• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta në Ukrainë/ Ekonomia ruse në krizë, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

09:55 : 28/09/2025
në BOTA

Presidenti rus Vladimir Putin dhe politikëbërësit në Kremlin po e ndiejnë fort presionin e luftës në Ukrainë. Për të frenuar deficitin buxhetor në rritje, Moska planifikon të rrisë taksat dhe të ulë shpenzimet. Projektbuxheti për vitin 2026 është planifikuar të paraqitet në parlament të hënën (29.09). Më pas priten vetëm ndryshime të vogla, pasi Putini do të ketë miratuar pikat më të rëndësishme deri atëherë. Në kundërshtim me premtimin e mëparshëm të Putinit për të mos rritur taksat para vitit 2030, qeveria së fundmi tha, se do ta rriste taksën mbi vlerën e shtuar nga 20 në 22 përqind.

Cilat janë të dhënat aktuale nga ekonomia ruse?

Rënia e të ardhurave nga eksporti i naftës po ushtron presion mbi buxhetin. Priten gjithashtu shkurtime në shpenzimet që nuk lidhen me mbrojtjen, përfshirë shpenzimet sociale. Deficiti buxhetor i Rusisë është rritur në afërsisht 4.2 trilionë rubla (42.7 miliardë euro). Kjo përfaqëson afërsisht 1.9 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, PBB, gati katër herë më shumë se objektivi fillestar prej 0.5 përqind për vitin 2025. Ministria e Financave pret që deficiti të rritet në 5.7 trilionë rubla deri në fund të vitit.

Elina Ribakova, një eksperte për ekonominë ruse në Shkollën e Ekonomisë së Kievit, pret që Moska, si në të kaluarën të vazhdojë me shpenzime të larta ushtarake duke shkurtuar shpenzimet diku tjetër. “Pasojat janë të njëjta si në vitin 2014”, tha ajo për DW. “Shkurtime po bëhen kudo, ndërsa shpenzimet ushtarake po rriten. Arsimi, kujdesi shëndetësor, shpenzimet sociale dhe mbrojtja e mjedisit janë fushat ku po bëhen shkurtime.”

Sulmet ukrainase  me dronë po japin efekt

Lexo edhe:

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës

Ekonomia e Rusisë ka qenë nën alarm prej disa kohësh. Një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Më 24 shtator, ai postoi në rrjetin e tij social Truth Social mesazhin: “Putini dhe Rusia janë në vështirësi të thella ekonomike dhe është koha që Ukraina të veprojë.” Donald Trump përmendi gjithashtu krizën e vazhdueshme energjetike në Rusi. Sulmet e suksesshme me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike ruse, siç janë rafineritë dhe terminalet e eksportit, kanë çuar në mungesa të karburanteve të ndryshme, rritje të çmimeve dhe kohë të gjata pritjeje.

Arsye tjetër është rënia e të ardhurave nga eksportet e naftës dhe gazit. Çmimet e larta të naftës dhe blerësit e rinj në Kinë dhe Indi i rritën të ardhurat në vitin 2022. Të ardhurat mbetën të larta në vitin 2023, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe varësisë në rënie të BE-së nga energjia ruse. Por aktualisht rënia e çmimeve të naftës, një rubël e fortë, sulmet ndaj rafinerive dhe ndikimi i sanksioneve po ushtrojnë presion mbi burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Kremlinit. Të ardhurat shtetërore nga gazi dhe nafta pritet të jenë 23 për qind më të ulëta në shtator sesa në vitin e kaluar, duke e errësuar kështu parashikimin ekonomik.

“Ngadalësim i kontrolluar”?

Në korrik, PBB në Rusi u rrit me vetëm 0.4 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar një ngadalësim të klimës ekonomike. Parashikimet zyrtare parashikojnë një rritje prej një përqind këtë vit, shumë më poshtë parashikimit të mëparshëm prej 2.5 përqind. Vitin e kaluar, inflacioni i lartë tregoi mbinxehje të ekonomisë, e cila ishte nxitur nga rritjet masive në buxhetin e mbrojtjes.

Që nga viti 2021, shpenzimet për mbrojtjen janë më shumë se katërfishuar. Në qershor 2025, ato arritën në afërsisht 16 trilionë rubla. Zyrtarisht, qeveria po e quan këtë një “ngadalësim të kontrolluar”, sipas Chris Weafer, analist financash në kompaninë “Macro Advisory” në Moskë. Banka qendrore rriti normat e interesit për të frenuar inflacionin dhe për të ulur çmimet në rritje të konsumit. Një strategji që ka qenë kryesisht e suksesshme.

Shkurtime buxhetore

Shpenzimet buxhetore janë “në nivele mjaft të larta”, shpjegon analisti Weafer. Nëse nuk ka shkurtime të konsiderueshme në vitet e ardhshme – përfshirë shpenzimet ushtarake – “i gjithë narrativi, se sa e qëndrueshme është Rusia, sa mirë po shkon ekonomia, sa pak ndikim ka [lufta] në jetën e njerëzve dhe sa mirë është gjithçka” është në rrezik.

“Kjo do të shkatërronte ekonominë”, thekson Weafer, i cili është i bindur se Putini dhe Kremlini po i hapen idesë së përfundimit të një marrëveshjeje paqeje së shpejti për shkak të presionit ekonomik në rritje. “Presioni buxhetor dhe nevoja për stabilitet janë faktorë të rëndësishëm që përforcojnë ndjesinë se kjo luftë duhet të përfundojë më shpejt sesa më vonë”, thotë ai. Kurse ekspertja Ribakova është më pak optimiste. “Kur ata e pushtuan Ukrainën në vitin 2022, ata ishin të vetëdijshëm për kostot ekonomike. Ata i morën parasysh ato dhe morën vendimin politik se ato ishin të pranueshme”, thotë ajo.

Sanksione dytësore kundër klientëve rusë të naftës

Duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të Rusisë, presioni mbi BE-në dhe SHBA-në po rritet për të shtrënguar edhe më tej sanksionet ekzistuese për të ndihmuar në suksesin e negociatave të paqes. Trump kohët e fundit u bëri thirrje evropianëve që të shtojnë përpjekjet për të ndaluar plotësisht blerjen e gazit rus – kryesisht gazit natyror të lëngshëm, ose LNG. Nafta ruse arrin ende në Evropë, megjithëse vetëm në formën e produkteve të rafinuara. SHBA-të po shqyrtojnë gjithashtu vendosjen e sanksioneve dytësore ndaj vendeve si India dhe Kina, të cilat blejnë sasi të mëdha të naftës ruse. Kjo mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen ekonomike të Moskës.

Ribakova beson se është koha për të rritur presionin mbi Moskën me sanksione të mëtejshme, pasi ekonomia e saj është më e ndjeshme sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Megjithatë, ajo gjithashtu i referohet qeverive në Venezuelë, Korenë e Veriut dhe Iran, të cilat janë ende në pushtet pavarësisht sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe vështirësive ekonomike që rezultojnë. Prandaj, vetëm sanksionet nuk mund ta shpëtojnë Ukrainën. “Sanksionet mund të jenë pjesë e zgjidhjes, por jo e gjithë zgjidhja”, thotë Ribakova.

Nga ana tjetër, Chris Weafer është i bindur se sanksionet dytësore mund ta detyrojnë shpejt Rusinë të ulet në tryezën e negociatave. Nëse SHBA-të do të vendosnin sanksione dytësore ndaj blerësve të naftës ruse, ky do të ishte një hap i rëndësishëm. “Nëse të ardhurat bien, le të themi, me 20 deri në 30 përqind të tjera, një buxhet i qëndrueshëm nuk do të ishte më i mundur dhe dinamika poQeveria daneze i quan dronët në aeroporte “sulm”litike e brendshme do të ndryshonte në mënyrë masive.” /DW

Etiketa: ekonomiaRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

08:26 : 28/09/2025
BOTA

Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës

08:06 : 28/09/2025
BOTA

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë BE-në apo NATO-n

21:55 : 27/09/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

17:28 : 27/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
BOTA

Presidenti rumun: Rusia nuk ka kapacitet të sulmojë NATO-n

19:53 : 26/09/2025
Para

Ryshfet për të mbyllur sytë ndaj shkeljeve, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

TË GJITHA

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

12:08 : 28/09/2025

Lëvizte i armatosur në Tiranë, vihet në pranga 27-vjeçari

11:49 : 28/09/2025

U kapën me 16 kg koka*në me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

11:38 : 28/09/2025

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar nga Vlora

11:21 : 28/09/2025

Trafikoi tonelata drogë dhe i njohur për ‘Masakrën e Bllokut’, Brazili lëshon urdhër-arresti për Ervin Matën

11:04 : 28/09/2025

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com