• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani – i përfaqësuar nga Adnan Xholi, u qëndroi shkaqeve të ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino për deklarime kontradiktore të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani në kriterin e pasurisë, pretendime që u kundërshtuan prej subjektit si të pabazuara në akte, të njëanshme dhe jo objektive.

22:07 : 29/09/2025
në AKTUALITET, VETTING

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi të hënën më 29 shtator shkaqeve të ngritura në ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, ndaj vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani. Prokurori Adnan Xholi që përfaqësoi Dumanin në seancën publike renditi gjithë shkaqet për pasurinë që kanë të bëjnë më së shumti me kontradiktoritetin e deklarimeve, si dhe me disa transferta të bashkëshortit të subjektit.

Prokurorja Zavalani dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan si të pabazuara pretendimet për deklarime kontradiktore dhe kërkuan verifikim nga Kolegji për transfertat e kryera, duke shpjeguar si ishin hua që ishin marrë prej vëllait të bashkëshortit të subjektit.

Mirela Zavalani u konfirmua në detyrë më 15 qershor, pas një seance dëgjimore ku u evidentuan më së shumti gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj, si dhe ndarja e qirasë së paguar nga kunati në një objekt në pronësi familjare – midis bashkëshortit të saj dhe babait të tij.

Bashkëshorti i subjektit ka pasqyruar në deklaratën veting pasurinë supermarket tregtim pjesë këmbimi + servis auto + godinë banimi, me sipërfaqe totale 634 m2, me vendndodhje Patos, Fier, në bashkëpronësi të tij dhe të babait të tij, me pjesë takuese 50% secili. Si burim burim krijimi janë deklaruar të ardhurat nga puna e prindërve dhe nga shitja e një apartamenti të mëparshëm.

Komisioni ka konstatuar kontradikta mes dy deklaratave të prindërve të bashkëshortit lidhur me këtë pasuri, por ka konkluduar se kjo situatë nuk sillte ndonjë pasojë, pasi mbeteshin në një nivel deklarativ. Ndërsa pamjaftueshmëria financiare e konstatuar për vitet 2004-2006 në shumën rreth 1.3 milionë është çmuar si fakt i pamjaftueshëm që të penalizuar prokuroren Zavalani.

Lexo edhe:

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

Olsian Çela raporton te “Ligjet”: Problematike numri i ulët i prokurorëve dhe mbipopullimi i burgjeve

Vendimi i KPK u gjet i pabazuar nga Komisonerja Irena Nino, e cila kërkoi verifikimin e përfundimeve të arritura dhe që të vendoset në mënyrë alternative, lënia në fuqi e konfirmimit, ose ndryshimi dhe shkarkimi i subjektit.

Ashtu si Nino, edhe prokurori Xholi konstatoi se si pasojë e deklarimeve kontradiktore të subjektit të rivlerësimit, në raport me përmbajtjen e akteve të administruara, deklarimi i pasurisë gjendet i pasaktë dhe jo i besueshëm. “Deklaratat kontradiktore çojnë në pamundësi për të konkluduar se cilat nga deklarimet e aktet përfaqësojnë situatën faktike, e për rrjedhojë edhe të verifikimit të burimeve financiare”, konstatoi ndër të tjera prokurori Xholi.

Ai u shpreh, se në gjendjen që janë aktetet, pamundësia financiare rezulton përtej vlerës së konstatuar nga Komisioni.

Po ashtu, edhe për një apartament të blerë nga subjekti në Tiranë në vitin 2007, Xholi u shpreh se deklarimet kontradiktore sjellin pamundësi për të verifikuar gjendjen faktike dhe burimet. Sipas tij, deklarimet e subjektit dhe të personave të lidhur për këtë pasuri janë kontradiktore dhe nuk e kalojnë testin e besueshmërisë.

Ai përfundoi, se nëse nuk konsiderohen pretendimet përfundimtare të subjektit, atëherë pamundësia financiare rezulton më e madhe se ajo e konstatuar nga KPK.

Xholi kërkoi edhe verifikimin e disa transaksioneve cash të kryera nga bashkëshorti i subjektit, në total në vlerën 59 mijë USD. Ai kërkoi të konsiderohen nga Kolegji shkaqet e ankimit dhe të çelet hetimi gjyqësor.

Avokatja Romina Zano e cilësoi ankimin si të njëanshëm, jo objektiv dhe të pabazuar në aktet e administruara. Sipas saj, pretendimet e Komisioneres Publike nuk mbështeten në ndonjë provë, po janë lexim i njëanshëm i akteve. Lidhur me qëndrimin e Komisioneres për kontradiktorite në deklarimet e subjektit, Zano vërejti se ky pretendim nuk përmbush kushtet e këtij nocioni të përdorur në ankim.

Zano argumentoi se kontradiktoriteti rezulton kur nuk përputhen deklarimet dhe jo në rastet konkrete të çështjes, kur janë deklaruar të njëjtat rrethana, por sipas kërkimeve të legjislacionit për deklarime. Ajo solli në vëmendje se deklarimet janë ndikuar dhe nga ndryshimi i formateve të servirur në vite nga ILDKPKI, që dispononin deklarime të ndryshme.

Avokatja Zano theksoi se është thelbësore fakti se subjekti nuk ka qenë asnjëherë investitore e pasurive dhe se shumica e tyre janë krijuar para martesës dhe para fillimit të detyrës. “Çdo pretendim për paqartësi, qartësohet nga aktet”, nënvizoi ajo.

Në vijim, Zano renditi parashtrimet për çdo pretendim të ngritur në shkaqet e ankimit lidhur me deklarimet kontradiktore dhe analizën financiare. Nga sa shpjegoi dhe vetë subjekti, investimi për supermarketin kishte filluar para martesës dhe ishte realizuar me të ardhurat e prindërve të bashkëshortit, pasi ky i fundit në atë periudhë kishte qenë me studime. Ajo shtoi se bashkëshorti është bërë bashkëpronar në cilësinë e djalit të vogël.

Prokurorja Zavalani deklaroi se gjithë të ardhurat e mëvonshme nga puna e bashkëshortit dhe puna e saj si oficere e Policisë Gjyqësore ishin përcaktuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, pasi kishte filluar Shkollën e Magjistraturës dhe kishin menduar të transferoheshin në kryeqytet. Për blerjen e këtij apartamenti janë deklaruar dhe të ardhurat nga dyqani.

Lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëshorti, subjekti kërkoi që ato të verifikohen nga Kolegji. Ajo deklaroi se transaksionet ishin kryer nga bashkëshorti me qëllim për të ndihmuar vëllanë e tij, i cili kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si pasojë e vështirësive të hasura në momentet e para të qëndrimit atje, ai kishte kërkuar hua dhe një i afërm kishte ofruar shumat e kërkuara. Sipas subjektit, kishte qenë bashkëshorti që kishte realizuar transferimin e parave vëllait të tij. Ajo deklaroi se kanë depozituar dokumentacion që vërteton këto deklarime.

Në përfundim, subjekti kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit.

Kolegji vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor dhe administroi provat e reja të depozituara nga subjekti. Prokurori Xholi kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, me qëllim që të reflektonte edhe të dhënat e provave të reja të administruara. KPA vendosi të shtyjë seancën për më datë 16 tetor, në orën 08:30./BIRN

Etiketa: deklarimeMirela ZavalaniProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

Olsian Çela raporton te “Ligjet”: Problematike numri i ulët i prokurorëve dhe mbipopullimi i burgjeve

13:02 : 14/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

16:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
Para

Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, projekti i kalon "Progeen" të Genc Kuçukut

TË GJITHA

Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

10:50 : 20/10/2025

Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën, mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i Shërbimit zjarrfikës tregon detajet: Ja dy pistat që po hetojmë

10:27 : 20/10/2025

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com