• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

19:40 : 30/09/2025
në BOTA, RAJONI

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, në një sulm të armatosur që ndodhi pasditen e sotme në një kafene në lagjen Višnjiçka Banja të Beogradit, Serbi Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 dhe shkaktoi panik të madh te qytetarët.

Sipas dëshmitarëve okularë, një person i armatosur ka arritur në vendngjarje me një furgon të bardhë në afërsi të lokalit, është afruar nga pjesa e pasme dhe ka hyrë brenda kafenesë, ku ka filluar të qëllojë me armë zjarri.

.

“U dëgjuan katër ose pesë të shtëna. Menjëherë pasuan britmat, rrëmuja dhe njerëzit nisën të vraponin në të gjitha drejtimet. Ishte një kaos total”, tregoi për gazetën Kurir një dëshmitar, që ndodhej afër vendit të ngjarjes.

Dëshmitarët raportojnë se agresori ka qenë tepër i zemëruar, kur hyri në lokal.

Lexo edhe:

Përleshje me armë mes bandave shqiptare në Itali, tre të plagosur

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

“Para se të fillonte të qëllonte, e dëgjuam duke bërtitur, ishte shumë i nervozuar. Pastaj nisi të qëllonte me armë, pa dallim. Pas sulmit, autori i dyshuar u fut në furgon dhe u largua me shpejtësi”, shtoi një mekanik, aty pranë.

Kush janë të plagosurit?

Sipas burimeve zyrtare, në sulmin e armatosur janë plagosur këta persona:

  • V. D. (51 vjeç) – në gjendje të rëndë, ndodhet në repartin e reanimacionit.
  • M. Lj. (42) – ka pësuar plagë nga një plumb në pjesën e poshtme të këmbës së majtë.
  • A. O. (59) – është qëlluar në kofshën e majtë.
  • N. N. (33) dhe L. D. (29) – kanë marrë plagë në këmbë dhe në pjesën e pasme të trupit.

Fatkeqësisht, një grua, e cila ishte ulur pranë hyrjes së lokalit ka ndërruar jetë në vend. Identiteti i saj nuk është bërë ende publik.

Detaje të tjera nga vendngjarja

Në vendin e ngjarjes janë dëgjuar britma dhe ulërima, ndërsa disa xhama janë thyer – si të lokalit, ashtu edhe të disa makinave të parkuara përreth.

“Fillimisht u dëgjua një frenim i fortë i gomës, pastaj zbriti një burrë nga furgoni që dukej shumë i nervozuar. Filloi të bërtasë dhe më pas hapi zjarr. E gjitha ndodhi për disa sekonda,” shpjegon një tjetër dëshmitar.

Gjatë hetimeve, në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pranë njërit prej klientëve të lokalit, por nuk është konfirmuar nëse ka lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, para lokalit janë parë grupe të rinjsh, që qanin dhe përqafoheshin – shumë prej tyre thuhet se njihnin viktimën ose të plagosurit.

Hetimet në vazhdim

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e policisë dhe Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit, të cilët kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e motiveve të këtij akti të dhunshëm.

Për momentin, nuk është konfirmuar nëse agresori veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtor. Po ashtu, nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me ndonjë konflikt të mëparshëm personal apo është akt criminal, me motive të tjera.

Etiketa: Armebeogradlokalsulmvriten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përleshje me armë mes bandave shqiptare në Itali, tre të plagosur

21:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kuçovë/ Sekuestrohen armë, municion dhe drogë, në pranga dy persona

08:33 : 06/11/2025
AKTUALITET

Merret vendimi, “KAYO” e Ardi Veliut autorizohet të prodhojë dhe tregtojë armë

18:20 : 05/11/2025
Para

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com