• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës! Rama e ndjen veten sheik

12:44 : 01/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik.

Berisha denoncoi presionin e qeverisë Rama ndaj mediave, duke kujtuar rastin kur një televizion kritik ndaj qeverisë u rrethua nga policia dhe ushtria, ndërsa kompjuterët me dosje kundër ministrave u sekuestruan.

Lideri demokrat tha se edhe në Parlament janë shkelur hapur Kushtetuta dhe rregullat, pasi programi i qeverisë u votua në vetëm 28 minuta pa debat.

Berisha u ndal edhe te lidhjet me kartelet e drogës, duke theksuar se antimafia italiane ka zbuluar një takim të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba me bosët e drogës për të investuar në Shqipëri.

Lexo edhe:

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

“Kartelët shqiptarë përcaktojnë çmimin e kokainës në Europë. Një shtet narkotik nuk është vetëm kërcënim për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe Europën”- theksoi Berisha.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama e ndien veten si një sheik apo emir, që shkon qytet më qytet dhe shkarkon vetë kryebashkiakët e tij, këshilltarët dhe drejtorët.

“Ne e kemi njoftuar Kongresin e Autoriteteve, ata do të sjellin më herët një mision për të parë situatën, sepse nuk ka autonomi, nuk ka asnjë autonomi të pushtetit vendor.”– tha ai.

Deklarata e plotë e Berishës para grupit të PPE:

Ka disa zhvillime në të njëjtin drejtim. Pra, një nga televizionet e pakta kritike ndaj regjimit, një natë e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe ushtria. Ata nuk lejuan gazetarët të hynin brenda, pavarësisht vendimit të gjykatës.

Megjithatë, Kryeministri nuk u shqetësua. Ata sekuestruan kompjuterët ku gazetarët investigativë kishin dosje kundër ministrave. Dhe deri më sot, vendimi i gjykatës nuk është zbatuar. Ata nuk janë në ambientet e tyre. Është një presion i tmerrshëm mbi median. Por e njëjta gjë ndodh edhe në Parlament.

Zoti President, qeveria e re dhe programi i saj, programi katërvjeçar, u votuan për 28 minuta. 28 minuta. Mbi bazën e një skenari të përgatitur mirë. Duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur gjithashtu edhe rregullat e Parlamentit. Ata votuan me urdhër të Kryeministrit në sallë. Votuan për 28 minuta.

Ky ishte debati. Kur ne, si opozitë, kërkuam të vihej një mocion për debat mbi programin e qeverisë, u refuzua. Të drejtat kushtetuese dhe të drejtat që burojnë nga rregullat e Parlamentit të deputetëve nuk respektohen aspak.

Tani, pas kësaj, ka shumë të dhëna se ata kanë instaluar një sistem të thellë përgjimi të internetit. Në një moment, ata bllokuan TikTok-un. Ne po e verifikojmë, por ka të dhëna shumë të qarta, kristal, se kjo ka ndodhur.

Kryeministri e ndien veten si një sheik apo emir, që shkon qytet më qytet dhe shkarkon vetë kryebashkiakët e tij, këshilltarët dhe drejtorët. Ne e kemi njoftuar Kongresin e Autoriteteve, ata do të sjellin më herët një mision për të parë situatën, sepse nuk ka autonomi, nuk ka asnjë autonomi të pushtetit vendor.
Zoti President, këtu kjo është bërë krejt normale.

Miqtë folën për kërcënime të ndryshme, kërcënimin rus, kërcënimin tjetër, kërcënimin tjetër. Për shqiptarët, kërcënimi më i madh ekzistencial është droga. E vërteta është, e vërteta është se, ne do t’ju informojmë ju, kolegë të nderuar, me dokumente dhe materiale, por çfarë ka dalë? Ka dalë nga antimafia italiane që përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë bërë një takim në Aruba me kartelet më të larta të drogës.

Cili ishte qëllimi i takimit? Qëllimi ishte një marrëveshje për të investuar paratë e tyre në Shqipëri. Por kushdo që vjen në Shqipëri ose sheh të dhënat e Eurostat-it, do të gjejë që indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Europian. Ndërkohë që industria, bujqësia po bien, janë në recesion.

Dhe ende raporti ndërkombëtar për zgjedhjet nuk ka dalë. Vetë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm janë të përfshirë drejtpërdrejt në ushtrimin e presionit mbi vëzhguesit ndërkombëtarë për të ndryshuar raportin e parë paraprak.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kjo është.

Një shtet narkotik nuk është vetëm një kërcënim i madh për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe për Europën. Të dhënat e fundit tregojnë se kartelet shqiptare të drogës përcaktojnë çmimin e kokainës në të gjithë Europën.

Vetëm një person, dy persona, u gjetën se në një vit kishin trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam dhe, mendoj, edhe në Antuerp dhe Belgjikë.

Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Kjo është.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

13:52 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së!

13:18 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan

13:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

“I shkëputur nga realiteti”/ Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

11:30 : 22/10/2025
Para

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

TË GJITHA

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

16:40 : 22/10/2025

Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos

16:30 : 22/10/2025

Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish

16:14 : 22/10/2025

Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie

16:12 : 22/10/2025

“Kodra e Diellit” thahet për ujë, banorët: Vetëm e blejmë, UKT nuk na përgjigjet

16:06 : 22/10/2025

Rihanna humb 36 milionë dollarë nga “Fenty”

15:57 : 22/10/2025

I shpallur në kërkim për krime lufte në vitet ’90, arrestohet në Poloni 79-vjeçari serb

15:55 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com