• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë më 9 nëntor, pas ankimimit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në kërkesën e tij, Veliaj e cilësonte dekretin “antikushtetues” dhe theksonte se mandati i kryetarit të bashkisë “nuk është personal, por përfaqëson sovranitetin e qytetarëve të Tiranës”.

Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe 5 qytete të tjera, edhe pse Veliaj e ka ankimuar në Kushtetuese shkarkimin e tij si drejtues i Bashkisë së kryeqytetit. Në këtë ankimim, avokatët e Veliajt kanë përfshirë së fundmi edhe ankimimin e dekretit të Begajt që shpalli zgjedhjet për Tiranën.

Presidenti Begaj ndoqi logjikën juridike të përdorur nga qeveria kur shkarkoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, dhe jo të Kushtetutës si ligji më i lartë që shprehet për një rast të tillë. Ndonëse Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankimimin e Veliajt siç përcakton neni 115 i Kushtetutës, presidenti Begaj në shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, argumentoi se shkarkimi i Veliajt për mosparaqitje në detyrë prej 3 muajsh, është me natyrë administrative.

Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Këshillit Bashkiak, ishte bazuar në nenin 62 të ligjit për qeverisjen vendore që lidhet me mungesën në detyrë për tre muaj dhe jo në nenin 115 të Kushtetutës, që parashikon rastet e shkeljeve të rënda.

Lexo edhe:

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

DEKRETI/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Presidenti Begaj cakton datën për votimet në 6 bashki | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

Megjithatë, duket se argumentet e “analizuara” të kreut të shtetit nuk bindën as Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi pezullimin e dekretit. Pavarësisht se kjo gjykatë është perceptuar shpesh si nën kontrollin e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, kësaj here ajo nuk arriti të mbulojë shkeljet ligjore dhe procedurale që shoqëruan vendimin presidencial.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.

Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.

Shkarkimi i Veliajt

Vendimi për shkarkimin e Veliajt u mor më 25 shtator nga Këshilli i Ministrave, dy ditë pas miratimit të propozimit nga Këshilli Bashkiak. Pas shkarkimit, Bashkia e Tiranës drejtohet përkohësisht nga Anuela Ristani, ndërsa Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet me kandidaten Ogerta Manastirliu, duke ecur sipas “logjikës së fakteve të kryera” të kryeministrit Edi Rama.

Për çfarë akuzohet Erion Veliaj

Erion Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai përballet me 13 akuza, përfshirë 9 raste për korrupsion, të çuar në gjyq nga SPAK më 10 shtator. Akuzat lidhen kryesisht me shpërdorim detyre, favorizim të interesave private dhe keqmenaxhim të fondeve publike gjatë mandatit të tij, duke përfshirë dy mandate të plota dhe gjysmën e mandatit të tretë, që nga viti 2015. Sipas SPAK, disa nga vendimet e Veliajt kanë shkaktuar humbje financiare për bashkinë, ndërkohë që disa kontrata dhe tenderë dyshohet se janë dhënë në mënyrë të parregullt, për të përfituar individë të caktuar.

Hetimi ka dokumentuar gjithashtu raste të ndryshme të ndikimit politik dhe administrativ, ku Veliaj dyshohet se ka favorizuar subjektet private në dëm të interesit publik. Autoritetet e prokurorisë kanë përfshirë në dosje dokumente, komunikime dhe vendime të Këshillit Bashkiak që, sipas tyre, tregojnë lidhje të drejtpërdrejta me vendime që kanë përfituar individë ose kompani të caktuara.

Akuzat ndaj Veliajt përkojnë me periudhën kur ai drejtoi Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë projekte infrastrukturore, investime publike dhe kontrata të ndryshme, që sipas SPAK janë administruar në shkelje të ligjit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rolin e tij të mundshëm në favorizimin e interesave të caktuara dhe për të vendosur për përgjegjësinë penale.

Etiketa: Bajram BegaTiraneZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari përdhunon një djalë të mitur

11:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com