• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi

08:15 : 03/10/2025
në RAJONI

Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve në Moldavi.

Këto janë akuzat më të fundit, ku si autorë përmenden shtetas të Serbisë, ndërsa dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet ruse.

“Kjo tregon se akuzat që erdhën nga vendet perëndimore, se Serbia është një trampolinë për të ashtuquajturin ndikim malinj të Rusisë, duket se janë të sakta”, thotë Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë, për Radion Evropa e Lirë.

Në një raport të vitit 2023, Parlamenti Evropian vlerësoi se Rusia përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe ndërhyrë në punët e shteteve fqinje sovrane.

Lexo edhe:

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

Më herët, në vitin 2019, Departamenti amerikan i Shtetit e përshkroi Serbinë, që është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si shtetin me “mjedisin më të ndjeshëm” për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Spiunazhi, diskriminimi fetar dhe kombëtar janë disa nga veprat penale për të cilat dyshohen 11 shtetas të Serbisë nga Prokuroria e Lartë në Smederevë.

Ata u arrestuan më 29 shtator dhe dyshohet se gjatë vitit 2025 kanë shkaktuar disa incidente në Paris dhe Berlin.

Veprimet e tyre përfshijnë hedhjen e bojës jeshile mbi muze të Holokaustit, sinagoga dhe një restorant hebre në Paris, si dhe vendosjen e kokave të derrit pranë objekteve fetare myslimane.

Para Portës së Brandenburgut në Berlin, ata shkruan edhe mesazhe diskriminuese.

Ministria Federale e Brendshme e Gjermanisë i tha Radios Evropa e Lirë se rreziku i “aktiviteteve sabotuese” në vend është rritur dhe se shërbimet e sigurisë po hetojnë rastet, në të cilat ekziston dyshimi se individë të caktuar janë punësuar nga shtete të huaja.

Këta individë, të njohur edhe si “agjentë me profil të ulët” ose “agjentë të përdorur”, shpesh rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe platformave të mesazheve.

Në përgjigjen e ministrisë thuhet, gjithashtu, se policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur një fushatë mediatike, që synon të rrisë vetëdijen kundër përpjekjeve të rekrutimit nga shërbimet armiqësore të inteligjencës.

Pas arrestimeve në Smederevë, policia serbe njoftoi se po kërkonte një të dyshuar, i cili, “me udhëzimet e një shërbimi të inteligjencës së huaj”, ka organizuar dhe trajnuar një grup qytetarësh serbë në territorin e Serbisë, për të shkaktuar incidente në Gjermani dhe Francë.

Zyrtarët francezë po hetojnë rolin e Rusisë në këto incidente, duke i përshkruar ato si “operacione destabilizuese” që nxisin “tensione sociale dhe zgjerojnë përçarjet në Francë”.

Megjithatë, Rusia nuk përmendet në deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë serbe, dhe autoritetet nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cili shërbim i inteligjencës së huaj ka nisur trajnimin e qytetarëve serbë.

“Është vështirë të besohet se shërbimet serbe të sigurisë nuk e dinin se kjo po ndodhte, sepse ky nuk është një rast i vetëm, por një seri rastesh të njëjta ose të ngjashme, në të cilat kemi shtetas të huaj që trajnohen për operacione të ndryshme sigurie ose para-sigurie në vende të tjera”, thotë Petroviq.

Përgatitjet për trazira në Moldavi

Rusia dhe Serbia janë lidhur edhe në një tjetër hetim: në Moldavi.

Policia moldaviane publikoi një video më 26 shtator, duke pretenduar se tregonte “kampe ushtarake në Serbi, të organizuara nga shërbimi sekret rus”.

Më shumë se 70 persona u ndaluan në Moldavi në kuadër të hetimeve, dhe shumica e tyre dyshohet se janë trajnuar në Serbi.

Ata akuzohen për përgatitjen e trazirave masive dhe destabilizimin e Moldavisë përpara zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën më 28 shtator.

Partia proevropiane në pushtet e fitoi shumicën në këto zgjedhje, duke mposhtur bindshëm bllokun prorus, dhe votimi u zhvillua pa incidente të mëdha.

Rusia e mohoi ndërhyrjen në procesin zgjedhor, ndërsa Moldavia e akuzoi atë për luftë hibride, duke përfshirë një fushatë dezinformimi dhe financimi të paligjshëm të partive proruse.

Dy ditë para zgjedhjeve në Moldavi, Serbia arrestoi dy persona për organizimin e stërvitjeve taktike luftarake, për përleshje me Policinë moldaviane, në rast të trazirave gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas policisë, trajnimi u organizua në një objekt ushqimi pranë Lloznicës në Serbinë perëndimore dhe në të morën pjesë 150-170 qytetarë të Moldavisë dhe Rumanisë.

Në deklaratën e policisë nuk u përmend Rusia, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha pas arrestimit se Serbia “nuk duhet të jetë një vend stërvitjeje për operacionet e shërbimeve të huaja”.

Ai tha se të gjitha shërbimet e botës, si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi, veprojnë në Serbi dhe se “kjo është në rregull derisa nuk arrini fazën e stërvitjes së individëve të caktuar për luftime”.

Kjo nuk është hera e parë që Moldavia ka akuzuar Rusinë për organizimin e kampeve në Ballkanin Perëndimor.

“Pajtimi i heshtur i shërbimeve serbe”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në tetor të vitit 2024, Moldavia njoftoi se disa kurse trajnimi janë organizuar në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë, të udhëhequra nga individë të lidhur me grupet e armatosura mercenare ruse, Ferma dhe Wagner.

“Duhet të supozohet se e gjithë kjo po bëhet me pëlqimin e heshtur të autoriteteve serbe dhe shërbimeve të sigurisë, sepse ato duhet t’i shlyejnë disi shërbimet dhe borxhet ndaj shërbimeve ruse”, vlerëson Petroviq.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, dhe sanksioneve perëndimore që pasuan, Beogradi mbeti një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit.

Serbia ishte në qendër të akuzave se u ofroi strehim diplomatëve rusë që u dëbuan nga vendet e Bashkimit Evropian, nën dyshimet për spiunazh.

Dy vendet e vazhduan edhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, ndërsa Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi u ftua në Serbi për të hetuar akuzat se autoritetet përdorën një top zëri në një protestë të madhe antiqeveritare, më 15 mars në Beograd.

Moska dhe Beogradi, pa ofruar ndonjë provë, akuzojnë shërbimet perëndimore se qëndrojnë pas protestave masive në Serbi, në të cilat demonstruesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë llogari nga autoritetet për vdekjen e 16 personave në një aksident në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

“Grushtshteti” në Mal të Zi

Rusia dhe Serbia kanë qenë në qendër edhe të një hetimi në një vend të huaj: në Mal të Zi.

“Mund të supozojmë se një model i ngjashëm po përsëritet, se kemi disa njerëz që vijnë nga Serbia, kemi edhe përfshirjen e agjentëve rusë dhe e gjithë kjo po ndodh rreth ose menjëherë pas zgjedhjeve”, thotë Petroviq.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, një grup qytetarësh rusë, malazezë dhe serbë planifikuan një ndryshim të dhunshëm të Qeverisë, e cila drejtohej nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Kjo u tha në aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special të Malit të Zi kundër më shumë se dhjetë personave.

Me një vendim të shkallës së parë në vitin 2019, ata u dënuan me një total prej 70 vjetësh burg, por u liruan nga akuzat në korrik të vitit 2024, për shkak të, siç shpjegoi gjykata, mungesës së provave.

Në procesin që zgjati shtatë vjet, shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u akuzuan për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze.

Përveç udhëheqësve të partive proruse nga Mali i Zi, aktakuza përfshinte edhe shtatë shtetas serbë – në mesin e tyre gjenerali në pension i policisë, Bratisllav Dikiq.

Qëllimi i përmbysjes së dhunshme të Qeverisë, sipas aktakuzës, ishte të pengohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Afera e “spiunit rus”

Oficerët e inteligjencës ruse ishin në qendër edhe të një skandali tjetër.

Në nëntor të vitit 2019, një video e postuar në YouTube tregonte një anëtar të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, Georgy Kleban, duke i dhënë një qese me para një ish-oficeri serb.

Identiteti i aktorëve dhe autenticiteti i videos u konfirmuan atëkohë nga presidenti serb, Vuçiq, i cili tha se videoja ishte bërë një vit më parë dhe se shërbimet serbe të sigurisë ishin në dijeni.

“Ne kemi dokumentuar edhe anëtarë të tjerë të shërbimeve ruse të sigurisë”, u tha Vuçiq gazetarëve pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vuçiq më pas përsëriti se Serbia e sheh Rusinë si një “vend vëllazëror” dhe se është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ishte i informuar për veprimet e oficerit të inteligjencës.

Moska u përgjigj duke thënë se regjistrimi ishte një “provokim” dhe se asgjë nuk mund t’i dëmtojë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë.

Një muaj më vonë, Vuçiq tha se rasti ishte “mbyllur”, por pyetje të shumta mbeten pa përgjigje edhe sot. Midis tyre edhe pyetja nëse dhe çfarë u dha për paratë që oficeri i inteligjencës ruse në video ia dha ish-oficerit serb./REL

Etiketa: Serbispiun rus

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:44 : 02/10/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
RAJONI

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025
RAJONI

Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?

17:51 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza e DW: Regjimi i Vuçiç nën akuzë për shtypjen e medias kritike në Serbi

17:26 : 26/09/2025
BOTA

Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?

15:12 : 26/09/2025
Para

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

TË GJITHA

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

10:41 : 03/10/2025

“Më shau nga gruaja”, si 38-vjeçari vrau mikun që e mbante në shtëpi prej 10 ditësh

10:32 : 03/10/2025

Operacion në kufirin shqiptaro-grek, zbulohet plantacioni me hashash në pyjet e Janinës/ VIDEO

10:27 : 03/10/2025

Sfida me Serbinë/ Silvinjo publikon listën e Kombëtares, një risi në grumbullim

10:23 : 03/10/2025

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës

09:58 : 03/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të plagosur rëndë

09:53 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com