• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Gjetjet e KLSH-së tregojnë një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. Gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë.

“Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar në asnjë rast gjatë periudhës së auditimit janar 2021-mars 2025. Kjo situatë mbart risqe potenciale mbi efikasitetin e mekanizmave ekzistues”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Për 39 ilaçe në listën e rimbursueshme të 2024, FSDKSH nuk ka kontrata me importues, çka bën që në realitet këto barna të mos gjenden në sistemin publik në shërbim të sëmurëve.

Ky fakt vë në dukje mungesën e mekanizmave efektivë që lidhin autorizimin me furnizimin real në treg.

Lexo edhe:

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

Dezinfektuesit e duarve shkaktojnë kancer? BE shqyrton ndalimin e etanolit

Madje në raport citohen edhe shembuj konkretë që tregojnë situatën e rëndë e shkaktuar nga mungesa e këtyre medikamenteve.

Gjatë periudhës 2020-2024, fëmijë nga 2 deri 18 vjeç që vuajnë nga tumori janë detyruar të largohen jashtë vendit apo të sigurojnë ilaçin privatisht për t’u kuruar.

“Specifikisht, rezultoi se nga 12 pacientë, 1 rast është trajtuar në Itali dhe ka ardhur në QSUNT për ndjekje pas terapisë, me mjekim të marrë jashtë vendit, ndërsa nga 11 rastet e tjera, rezultoi se 4 raste nuk janë trajtuar me medikamentin Actinomycin D, 5 raste janë trajtuar duke siguruar medikamentin privatisht dhe në 2 raste është ndjekur protokolli VAC”.

Por jo vetëm kaq, ka edhe medikamente që janë të skaduara. Edhe pse sipas raportit ato ndodhen në depo dhe nuk shpërndahen, në sistem figuron që këto ilaçe janë në gjendje, duke bërë që autoritetet përkatëse mos bëjnë kërkesë për furnizim.

“Evidentohet se këto barna, bari Ifosfamide dhe Methotrexate, pavarësisht se kanë skaduar rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave në sistem. Në këtë kontekst, nuk janë evidentuar masa të mëtejshme nga QSUNT”.

Auditimi, i kryer gjatë muajve të para të këtij viti, në blloqet farmaceutike, zbulon një tjetër fakt shqetësues.

Për disa ilaçe data e skadencës e shënuar në sistem nuk përputhej me atë të verifikuar fizikisht.

Konkretisht data e skadencës e shënuar në sistem ishte 31.03.2027, ndërsa kur u verifikua fizikisht ishte 09.09.2026. Kjo mospërputhje u shkaktua nga mosrespektimi i parimit FIFO, që fillimisht jepen ato që e kanë afatin më të afërt për të skaduar.

Po ashtu ka mungesa të theksuara të dokumentacioneve për mënyrën e shpërndarjeve të ilaçeve.

Dy receta për të njëjtin pacient, apo edhe “ngatërresat” e mjekëve për regjistrimin e medikamentit në kartelat e gabuara ka sjellë paqartësi tek të dhënat zyrtare për shpërndarjen e barnave.

“Nga testimet rezultuan receta të dublikuara gjatë ditës, mungesa shënimesh të plota dhe të sakta, shkarkime të gabuara të barnave në pacientë të tjerë, mungesa barnash nisur nga raporti sasi e kërkuar-sasi e shkarkuar, kërkesa të përsëritura dhe të paplotësuara në më shumë se 1 herë për të njëjtin pacient, periudha me gjendje progresive në sistem barnash ndërkohë që inventari i datës rezulton zero (diferenca në sasi gjendje progresive-inventar sistemi), etj”.

Në raport flitet edhe për mungesën e protokolleve apo pajisjeve të avancuara për përgatitje e dozave të kombinuara për trajtimin e tumorit.

Aktualisht, ato përgatiten nga vetë infermierët, duke u bazuar, siç thuhet edhe në raport, kryesisht në praktika të brendshme të vjetra.

Nga ana tjetër shërbimet spitalore disponojnë vetëm pajisje manuale dhe jo pajisje të specializuara apo edhe të automatizuara. Madje siç thuhet në raport ato nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga futja në inventar.

“Përfshirja e personelit infermieror në përgatitjen e barnave citostatike, pa protokolle të shkruara dhe pa mbikëqyrje farmaceutike të dokumentuar, përbën devijim nga praktikat e njohura ndërkombëtare të sigurisë, edhe nëse personeli është i trajnuar. Po kështu, pavarësisht kapaciteteve profesionale, nuk përjashtohet nevoja për monitorim apo dokumentim”.

Buxheti që jep Ministria e shëndetësisë për barnat rezulton sipas raportit, të jetë i nënfinancuar dhe nuk mbulon nevojat reale të shqiptarëve që vuajnë nga kanceri, ndërsa plani buxhetor i QSUNT-së është sa për të për të respektuar “tavanin” financiar, pasi nuk reflekton kërkesat jetike të pacientëve.

Po ashtu gjatë periudhës 2021-2024 u shënuan 49 raste vonesash të pajustifikuara nga importuesit farmaceutikë, edhe pse shumë pacientë ishin në pritje të këtyre medikamenteve.

Megjithatë, edhe pse nuk kishte një arsye konkrete për këto vonesa, duke shkelur kështu kontratën, FSDKSH mori masa administrative vetëm për dy raste. Nëse do ishin zbatuar penalitetet, do të kapnin vlerën prej afro 49 milionë lekë.

Etiketa: ilacekancerklshtumor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Dezinfektuesit e duarve shkaktojnë kancer? BE shqyrton ndalimin e etanolit

10:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

09:23 : 18/10/2025
AKTUALITET

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

16:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH, PD kërkon mocion me debat në Kuvend për Onkologjikun: Nevojitet llogaridhënie institucionale!

14:44 : 14/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

10:11 : 13/10/2025
Para

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com