se ata do të kërkojnë një votë mosbesimi ndaj qeverisë të hënën.