• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”.

Rreth një vit më parë, “Boldnews.al” e paralajmëroi se projekti i iniciuar nga kryebashkiaku, tashmë i arrestuar, Erion Veliaj, për ndërtimin e një rruge në formë unaze në pjesën më periferike të zonës, do të shoqërohej me shkatërrimin e qindra godinave.

Pas atij publikimi, mesazhe të ndryshme mbërritën në redaksi, ku kritikonin fryëm e artikullit, me argumentin se shtëpitë nuk do të prishen, pasi kishin “marrë premtime nga autoritetet”.

Në foto: Pamja nga ndërhyrja e Inspektorati Ndërtimor në Kombinat

Gjithashtu, një armatë e tërë zyrtarësh lokalë e qendrore u shpërndanë në zonën e Kombinatit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, ku sërish u shpërndanë premtime në ajër, se asnjë banesë nuk do të prishej dhe projekti i rrugës që do të lidhte zonën e re të Rindërtimit me pjesën tjetër të lagjes, do të rishikohej.

Lexo edhe:

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte

Tashmë që zgjedhjet mbaruan, edhe pse Veliaj është në paraburgim, fadromat e IKMT-së nisëm mësymjen në Kombinat, duke hequr nga fytyra maskën elektorale, e duke shfaqur tiparet e vërteta të shtetit të Edi Ramës, të cilit i dhanë votën, duke besuar tek premtimet e fushatës.

Plani i shkatërrimit

Rreth 5 vjet pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, e konkretisht në gusht 2024, Bashkia e Tiranës vendosi të shkatërrojë shumë godina e banesa të tjera private në Kombinat, në kuadër të atij që e konsideron si “Plan i Detyrueshëm Vendor”.

Në zbatim të këtij Plani, Bashkia e drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj shpallur tenderin me objekt “Ndërtimi i Infrastrukturës Publike…”, me fond limit 480 milionë lekë të reja ose afërsisht 5 milionë euro, së bashku me TVSH.

Projekti thotë se synon të ndërtojë ose të përmirësojë infrastrukturën rrugore, e cila lidh hapësirën sub-urbane të Kombinatit, ku janë ndërtuar pallatet e reja në kuadër të Rindërtimit, me pjesën tjetër të zonës.

Tashmë këto rrugë janë të domosdoshme, pasi pallatet e reja po ndërtohen dhe banorët që do t’i popullojnë do të kenë nevojë imediate për qarkullim.

Por, nga ana tjetër, ky Plan i Detyrueshëm Vendor, më saktësisht tenderi për ndërtimin e rrugëve të reja, zbuloi zyrtarisht një tjetër “plan” që Veliaj duket se e ka pasur në mendje që në ditët e para pas tërmetit tragjik; largimin e banorëve, të cilëve iu dëmtuan banesat, lirimin e truallit ku dikur ishin pallatet e dëmtuar dhe vendosjen e kësaj hapësire në funksion të bosëve të biznesit të ndërtimit.

Nuk është pak. Bëhet fjalë për mijëra metra katror truall të lirë, në qendër të Kombinatit, të cilën Bashkia e liroi me fadroma, në kuadër të “emergjencës pas-tërmetit”.

Në dokumentat e tenderit thuhet se “sipas Planit të detyrëshëm Vendor Kombinat, e gjithë qendra e Kombinatit do të kthehet në një zone elitare banimi, në të cilën qarkullimi automobilitik do të bëhet nëpërmjet një unaze të re që do të ndërtohet, rrugëve të brendshme dhe do të krijohen gjithashtu disa zona të reja zhvillimore…”.

Dokumentat nuk e përmendin se kush do të ndërtojë këtë “zonë elitare” në qendër të Kombinatit.

Tenderi 5 mln euro për “Salillarin”

Në Tetor të vitit 2024, Bashkia e Tiranës shpall rezultatet e tenderit rreth 5 milionë euro (480 milionë lekë të reja), për ndërtimin ose rikonstruksionin e rrugëve në zonën e Kombinatit.

Në garë rezultojnë se marrin pjesë 14 operatorë ekonomikë, 6 prej të cilëve skualifikohen.

Në përfundim, Bashkia e drejtuar në atë kohë nga Veliaj, shpall fitues kompaninë “Salillari”, të Pëllumb Salillarit.

Në foto: Tenderi u fitua nga kompania “Salillari”

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al” rezulton se “Salillari” nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët. Megjithatë, ai u shpall fitues, pasi ofertuesit me vlerë më të vogël, u skualifikuan nga gara.

 “Do të prishen shumë objekte ekzistuese”

Plani për infrastrukturën e detyrueshme rrugore në Kombinat do të “shoqërohet me prishjen e shumë objekteve ekzistuese”, siç citohet në dokumentat e Bashkisë së Tiranës. Këto objekte janë godina private ose shtëpi banimi.

Plani parashikon 4 blloqe ndërhyrjeje.

Blloku i parë është aksi që pritet të lidh rrugët “Thimi Krej”-“Shaban Bardhoshi”-Rruga e Qelqit”

Në foto: Blloku 1 i ndërhyrjeve infrastrukturore në Kombinat

Infrastruktura e re rrugore e ka pikënisjen në rrugën “Thimi Krej”, pikërisht aty ku po ndërtohen godinat e reja për të pastrehët e tërmetit.

Në foto: Godinat e reja në rrugën “Thimi Krej”, në Kombinat (foto: Boldnews.al)

Siç duket nga pamjet, për momentin, rruga ka vetëm emër, por ajo nuk ekziston, pasi është rrethuar nga kantieri i ndërtimit. Megjithatë, Plani Vendor parashikon që këto godina të lidhen me “Rrugën e Qelqit”, nëpërmjet një aksi tjetër, i quajtur “Shaban Bardhoshi”.

Gjurma e rrugës pritet të kalojë pak a shumë në zonën e fotografuar më poshtë, nga ku dallohet qartë se aksi rrugor është i pamjaftueshëm për qarkullim normal.

Në foto: Zona e përafërt, ku do të kalojë gjurma e rrugës së re (foto: Boldnews.al)

Pak a shumë, në këtë pikë pritet të nisin “prishjet e detyruara” të Bashkisë së Tiranës.

Edhe në skajin tjetër të këtij aksi rrugor, pra në fund të “Rrugës së Qelqit”, duket qartë në fotot e shkrepura nga “Boldnews.al” se nuk ka hapësirë të lirshme për rrugën e re. Gjë që do të thotë se edhe në këtë pikë pritet të ketë prishje godinash.

Në foto: Pika fundore e “Rruga e Qelqit”, e cila do të lidhet me rrugën e pallateve të reja (foto: Boldnews.al)

Në vijim, plani i ri sugjeron zgjerimin e “Rrugës së Qelqit”, deri në daljen e rrugës kryesore në Kombinat, e njëjta që shërben për të udhëtuar drejt Durrësit nga krahu i Ndroqit.

Në foto: Rruga e Qelqit, Kombinat (foto: Boldnews.al)

Blloku i dytë shtrihet në një zonë, e cila ka qenë shumë herët, para tërmetit, në dëshirat e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’u prishur. Në Kombinat, ajo zonë njihet me emrin “Pallatet e Pupulitit”.

Në foto: Blloku 2 i ndërhyrjes infrastrukturore në Kombinat

Në planin vendor “T030”, të prezantuar në maj 2019, pra 6 muaj para tërmetit, Veliaj u prezantoi banorëve të Kombinatit idenë e tij për prishje të plota të godinave të vjetra në atë zonë dhe shndërrimin në një pol të ri zhvillimi, siç e cilësoi ai.

Plani u shty në kohë dhe Bashkia e Tiranës tentoi t’i vendoste shiritin e prishjes këtyre godinave pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, megjithëse ato nuk ishin të dëmtuara deri në atë nivel.

Tashmë, atë që nisi me planin “T030”, Veliaj duket se do ta plotësojë me Planin e Detyrueshëm Vendor.

Zona, realisht ka nevojë për ndërhyrje infrastrukturore, por banorët janë tejet dyshues se planet e Veliajt mund të fshehin rrafshimin total të zonës dhe shndërrimin e hapësirë në një truall të lirë dhe gjigand për biznesin e ndërtimit.

Në foto: Zona e njohur si “Pallatet e Pupulitit” në Kombinat (foto: Boldnews.al)

Blloku i tretë zbulon planin “real” të Veliajt, atë për të cilin banorët e zonës kanë dyshuar që në krye të herës-përzënien e qytetarëve në periferi sub-urbane dhe shndërrimin e qendrës së Kombinatit në një shesh gjigand ndërtimi për kompanitë e ndërtimit.

Në Planin e detyrueshëm  Vendor për Kombinatin thuhet: “… Rruga “Llambi Bonata”, që është vazhdim i rrugës së”Fabrikës së Qelqit” është rrugë ekzistuese, e asfaltuar. Prishjet janë të pakta, pasi dhe gjerësia e rrugës së re përputhet me atë ekzistuese. Natyrisht që infrastruktura inxhinierike do të bëhet e re, pasi kjo zonë do rindërtohet me blloqe pallatesh dhe kërkon një ridimensionim, si të kanalizimeve, ujësjellësit, elektrikut etj. …”.

Në foto: Blloku 3 i ndërhyrjes infrastrukturore në Kombinat

Në paragrafin e mësipërm të Planit Vendor theksohet se “ndërhyrjet janë të pakta” dhe “kjo zonë do të rindërtohet me blloqe pallatesh”.

“Blloku 3”, siç përcaktohet në dokumentat e Bashkisë, përbën zonën, në të cilën u demoluan pjesa më e madhe e godinave në Kombinat. Pas një procesi tejet të diskutueshëm, tashmë aty është krijuar një truall i lirë, me sipërfaqe dhjetra mijëra metra katrorë.

Në foto: Trualli i lirë, ku parashikohet të ndërtohen blloqe pallatesh (foto: Boldnews.al)

Banorët e Kombinatit kanë kërkuar shpesh nga Bashkia që të rindërtojë në të njëjtën zonë godinat e reja. Por, institucioni vendor e bëri veshin shurdh dhe vendosi që pallatet e reja të ngriheshin në periferinë sub-urbane.

Ndërsa, sa për truallin e lirë, tashmë Bashkia e pranon vetë se do të shndërrohet në një “bllok pallatesh”. Por, nuk e citon askund se kush do t’i ndërtojë këto blloqe pallatesh.

Në foto: Trualli i lirë, i krijuar në qendër të Kombinatit, pas prishjes së pallateve (foto: Boldnews.al)

Nëse do të ishin për banorët e pastrehë, në atë truall tashmë do të punohej për Rindërtimin. Por, duket qartë se zemra e Kombinatit është parashikuar të plotësohet me “blloqe pallatesh”, jo për qytetarët e pastrehë.

Plani për “bllokun 3” vijon edhe më tej, ku parashikohet zgjerim rrugësh në pjesën fundore të rrugës “Llambi Bonata”, një zonë me godina të vogla, të cilat i rezistuan më së miri tërmetit.

Në foto: Pjesa fundore e rrugës ‘Llambi Bonata”, parashikohet të zgjerohet (foto: Boldnews.al)

Por, një pjesë e tyre duket se do të ndjejë goditjen e fadromës bashkiake, në kuadër të Planit të Detyrueshëm Vendor për Kombinatin.

Blloku i katërt i ndërhyrjes së Bashkisë prek zonën perëndimore të Kombinatit dhe, sipas Planit Vendor, mbyll ciklin e Unazës së re të zonës. Edhe në këtë zonë ka pasur “shembje pallatesh të detyruara” në numër të lartë dhe tashmë ka troje të lira në sipërfaqe të konsiderueshme.

Ky “bllok”, sipas Bashkisë, kufizohet në rrugët “Tanush Frashëri”, “Musine Kokalari” dhe “Shpataj”.

Në foto: Blloku 4 i ndërhyrjes infrastrukturore në Kombinat

Për këtë zonë, në dokumentat e tenderit jepet ky përshkrim: “Prishjet janë të pakta, pasi edhe gjersia e rrugës së re përputhet me atë ekzistuese. Natyrisht që infrastruktura inxhinierike do bëhet e re, pasi kjo zonë do të rindërtohet me blloqe pallatesh dhe kërkon një ridimensionim si të kanalizimeve, ujësjellësit, elektrikut etj”.

Pra, edhe këtu, Bashkia flet për “blloqe të reja pallatesh”, të cilat nuk janë për banorët e pastrehë, por që nuk përmendet askund se si dhe kush do t’i ndërtojë.

Në foto: Pjesë nga trualli i lirë, i krijuar pas shembjeve të godinave të dëmtuara në “bllokun 4” në Kombinat (foto: Boldnews.al)

Tashmë, fadromat e Bashkisë kanë nisur të rikthehen fuqishëm në Kombinat për t’i hapur rrugë “zonës së re të zhvillimit”, e cila, më shumë se sa banorëve fatkeqë të tërmetit, pritet t’u shërbejë bosëve “fatlumë” të ndërtimit. Kët të fundit do të arrijnë të marrin troje të lira nga administrata lokale, me një kosto, natyrisht, shumë herë më të ulët se sa ujdia që mund të bënin me pronarët e truallit apo të godinave.

LEXO EDHE:

Do të prishen shumë godina/ Veliaj kthen ruspat në Kombinat, favor bosëve të ndërtimit

Etiketa: bizneseikmtKombinatprojektsallillaritruall

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Fadromat e Ramës rikthehen në Theth, shemben 8 objekte

09:37 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
Para

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

TË GJITHA

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

15:05 : 04/10/2025

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025

Bekim Halili u gjet i varur në Bruksel, mediat e huaja: Dyshohet viktimë e grupeve të drogës

14:45 : 04/10/2025

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025

Zbardhet ekspertiza: 61-vjeçarin në Tale të Lezhës e vrau demi që ruante

14:14 : 04/10/2025

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com