• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
në RAJONI

Mospajtimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë vetëm me taktikat dhe operacionet porse jo edhe me vlerat apo qëllimet strategjike, ka deklaruar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në njërin prej diskutimeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka përsëritur se dallimet lidhen veçanërisht me Serbinë dhe me strukturat ilegale që ajo i mban në Kosovë. Por ky pretendim është hedhur poshtë një ditë më parë nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në të cilën kanë thënë se vendimi për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën lidhet me veprimet e qeverisë në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është në rritje.

Këtë ai e ka thënë gjatë një diskutimi të organizuar nga Hudson Institute. Aty Kurti nuk ka folur për pezullimin që Washingtoni zyrtar ia ka bërë Dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, nën arsyetimin se qeveria në detyrë ka ndërmarrë veprime që rrisin tensionet dhe jo stabilitetin në rajon.

Ai ka thënë se dallimet me SHBA-në lidhen vetëm me taktikat dhe me operacionet.

Lexo edhe:

Tërhiqet Albin Kurti! LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

‘Partneriteti ynë është i ndërtuar mbi tri shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në diplomaci, herë pas here përballemi me dallime, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe strukturat ilegale që ajo mban në Kosovë. Por këto dallime kanë të bëjnë me taktikat dhe operacionet, jo me vlerat apo qëllimet strategjike. Në këto çështje jemi plotësisht në linjë të njëjtë. Në zhvillim, progresi është po aq i rëndësishëm’, ka thënë Kurti.

Ai e ka përmendur partneritetin me SHBA-në teksa ka folur për sanksionet që Kosova i ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të agresionit mbi Ukrainën.

‘Ne vendosim sanksione kur është e nevojshme, mbështesim Ukrainën, forcojmë mbrojtjen tonë dhe ndërtojmë zhvillim të qëndrueshëm. Dallimet me Uashingtonin mund të lindin për çështje taktike, por për strategjinë dhe vlerat jemi në të njëjtën linjë. Drejtimi është i qartë: Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në interesa dhe po përparojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta’, ka deklaruar Kurti.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë pretendimin e Kurtit se Kosovës po i kërkohen veprime për shkak të Serbisë, e të cilën kryeministri në detyrë e ka përmendur në disa paraqitje në SHBA.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë i ka thënë KOHËS të martën se vendimi për ta pezulluar Dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë në detyrë të Kosovës.

Zëdhënësi ka thënë se çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë apo me aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe përpjekje për ta shmangur vëmendjen nga çështjet thelbësore.

Në Ambasadën amerikane kanë përsëritur se nevojitet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për ta avancuar stabilitetin rajonal dhe për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Kurti ka njoftuar të mërkurën se ka zhvilluar takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë, gjashtë nga radhët e demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.

‘Bashkëpunimi Kosovë–ShBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim. Mbështetja dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, për të cilën jemi mirënjohës, është përparësia dhe veçantia e raporteve tona’, ka shkruar Kurti.

E në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri në detyrë Kurti ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me profesionistë të diasporës që jetojnë dhe veprojnë në SHBA. Në këtë takim, i pranishëm ka qenë edhe ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.

‘Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë në qendër të Evropës’, është shprehur ambasadori Walker, sipas komunikatës së qeverisë.

Në komunikatë është bërë e ditur se Kurti i ka njoftuar të pranishmit me takimet dhe me angazhimet gjatë qëndrimit të tij në SHBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara.

‘Kryeministri foli rreth zhvillimeve në vend, ecurisë përgjatë këtij mandati qeveritar dhe arritjet kryesore në fushën e ekonomisë, demokracisë dhe sigurisë e sundimit të ligjit. Ai tha se vendi ynë është rrëfim i dyfishtë suksesi: në njërën rrëfim i suksesit të NATO-s që edhe me udhëheqje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe në anën tjetër të zhvillimit dhe demokracisë të cilat shkojnë bashkë’, është thënë në komunikatë.

Kurti citohet të ketë thënë se në katër vjet rritja ekonomike ka qenë në mesatare prej 6 për qind, duke mos rënë asnjëherë nën 4 për qind, gjersa janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ‘ka përparuar sektori i teknologjisë së informacionit që tashmë kontribuon në bruto produktin vendor me 6%, është rritur për 50% toka bujqësore që punohet, janë rritur eksportet dhe janë ndërmarrë investime të rëndësishme edhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë’.

Kurti ka qëndruar në SHBA në javën kur është mbajtur sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), porse nuk është njoftuar të ketë zhvilluar për ndonjë takim me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Etiketa: albin kurtiKosovaSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërhiqet Albin Kurti! LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

13:02 : 04/11/2025
BOTA

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

20:55 : 03/11/2025
BOLD BLOG

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025
BOTA

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

14:39 : 02/11/2025
BOTA

Tensionet me Venezuelën/ SHBA forcon praninë ushtarake në Karaibe, 16 mijë trupa pranë Karakas-it

12:47 : 02/11/2025
AKTUALITET

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

12:00 : 02/11/2025
Para

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

TË GJITHA

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025

Morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan brenda biznesit, Gjykata merr vendimin për “Duçen” dhe 2 të tjerët

13:14 : 04/11/2025

Tërhiqet Albin Kurti! LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

13:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com