• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025
në RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në një kontekst shoqëror dhe politik që vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, vlerësoi Zyra e OSBE-ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet lokale. Sipas Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve  mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor.

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që zhvillohen më 19 tetor, garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste për kryetar komune. Regjistri i votuesve mbulon afërsisht 1.83 milionë persona me të drejtë vote, nga të cilët 1.72 milion jetojnë në vend.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kandidatët janë kryesisht burra 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%). Kandidatja më e moshuar si anëtare e Këshillit të Komunës së Manastirit është 97 vjeç.

Në bllokun maqedonas gara kryesore po zhvillohet midis partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe opozitës së udhëhequr nga LSDM, ndërsa tek blloku politik shqiptar beteja kryesore po zhvillohet midis koalicionit në pushtet VLEN dhe opozitës AKI.

Gashi: Demokracia matet me dinjitetin e garës

Lexo edhe:

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka bërë një thirrje për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze.Sipas tij zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion.

“Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe reflektim i aspiratave tona europiane”, tha kryetari i Parlamentit Afrim Gashi.

Vlerësimi i OSBE-ODIHR

ODIHR theksoi se zgjedhjet po zhvillohen në një kohë debatesh të intensifikuara mbi ndryshimet kushtetuese të nevojshme për përparimin drejt Bashkimit Evropian dhe në kushte pakënaqësie sociale të intensifikuara pas zjarrit tragjiknë një klub nate në Koçan, i cili dëmtoi më tej besimin në institucione.

Misioni i OSBE/ODIHR-it arriti në përfundimin, se media në Maqedoni mbetet e ndarë përgjatë vijave politike dhe etnike, duke vepruar në një treg të kufizuar reklamash dhe me kapacitete të reduktuara profesionale. Televizioni mbetet burimi dominues i informacionit për qytetarët, por ndikimi i mediave online dhe rrjeteve sociale është vazhdimisht në rritje, shpesh pa mbikëqyrje efektive rregullatore.

Pse po dominon fushata negative kundrejt asaj pozitive?

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se arsyeja përse mbizotëron e ashtuquajtura fushatë negative është se rivalët politikë nuk ofrojnë alternativa reale dhe të besueshme për zgjedhjet. Mungesa e besimit te votuesit i detyron partitë të përqendrohen te fushata negative. Kjo formë e propagandës negative drejtohet nga motoja “unë jam i keq, por kundërshtari im është edhe më i keq”.

“Pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar projekte të bukura dhe zgjidhje efektive për problemet e qytetarëve, është e vështirë t’i bindësh votuesit se ato do të realizohen. Shumica e kandidatëve kanë përvojë politike – gjë që tani i pengon ata të bindin publikun se do t’i mbajnë premtimet e tyre”, shpjegon Neziri.

Politologu Petar Atanasovski thotë se fushata negative është më e pranishme tek partitë politike maqedonase. Akuzat e ndërsjellta për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me pushtetin lokal janë dominante në takimet me votuesit.

“Qytetarët, thjesht, janë mësuar me këtë lloj politike dhe për fat të keq, politikanët ua atë u servirin. Jo gjithçka është aq “e zezë” në këtë fushatë zgjedhore, ka kandidatë që po zhvillojnë një fushatë pozitive dhe që i bazojnë premtimet e tyre tek nevojat e qytetarëve në komuna”, vlerson politologu Petar Atanasovski. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991./DW

 

Etiketa: AKIMaqedonina e VeriuZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
Para

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

TË GJITHA

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com