• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I ndërtuar me para droge/ “Rich Hotel” nën sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht

19:23 : 30/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Me gjithë dyshimet për pasuri të pajustifikuara dhe hetimet për trafikun e drogës, pronarët dhe stafi vazhdojnë të operojnë hotelin pa ndërprerje, duke ftuar klientët të shijojnë luksin dhe komoditetin e ofruar.

Në qendër të Pogradecit, hoteli luksoz “Rich Hotel”, në pronësi të familjes Buliçka, është vendosur nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Korçës më 26 shtator 2025, pas një hetimi trevjeçar. Hetimi konkludoi se pronarët dyshohen se kanë investuar të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i regjistruar në emër të tyre dhe familjarëve. Pavarësisht sekuestrimit, hoteli vazhdon aktivitetin normal, ndërsa pronarja, Edlira Buliçka, ka mohuar akuzat, duke theksuar se e vërteta do të dalë në pah.

Hetimi përfshin gjithashtu të ardhurat e pavërtetuara dhe transaksionet financiare të konsiderueshme të Edri Buliçkës, i cili pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por nuk rezulton të ketë qenë i punësuar. Po ashtu, aktiviteti tregtar i nënës së tij, “shitje online”, ngre dyshime mbi funksionimin real të biznesit, pasi adresa e aktivitetit përkon me atë të banesës. Në total janë sekuestruar jo vetëm hoteli, por edhe dy apartamente, truall, biznesi i makinave, servis dhe gjashtë automjete.

Përveç rastit specifik të hotelit, auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë në pah probleme në menaxhimin e pronave të sekuestruara, ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë nën kontrollin e grupeve kriminale. Ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të mundshme për përdorimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara për interesa private ose politike, ndërsa procedurat e ankandeve për pasuritë e konfiskuara shpesh pezullohen, duke lënë asetet të degradojnë dhe vlerën e tyre të ulet.

Hoteli i sekuestruar “Rich Hotel”

Mes rrugicave të mbushura me hotele e lokale, të bie në sy një fasadë moderne xhami në ngjyrat gri e të zezë. Ndërsa gjatë natës, duket si fasadë e ndriçuar xhami, që tërheq vëmendje mes hoteleve të tjera në ato rrugica. E në të djathtë lexohet që prej së largu emri i tij, Rich Hotel, shoqëruar me një kurorë, si simbol i luksit mbretëror, si dhe vetë pronarët e reklamojnë komoditetin që i ofrojnë klientëve.

Lexo edhe:

Tragjedi në Itali, 27-vjeçari gjendet i vdekur në pishinën e hotelit ku punonte

Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Është pikërisht hoteli luksoz, për të cilin Prokuroria e Korçës njoftoi më 26 shtator 2025 sekuestrimin e tij për shkak të dyshimeve të arsyeshme se burimi i të ardhurave për ndërtimin e tij vjen nga aktivitete kriminale. Pasuritë janë në pronësi të familjes Buliçka, dhe sipas organit të akuzës, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Spanjë dhe Itali nga Edri Buliçka.

Megjithëse sipas njoftimit zyrtar, prona është e sekuestruar, hoteli vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm. Stafi dhe pronarët nuk e kanë ndalur punën.

“Ne po vijojmë aktivitetin normalisht, nuk ka asnjë pengesë për ne! Kushdo që vjen si klient te ne del më se i kënaqur. Do e mbyllim shumë mirë këtë situatë, e vërteta del gjithmonë”, – tha për “shteg.org” Edlira Buliçka, në emrin e së cilës është i regjistruar hoteli.

Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrimi i “Rich Hotel” dhe disa pasurive të tjera erdhi pas një hetimi trevjeçar të Prokurorisë së Korçës.

Edri Buliçka dyshohet se të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri, duke i regjistruar në emër të tij dhe të familjarëve.

Hetimi nisi në vitin 2022 nga Prokuroria e Pogradecit dhe u finalizua më 26 shtator 2025 me sekuestrimin e disa pronave e automjeteve. Mes tyre përfshihet “Rich Hotel”, dy apartamente, një truall prej 965 m², një biznes shit-blerje makinash, një servis në pronësi të Edmond Buliçkës (babai i Edrit), si dhe gjashtë automjete.

Sipas verifikimeve, Edri Buliçka kishte deklaruar se ishte i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, por hetimet treguan se ai nuk kishte qenë i regjistruar realisht si punonjës. Gjithashtu, transaksionet bankare të kryera prej tij ndër vite shfaqin shuma të konsiderueshme në lek dhe valutë, pa burim të justifikuar.

Edhe nëna e tij, Edlira Buliçka, rezulton se prej dhjetorit 2021 ka regjistruar një aktivitet tregtar me “shitje online”, por sipas prokurorisë, adresa e ushtrimit të aktivitetit përkon me adresën e banesës, çka ngre dyshime mbi funksionimin real të biznesit.

Megjithëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për sekuestrimin preventiv është marrë më 26 shtator 2025, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara (AAPSK) konfirmoi nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim të pronave tre ditë më vonë, më 29 shtator.

“Sot, më datë 29.09.2025, janë duke u zhvilluar procedurat ndërmjet institucionit të AAPSK dhe institucioneve të hetimit për marrjen në dorëzim të pasurive objekt i vendimit.” – sqaroi për “shteg.org” zyra e shtypit të AAPSK.

Por protokolli për sekuestrimin e pronave ka procedura të përcaktuara mirë në ligj, dhe menjëherë pas vendimit të gjykatës një pasuri e sekuestruar duhet të ketë shenja dalluese që tregojnë statusin e saj juridik.

Këto mund të jenë tabela informuese që njoftojnë publikun se prona është nën sekuestro, shirita paralajmërues, si dhe prania fizike e një roje për të mbikëqyrur territorin dhe për të parandaluar dëmtimin apo ndërhyrjen e paligjshme.

Në mungesë të një vendimi përfundimtar të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit për konfiskim, në këtë pronë nuk lejohet të kryhen punime të asnjë lloji.

Nëse këto elementë mungojnë ose nuk konstatohet prania e tyre, lind dyshimi i arsyeshëm se pasuria nuk është realisht nën administrimin efektiv të agjencisë.

Dokumentet e zotëruara nga “shteg.org”, intervistat por edhe raportet zyrtare tregojnë se rasti i hotelit në Pogradec nuk është i vetëm ku institucionet kanë dështuar për menaxhimin e aseteve të konfiskuara.

Në to evidentohen rastet kur pronat e konfiskuara posedohen sërish nga grupet kriminale, ndërsa për procedurat e ndjekura nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara ngrenë hije dyshimi për menaxhimin e këtyre aseteve.

Ekspertët thonë se ekziston rreziku që agjencia të përdoret si mjet për t’i shërbyer interesave private ose politike, duke minuar qëllimin e saj origjinal për të mbrojtur interesin publik.

Gjatë vitit 2024, sipas Prokurorisë së Posaçme janë sekuestruar e konfiskuar 59 milionë euro pasuri me origjinë kriminale, por një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ngritur shumë pikëpyetje sa i përket menaxhimit të pronave nga agjencitë shtetërore.

Ekspertët thonë se asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara lihen qëllimisht drejt degradimit për të ulur vlerën e tyre në shitjet me ankand, ndërsa procedurat e ankandeve janë pezulluar me një urdhër verbal pasi qeveria ka plane strategjike për shfrytëzimin e këtyre pronave.

/Shteg.org

Etiketa: Edlira BuliçkaEdri Buliçkahotelpara drogepogradecsekuestrosekuestrohettrafik droge“Rich Hotel”

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedi në Itali, 27-vjeçari gjendet i vdekur në pishinën e hotelit ku punonte

14:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

12:51 : 30/09/2025
AKTUALITET

E dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 46-vjeçarja, anëtare e një organizate kriminale/ EMRI

11:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025
AKTUALITET

Takimi në Aruba/ Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist

18:09 : 26/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të përfituara nga droga, sekuestrohen pasuritë e “kamarierit” në Pogradec, mes tyre dhe “Rich Hotel”

14:47 : 26/09/2025
Para

Partia pro-evropiane doli fituese, Lavrov: Zgjedhjet parlamentare në Moldavi u falsifikuan

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit! Voltan Xhani organizator i atentatit

20:16 : 30/09/2025

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025

Rrëfimi i nënës së Elis Rroshkodolit: Humbja e burrit, dy djemve dhe hakmarrja që i mori jetën 36-vjeçarit

19:54 : 30/09/2025

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com