• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

22:39 : 27/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

“I rregullova të 4-ërt” Ky është mesazhi që ka dërguar në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, sipas raportimeve, pronari i lokalit “Monopol” në kryeqytet Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, pas rrëmbimit dhe vrasjes së 21-vjeçarit Klevis Lleshi, nga fshati Rukaj i Burrelit.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2020, teksa eshtrat e të riut u zbuluan në dhjetor të po atij viti në fshatin Shpërdhet të Kurbinit dhe u identifikuan pas testit të ADN-së në shkurt të vitit 2023.

Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha vijon të jetë ende në kërkim, teksa nisur nga mesazhi i mësipërm, por edhe biseda të tjera në aplikacionin “Sky Ecc”, ka dalë në konkluzionin se ai është porositësi i ekzekutimit të të riu.

Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni, i dyshuar si trafikant droge, dyshohet se ka paguar 50 mijë euro Sabah Nuzi, për të kryer kirmin, i cili dyshohet se ka qenë në rolin e ekzekutorit. Në rolin e ndërmjetësit për ngjarjen kriminale në fjalë, dyshohet se ka qenë shtetasi Sajmir Kolaveri, i cili është arrestuar në Itali.

Vrasja dyshohte se Aurel Hoxha e urdhëroi për hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Agim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Lexo edhe:

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, avokati i Sabah Nuzit, Elton Hysenaj, ka mohuar përfshirjen e klientit të tij në rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, teksa GJKKO konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, u lirua nga qelia me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” shtetasi Samet Loka, i dyshuar si pjesë e grupit të Aurel Hoxhës dhe i akuzuar për grup kriminal dhe pastrim parash.

Por, edhe pse Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha flet për “katër” në bisedat e tij, SPAK deri më tani atë e akuzon vetëm për vrasjen e Klevis Lleshit.

Dyshohet se me numrin katër, ai u referohej edhe tre anëtarëve të tjerë të familjes Lleshi, që janë vrarë apo zhdukur pa gjurmë, si hakmarrje për vrasjen e Agim Hoxhës në Britani dhe vëllai i tij, Aurel Hoxha, dyshohet se ka qenë urdhëruesi i tyre.

Klevis Lleshi u denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër Polici dhe Prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.

Por, edhe pse e ëma dyshomnte se djalin ia kishin rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie, duket se autoritetet në atë kohë nuk pati hetime të thelluar për të zbardhur ngjarjen. Deri në dhjetor të vitit 2020, kur banorë të fshatit Shpërdhet në Kurbin gjetën eshtrat e një trupi, të cilat kishin dalë në sipërfaqe, pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur

Në shkurt të vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat në fjalë i përkisnin trupit të Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij.

Pas vrasjes së Agim Hoxhës, janë disa anëtarë të familjes Lleshi që janë ekzekutuar për hakmarrje. Më konkretisht, në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit, të iu bë pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Ndërkohë, tre vite më vonë, në 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai i Klevis Lleshit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Por, hakmarrja nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2020, u rrëmbye, u vra dhe iu zhduk trupi Klevis Lleshit, i cili ende nuk kishte mbushur 22 vjeç, pasi burrat e familjes Lleshi ishin shuar një nga një, si babai, xhaxhai dhed djali i xhaxhait.

E duket se “ekzekutimi final” do të vinte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin mesditën e 15 dhjetorit të vitit 2023. I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi në qeli Arben Lleshi, i dënuar me burgim si autor i vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Agim Hoxhës në Britani. Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.

Sokol Mjacaj dyshohet se armën e zjarrit pistoletë të përdorur në krim e kishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes. Vrasja ndodhi në një kohë kur në media u publikua lajmi se Sokol Mjacaj do të futej në regjimin “41 Biss”.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Sokol Mjacaj deklaroi se kishte një konflikt me Arben Lleshin, por Prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë. Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues me drejtësinë, teksa edhe vrasja e Arben Lleshit dyshohet se është porositur nga familja Hoxha.

Vrasja e Agim Hoxhës, që solli më pas edhe sagën e hakmarrjes, dyshohet se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Britani. Ai u gjet i shkrumbuar në makinën e tij.

Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

 

Etiketa: Aurel HoxhaAurelinjo KalaveriKlevis Lleshispakvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

21:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
AKTUALITET

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025
AKTUALITET

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025
Para

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 28 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 27/09/2025

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

22:39 : 27/09/2025

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

22:19 : 27/09/2025

A e shkakton “Tylenol” autizmin? Eksperti nga Londra: Ja çfarë zbuluan studimet

22:06 : 27/09/2025

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë BE-në apo NATO-n

21:55 : 27/09/2025

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com