• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh zvarritje, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

09:16 : 02/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas pesë vitesh pritje dhe zvarritjesh burokratike, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë.

Zemra u soll nga Spanja në Shqipëri, por për faktin se ishte e vendosur në formalinë në vendin tonë nuk mund të kryhej analiza e ADN-së që të mund të bëhej krahasimi me pas me profilin e nënës së tij dhe në këtë mënyrë të përcaktohej nëse zemra i përkiste Saimir Sulës apo ndonjë personi tjetër.

Për këtë arsye, zemra e dyshuar u mbajt për më shumë se dy vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa këtë të mërkurë u transportua drejt Brukselit për ekzaminime të specializuara.

Burime bëjnë me dije se në Bruksel kanë udhëtuar prokurorja e çështjes, një përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe motra e të ndjerit, Majlinda Sula, e cila ka qenë këmbëngulëse në zbardhjen e së vërtetës.

Lexo edhe:

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau biznesmenin italian pas sherrit për dritat e makinës

Vrasja e Edoardo Sarchit/ Kushëriri për La Repubblica: Dyshoj për një grindje me djemtë e ortakut

Sipas saj, vëllai i saj Saimiri humbi jetën jo për shkaqe natyrore, por për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në një spital në Spanjë. Majlinda Sula thotë se e konstatoi mungesën e zemrës kur trupi i pajetë u soll në Shqipëri dhe u dërgua për autopsi në Tiranë.

Pas këtij zbulimi tronditës, ajo bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për trafik organesh, duke hedhur dyshime të rënda mbi rrethanat e vdekjes së vëllait të saj.

Majlinda Sula ka kërkuar që analiza e ADN-së të bëhet në mënyrë të pavarur, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj institucioneve shqiptare.

“Kam të drejtën të di nëse kjo zemër është e vëllait tim apo jo”, u shpreh ajo për mediat.

Etiketa: Saimir Sulavrasjezemer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau biznesmenin italian pas sherrit për dritat e makinës

15:28 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Edoardo Sarchit/ Kushëriri për La Repubblica: Dyshoj për një grindje me djemtë e ortakut

10:15 : 29/09/2025
AKTUALITET

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025
AKTUALITET

“Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

15:06 : 28/09/2025
AKTUALITET

Vrasja në Tepelenë/ Berisha publikon arkivën e krimeve të klanit mafioz Braçe

14:46 : 27/09/2025
AKTUALITET

E vrau sepse tentoi ta përdh*nonte? Dyshohet se Teilor Tivari dhe viktima ishin në një lidhje

13:54 : 27/09/2025
Para

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen "5D"

TË GJITHA

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

10:44 : 02/10/2025

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025

Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së dhe 3 efektivë/ EMRAT

10:32 : 02/10/2025

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025

Arli Naska nga bashkia e Lalit te ‘Letrat me Vlerë’/ Interesat me pullat fiskale dhe linja arabe

10:24 : 02/10/2025

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:12 : 02/10/2025

Sherri nisi për paratë nga kontrabanda e mallrave, si ndodhi plagosja me thikë në Bilisht

10:09 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com