One Albania ka hyrë një fazë të re zhvillimi dhe inovacioni me emërimin e Barna Kutvolgyi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO).
Me mbi tridhjetë vite përvojë ndërkombëtare në telekomunikacion dhe ICT, Kutvolgyi ka drejtuar ekipe në disa vende të botës dhe ka mbikqyrur projekte që kanë transformuar mënyrën si kompanitë lidhen me klientët e tyre.
Në këtë rol të ri, Barna Kutvolgyi kombinon eksperiencën dhe njohuritë e gjera mbi teknologjinë dhe zhvillimin e tregut, elemente që përputhen plotësisht me vizionin e One Albania për të ardhmen.
Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr me frymë inovative dhe efikasiteti, ka çuar përpara iniciativa që përmirësojnë rrjetet dhe shërbimet, duke vendosur gjithmonë konsumatorin në qendër të çdo vendimi.
Kutvolgyi merr drejtimin e kompanisë nga Tamas Tabori, i cili udhëhoqi pa sukses One Albania si CEO interim që prej qershorit 2025.
Tabori nuk mundi të dalë jashtë hijes së kontratave me familjen Veliaj duke marrë kostot e abuzimeve dhe aferave të kryebashkiakut në izolim gjyqësor dhe keqpërdorimit të ndikimit politik mbi median për interesa jo të kompanisë.