• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Francë, kryeministri i ri paditet për falsifikim të diplomës

15:37 : 30/09/2025
në BOTA

Kryeministri i sapoemëruar i Francës, Sébastien Lecornu, është paditur nga një sindikatë e punonjësve të arsimit për deklarim të rremë të diplomës universitare. Sipas një hetimi të publikuar nga portali investigativ Mediapart, Lecornu ka pretenduar publikisht se ka përfunduar një master dyvjeçar në të drejtën publike, ndërsa në realitet ka kryer vetëm vitin e parë të këtij cikli studimesh.

Pretendimi për një diplomë të nivelit të dytë pasuniversitar është shfaqur në profilin e tij zyrtar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai shërbeu më parë si ministër në rrjetin profesional LinkedIn, si dhe gjatë një konference në një universitet publik.

Padia është dorëzuar në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, organ kompetent për gjykimin e anëtarëve të qeverisë. Në të, kryeministri akuzohet se ka “dashur të krijojë bindjen se është zotërues i një masteri në të drejtë publike” dhe se ka “përdorur me vetëdije një titull që nuk e zotëron”.

Avokati i sindikatës paditëse, Vincent Brengarth, ka sqaruar se: Asnjë diplomë nuk kërkohet për të qenë pjesë e qeverisë dhe mungesa e një masteri të nivelit të dytë nuk është tregues paaftësie. Por mungesa e transparencës në lidhje me nivelin real të arsimit të një ministri mund të dëmtojë besueshmërinë e universiteteve publike franceze, barazinë republikane dhe nderin e mësimdhënësve e studiuesve.

Vetë Lecornu ka pranuar publikisht se ka përfunduar vetëm një vit masteri (Master 1) në Universitetin Paris Panthéon-Assas. Ai ka reaguar ndaj akuzave duke thënë se bëhet fjalë për një “polemikë të rreme” dhe se ka ndjerë “një formë përçmimi shoqëror”. Ndërkohë, ka paralajmëruar një padi kundër sindikatës për “kallëzim të rremë”.

Lexo edhe:

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

Biografia e tij në faqen zyrtare të qeverisë është korrigjuar dhe tani përmban vetëm referencën “studime në juridik në Universitetin Paris Panthéon-Assas”. Ndërsa në LinkedIn, mbetet ende e shënuar formula e përgjithshme: Master në të drejtë publike, 2005–2008.
Ky skandal vjen në një moment delikat për Lecornu, i emëruar kryeministër nga presidenti Emmanuel Macron pas dorëheqjes së François Bayrou në fillim të shtatorit, në një klimë politike të brishtë. Lecornu pritet të prezantojë listën e ministrave dhe projektbuxhetin për vitin 2026 brenda javës. Afatet janë të ngushta, pasi buxheti duhet të dorëzohet në Parlament deri në mes të tetorit, sipas kërkesave kushtetuese.

Kryeministri ka përjashtuar rritjen e taksave për të pasurit, përfshirë taksën e propozuar nga ekonomisti Gabriel Zucman dhe ka premtuar lehtësime fiskale “kryesisht në favor të punës”. Ai ka ftuar partitë politike në një debat të hapur për drejtësinë fiskale, por ka vendosur një vijë të kuqe: Të mos dëmtojmë rritjen dhe punësimin.

Ndërkohë, tensionet me opozitën janë në rritje. Lecornu do të përballet të enjten me një ditë tjetër protestash kundër masave të kursimit, ndërsa të premten do të takohet me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Sekretari i socialistëve, Olivier Faure, e ka cilësuar këtë takim si “shansin e fundit” përpara se të paraqesë një mocion mosbesimi.

“Nëse asgjë nuk ndryshon, fundi është i paralajmëruar: do të ketë një mocion, kjo qeveri do të rrëzohet dhe, shumë mundshëm, do të pasohet nga shpërndarja e Parlamentit. Ne jemi të gatshëm për këtë”, ka deklaruar Faure.

Etiketa: diplomeFrancaSébastien Lecornu

Lajme të lidhura

BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

14:28 : 13/10/2025
BOTA

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

08:44 : 12/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
Para

Kundër ndërtimit të HEC-it "Doma"/ BE: Shqetësimet e banorëve të Klosit, pjesë e dialogut me qeverinë

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com