• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
në BOTA

Kancelari Friedrich Merz foli për kthesë në Gjermani, pas fitores në zgjedhje, si dhe një vrull të ri në zhvillimin ekonomik. Kur mori drejtimin e vendit në maj ai tha se për ta parë këtë ndryshim do të duheshin vetëm 100 ditë.

Por shumë qytetarë në Gjermani janë të pakënaqur edhe me këtë qeveri. Sipas sondazhit të fundit për “Deutschlandtrend”, që zhvillohet me porosi të televizionit publik gjerman ARD, vetëm një ndër pesë gjermanë është i kënaqur me punën e qeverisë së KancelaritMerz.

Nëse këtë të dielë do të zhvilloheshin zgjedhje, Kristiandemokratët e Merzit dhe partnerët e koalicionit, Socialdemokratët, nuk do të kishin më shumicën.

Në disa sondazhe të tjera Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia pjesërisht ekstremiste e djathtë ka marrë tashmë vendin e parë. Ndërsa sipas Deutschlandtrend, AfD zë vendin e parë bashkë me Kristiandemokratët, me nga 26 përqind. SPD është shumë më e dobët me vetëm 14 përqind, të Gjelbrit do të kishin 12 ndërsa e Majta 10 përqind.

Ribashkimi i Gjermanisë

Lexo edhe:

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

3 tetori 2025 shënoi edhe 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Në këtë sondazh i kushtohet natyrisht një pyetje edhe këtij përvjetori Në lindje të vendit, vetëm një në dy persona (pra rreth gjysma) mendojnë se ribashkimi ka pasur një ndikim pozitiv, ndërsa në perëndim, dy të tretat e njerëzve mendojnë kështu.

Gjermanolindorët përmendin në mënyrë specifike lirinë e lëvizjes si një avantazh, ndërsa demokracia dhe liritë politike theksohen si arritje e madhe vetëm nga një në pesë. Siç pritej, ata vlerësojnë negativisht hendekun në prosperitet dhe zhvillim, që ende ekziston midis lindjes dhe perëndimit të vendit.

Në të dy pjesët e vendit, mbizotëron pakënaqësia me mënyrën se si funksionon demokracia në Gjermani sot. Në Perëndim, 53 përqind janë të pakënaqur, në Lindje madje deri në 67 përqind.

NATO dhe Rusia

Pas shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, me avionë dhe dronë, deri në dy të tretat e gjermanëve kanë frikë se Rusia mund të sulmojë një vend tjetër në Evropë.

Më shumë se gjysma (54 përqind) janë të mendimit që NATO duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Rusisë, ndërsa 34 përqind preferojnë përmbajtje.

Më së shumti votuesit e AfD-së, dy të tretat e të cilëve nuk janë të shqetësuar se Rusia do ta përhapë agresionin e saj në vende të tjera, janë në favor të përmbajtjes.

Pro njohjes së Palestinës

Java e ardhshme (7 tetor) shënon përvjetorin e dytë të sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. Shumica e qytetarëve gjermanë (63 përqind) e kundërshtojnë mënyrën se si Izraeli reagoi ushtarakisht, duke e përshkruar atë si të tepruar. Vetëm 15 përqind besojnë se një reagim i tillë është i përshtatshëm, ndërsa gjashtë përqind mendojnë madje se veprimi izraelit nuk është mjaftueshëm i ashpër.

55 përqind e të anketuarve janë në favor të njohjes së pavarësisë së Palestinës, 20 përqind janë kundër. Gjithashtu, 55 përqind besojnë se Gjermania duhet të mbështesë planin e Komisionit Evropian për të hequr privilegjet tregtare dhe doganore për Izraelin.

Nga ana tjetër, dy të tretat e të anketuarve mendojnë se artistët dhe atletët izraelitë nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e autoriteteve të tyre, për shembull duke u përjashtuar nga Eurosong apo nga garat e futbollit të UEFA-s. Ajo që ka ndodhur më 7 tetor dhe gjithçka që ndodhi pas tij, ka pasur një ndikim edhe në shoqërinë gjermane – numri i incidenteve antisemite është rritur në Gjermani.

Shumica e qytetarëve besojnë se lufta kundër antisemitizmit nuk duhet të zbutet. 40 përqind e tyre besojnë se duhen bërë përpjekje edhe më të forta. Në nëntor 2023, menjëherë pas sulmit të Hamasit, kjo përqindje ishte 56%. Rreth 35 përqind e qytetarëve mendojnë se po bëhet mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin, ndërsa 10 përqind mendojnë se po bëhet tepër./DW

Etiketa: Friedrich MerzgjermanianatoRusia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025
Para

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com