Një operacion policor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka përfunduar me ndalimin e një automjeti tip “Audi” me targa angleze dhe arrestimin e tre personave që ndodheshin brenda tij.
Sipas raportimeve gjatë operacionit kanë marrë pjesë policë të veshur si civilë.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e arrestimeve, ndërsa priten detaje të mëtejshme në orët në vijim.