• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD denoncon aferën korruptive të Ballukut: Tenderi për urën e Milotit iu dha një të kërkuari nga drejtësia

13:44 : 02/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal qeveritar, që përfshin ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Deputetja e PD-së Elda Hoti, në një deklaratë për shtyp, dha detajet e skandalit të tenderit të Urës së Milotit, që evidentoi se i është dhënë një kompanie me pronar një person të kërkuar nga drejtësia dhe me precedentë.

“Si deputete e Lezhës sot do të bëj publike një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut në qarkun tim, në xhepat e taksapaguesve lezhjanë nga Miloti deri në Reps. Në këtë garë morën pjesë 6 kompani, por në mënyrë të dyshimtë, në mungesë konkurrence dhe me flamur të kuq u skualifikuan ofertat më të favorshme për shtetin, përfshirë edhe atë me çmimin më të ulët. A thua se ishte rastësi?”, tha ligjvënësja demokrate mes të tjerash.

Kompania ‘Junik’ shpk është në pronësi të Ded Malutajt, një emër tashmë i njohur për organet e drejtësisë. Ai është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, pasi u akuzua për mashtrim ndaj Prokurorisë së Elbasanit, me një dëm prej 35 milionë lekësh.

Lexo edhe:

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

Më tej Hoti shpjegoi se as kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli nuk e ka ndaluar tenderin apo përjashtuar kompaninë në fjalë, edhe pse u konstatuan problematika, por u shpall fituese ‘JUNIK’ shpk & ‘JOOS & KRASNIQI – BAZE’, me vlerë rreth 1 mln euro prokurim.

“Një kompani në pronësi të Ded Malutajt, një emër tashmë i njohur për organet e drejtësisë. Ai është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, pasi u akuzua për mashtrim ndaj Prokurorisë së Elbasanit, me një dëm prej 35 milionë lekësh. Ai, së bashku me të tjerë, ka instaluar sisteme të dëmtuara kondicionimi duke shkelur kriteret e tenderit dhe mashtruar një institucion të drejtësisë”, tha Hoti mes të tjerash.

Deklarata e plotë e deputetes Elda Hoti:

“Si deputete e Lezhës sot do të bëj publike një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut në qarkun tim, në xhepat e taksapguesve lezhjanë nga Miloti deri në Reps.

Një tjetër vjedhje dhe allishverish që rëndon mbi xhepat e qytetarëve. Një tjetër tender i dyshimtë, i paracaktuar, pjesë e aferave dhe interesave klienteliste. Një tjetër dëshmi e fytyrës dhe dorës kleptomane të kësaj qeverie.

E kam fjalën për tenderin me objekt:

‘Ndërhyrje emergjente për mbrojtjen e themeleve në urën e Milotit’, me një fond limit prej 1 milion euro.

Në këtë garë morën pjesë 6 kompani, por në mënyrë të dyshimtë, në mungesë konkurrence dhe me flamur të kuq u skualifikuan ofertat më të favorshme për shtetin, përfshirë edhe atë me çmimin më të ulët. A thua se ishte rastësi?

Jo! Ky ishte një plan i mirëmenduar, një skemë klasike për të favorizuar klientët e qeverisë. Fitues u shpall bashkimi i operatorëve ‘JUNIK’ shpk & ‘JOOS & KRASNIQI – BAZE’, me një ofertë prej 867 mijë euro, plot 233 mijë euro më shumë se oferta më e lirë që mund të ishte përzgjedhur.

Kush është ‘Junik’ shpk?

Një kompani në pronësi të Ded Malutajt, një emër tashmë i njohur për organet e drejtësisë. Ai është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, pasi u akuzua për mashtrim ndaj Prokurorisë së Elbasanit, me një dëm prej 35 milionë lekësh. Ai, së bashku me të tjerë, ka instaluar sisteme të dëmtuara kondicionimi duke shkelur kriteret e tenderit dhe mashtruar një institucion të drejtësisë.

Por ky fakt, që do duhej ta kishte përjashtuar automatikisht nga çdo garë publike, nuk e ka ndalur Gentian Gjylin, drejtuesin e ARRSH-së, për ta shpallur sërish fitues.

Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një poshtërim për çdo qytetar shqiptar, që punon dhe paguan taksa të cilat shkojnë për klientë të pushtetit.

Kjo është prova që konkurrenca është vrarë, që ligji nuk vlen, dhe që narko-regjimi vazhdon abuzimin me fondet publike, për interesa klienteliste”.

Etiketa: belinda ballukuElda HotiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025
AKTUALITET

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025
AKTUALITET

Balluku shmang llogaridhënien/ Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025
AKTUALITET

Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025
Para

Sherri me thika pranë gjimnazit në Kamëz, njëri nga adoleshentët e plagosur në gjendje të rëndë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com