• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams po udhëton me helikopter ushtarak dhe me shpenzimet e qeverisë nëpër Shqipëri, ndërkohë që kryeministria nuk bën publike arsyet e vizitës së tij.

Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri.

Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me kryeministrin Edi Rama dhe disa biznesmenë të rinj.

“Diskutuam lulëzimin e komunitetit shqiptar në qytetin e New York dhe se si ne mund të zhvillojmë marrëdhënie të forta biznesi me vendlindjen e tyre,” shkroi Adams.

Në një foto të dytë, ai shfaqet me disa të rinj që i përshkruan si “liderë biznesi”, drejtues të një kompanie konsulence në ndërtim me bazë në Tiranë dhe Neë York që zotërohet nga Valon Pilku, një shqiptaro-amerikan.

Lexo edhe:

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Udhëtimi i Adams në Shqipëri gjatë javëve të fundit në detyrë si kryebashkiak i Nju Jorkut ka ngritur pikëpyetje. Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit të kaluar me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara. Adams i mohon akuzat.

Zëdhënësa e tij, Kayla Mamelak Altus, i tha gazetës New York Times se shpenzimet e akomodimit dhe transportit tokësor do të mbuloheshin nga qeveria shqiptare, ndërsa taksapaguesit e Nju Jorkut do të paguanin pjesën tjetër të udhëtimit, duke përfshirë udhëtimin me avion të kryebashkiakut dhe shoqërueses së tij në udhëtim, Gladys Miranda, ndihmëse e tij si dhe shpenzimet lidhur me detajet e sigurisë.

Sipas Altus, dhoma e akomodimit të Adams në Shqipëri kushton rreth 200 dollarë në natë dhe transporti tokësor rreth 90 dollarë në ditë, shpenzime këto të pakonfirmuara nga pala shqiptare.

Zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi axhedën e vizitës së Adams dhe se sa do t’u kushtonte kjo vizitë taksapaguesve shqiptarë.

Sipas zëdhënëses së Adams, vizita e tij në Shqipëri parashikon takim me Ramën dhe me “udhëheqës biznesi dhe teknologjie, të vizitojë fabrika dhe të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt New York-ut”.

New York Times i përshkruan më tej lidhjet e Adams-it me Shqipërinë si “relativisht të thella për një vend që ka vetëm pak tregti me Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi të vogël në New York”.

Gazeta po ashtu rikujton përfshirjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në aktakuzat federale për korrupsion ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

/BIRN

Etiketa: Eric AdamsfaturenhelikopterkryebashkiakuNew Yorkpaguanqeveriavizitia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
Para

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

TË GJITHA

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com