• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

12:58 : 26/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton.

Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash si veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe një biznesmen.

Hetimet po kryen nga prokurori Dritan Prençi, ku procedimi penal është regjistruar pas kallëzimit të avokatit Esmerald Xhafa, teksa bisedat e zbardhura nga telefonat e sekuestruar kanë hedhur dritë mbi abuzimet me tre tendera, më konkretisht:

  • Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020
  • Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020
  • Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020

Autoriteti kontraktor për rrugën Korçë-Ersekë ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar, por mësohet se Bashkia Kolonjë e drejtuar nga Erion Isai ka patur rol aktiv në projektimin e rrugës, si dhe në mbikëqyrjen e punimeve.

Lexo edhe:

Balluku i trembet Kuvendit, ironizon Bardhi: Është futur në tunel dhe i çon mesazhe Ramës

Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh…

Firma projektuese e rrugës ka qenë “A&E ENGINEERING” me administratore dhe pronare shtetasen Entela Çano, kompani e cila kishte lidhje me Erion Isain, teksa aksionerë të saj më parë kanë qenë edhe Albert Metaj dhe Arian Shtembari.

Kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve, por një pjesë e rrugës u shemb pasditen e 18 shkurtit të vitit 2024, ende pa nisur qarkullimi i mjeteve.

Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro.

Ndërsa pjesa e mbetur me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por, faturës së kripur iu shtuan dhe 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës. Pra, Qeveria “Rama” e ndërtoi gjysmën e rrugës me mbi 3 herë kosto më të larta se Qeveria e Berishës.

Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës shkoi në 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola.

Kompania “A&E ENGINEERING” ka qenë fituese e paracaktuar edhe e tenderave të ujësjellësit në Bashkinë Kolonjës, dhe kjo është zbardhur nga një bisedë në Whats App mes pronares Entela Çano dhe Erion Isait. Ata flasin për vlerat e tenderit dhe për “verën e mirë” që do miku i kompanisë.

Përmbajtja e bisedave të datës 01.07.2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”

21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Bisedat e datës 03.07.2020:

12:39 – 12:42 – Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga Erion Isai.

12:46 – Erion Isai: “Shoqeeee.”

12:46 – Bëhet një bisedë telefonike mes Çanos dhe Isait.

12:46 – Çano: “Isha në telef, të më falësh.”

12:47 – 12:57 – Kryhen disa biseda telefonike midis dy personave.

Etiketa: A&E ENGINEERINGbashkia kolonjeEntela ÇanoErion Isairruga Korçë-Ersekëspaktenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku i trembet Kuvendit, ironizon Bardhi: Është futur në tunel dhe i çon mesazhe Ramës

19:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh…

18:44 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

18:17 : 06/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e ‘Llogarasë’/ Hoti: Pse nuk ka masë sigurie për Ballukun? Ku shkuan 50 mln €

16:58 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

16:39 : 06/11/2025
Para

“Alimehmeti nuk do të garojë për bashkinë e Tiranës”, Berisha ngarkon grup për negociata me partitë opozitare

TË GJITHA

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Gonzato të më tregojë direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

20:41 : 06/11/2025

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025

I dënuar më vendim të formës së prerë, Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit

20:16 : 06/11/2025

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025

Berisha kritikoi ligjin për barazinë ligjore, Marta Kos në sulm: E paranueshme!

19:33 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com