• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Avokat Arben Llangozi

Në Theth dhe Valbonë, Edi Rama tregohet trim. Shemb një kasolle të ndonjë të varfri, nxjerr dronët, bën video e flet për “mbrojtje të natyrës”. Por në mbyll sytë. Atje ku ndërtohet buzë detit pa leje, ku natyra shkatërrohet për luks dhe interesa private, Rama nuk ka as dron, as kamera, as zë.

Një shembull konkret është dhe kjo video e cila është fakt dhe një ndërtim në zonën e Llamanit në Himarë. Dy shtetas Gerti Sota dhe Soni Lala ndërtojnë pa asnjë leje ndërtimi. Shkelin ligjin hapur, pa frikë. Ndërtojnë në vijën bregdetare, aty ku as nuk lejohet të prekësh rërën, jo më të hedhësh beton. Por askush nuk i ndal. As policia e shtetit, policiq  ndërtimore, as bashkia, as Edi Rama.

Dhe e dini pse? Sepse në Jug ndërtojnë të fortët. Ndërtojnë ata që kanë para, lidhje dhe miq në pushtet. Dhe shteti i mbyll sytë. Soni Lala, për shembull, është i punësuar në Bashkinë Himarë. Pra, ai që ndërton pa leje, është pjesë e institucioneve që duhet të ndalojnë ndërtimet pa leje.

Madje, Soni Lala ndërton pa leje  dhe e fsheh ndërtimin në emrin e dikujt tjetër Gerti Sota nga Fieri. Një truk i vjetër një lloj mafie lokale, ku ligji nuk ekziston dhe gjithçka zgjidhet me para, miq dhe arrogancë.

Lexo edhe:

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

Ndërsa në Veri? Aty është ndryshe. Aty s’ka mafie, s’ka të fortë, s’ka para. Ka vetëm njerëz të thjeshtë, që mezi mbajnë frymën gjallë. Dhe aty, shteti tregohet i ashpër. Sepse e ka të lehtë të shtypë të dobëtit.

Pyetja është e thjeshtë, pse në Jug lejohet gjithçka, ndërsa në Veri ndalohet gjithçka? Pse Rama bëhet “burri i shtetit” në një fshat të harruar në mal, por hesht si “lepurush” kur mafia ndërton pa leje buzë detit?

Ka vite që dëgjojmë Edi Ramën të flasë për “luftën kundër ndërtimeve pa leje”, për “mbrojtjen e natyrës”, për “turizmin e qëndrueshëm”, për “ligjin që nuk fal askënd”.

Në fjalë, Shqipëria është një parajsë ekologjike dhe ligjore. Por në realitet? Shqipëria është ndarë në dy, në Veri ku shteti shemb kasollet e të varfërve dhe në Jug, ku të fortët ndërtojnë buzë detit pa i pyetur as ligjin, as shtetin, as natyrën.

Po ta kesh ndërtimin buzë detit, një resort në Llaman, një hotel në Dhërmi, një vilë në Jale nuk vjen askush. Atje ligji nuk vepron. Atje sundon heshtja, frika dhe kompromisi.

Sepse Shqipëria e vërtetë nuk është as në dronet e qeverisë, as në spotet e turizmit. Është në padrejtësinë e përditshme që fshihet pas betonit të paligjshëm.

Etiketa: Edi Ramajugnaftethethvalboneveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025
Para

Aksident në Maltë, plagoset një i ri shqiptar

TË GJITHA

Elbasani pushtohet nga moti i keq, reshje intensie shiu dhe breshëri përfshijnë qarkun

15:12 : 08/11/2025

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

14:58 : 08/11/2025

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

14:35 : 08/11/2025

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor

14:08 : 08/11/2025

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com