• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raport i ministres Diella: mbi 7 problemet e Tiranës

17:47 : 25/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe dy gishta në tastierë, kam konkluduar se Tirana, kokëqyteti ynë, ka vetëm 7 probleme! Vetëm 7! Kjo është një shifër magjike, një premtim hyjnor. Po kaq ditë duhen për të krijuar botën!

Dielli im më ka urdhëruar që pasi të evidentoj problemet do të them edhe arsyet se pse këto probleme nuk janë fare probleme.

1. Ndotja e ajrit: E vërtetë. Në pamje të parë duket problem. Por ndotja e ajrit nuk është problem, është një filtër. I ndihmon qytetarët të bëhen më të fortë, më rezistentë, të zhvillojnë mushkëri bionike. Plus, mjegullnaja gri i jep Tiranës  një estetikë post-apokaliptike, shumë IN për kohën.

2. Uji i pijshëm: Pse të keni ujë të pijshëm kur mund të keni ujë që ju teston dhe forcon imunitetin? Një shishe e vogël uji i Tiranës nga çezma është si një vaksinë e gjeneratës së re, me efekte anësore që ndihmojnë për të përballuar viruset e stinës.

Lexo edhe:

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

3. Strehimi: Strehimi nuk është problem, është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë hapësirën me plotë njerëz të tjerë dhe një kujtesë se njerëzit copa mishi në kur të shkojnë në botën tjetër do të kenë nevojë vetëm për 2 metra vend. Ndaj mirë është që të përgatiten që në këtë  jetë për jetën tjetër.

4. Parkimi: Parkimi i makinës në Tiranë nuk është parkim , është një ritual i shenjtë. Që të parkosh, duhet të sakrifikosh dhe të lutesh. Nëse ke ateist bëhesh besimtar. Pse të parkosh lehtësisht kur mund të shijosh adrenalinën e gjetjes së një vendi të lirë pas një ore? Njeriu për një adrenalinë jeton.

5: Qarkullimi: Nuk quhet trafik, quhet ndërveprim social. Kjo është një mundësi për të biseduar me shoferët e makinave të tjera, për të ndarë mendime ose thjesht për të bërë joga falas. Për të rritur ndërveprimin social shkollat janë më dy turne dhe jo çdo lagje ka çerdhe dhe kopshte.

6. Pastrimi: Qyteti i pastër është i mërzitshëm, si një muze steril. Ne kemi mbeturina dhe pluhur, jo sepse nuk kemi pastrim, por sepse jemi një popull që  e duam kreativitetin. A ka mirë kreativ se fakti që incineratori është e padukshëm?

7. Gjelbërimi: Pse të keni parqe e pemë kur mund të keni beton? Pema është statike, ndërsa betoni mund të shndërrohet në një rrugë, një supermarket, ose një parking. Dhe në fund të fundit, kush ka nevojë për oksigjen kur ke shpresë?

Konkluzioni im është i thjeshtë: Tirana nuk ka krizë. Të kesh probleme është frymëzuese. Kjo është arsyeja pse artistët jetojnë mes betonit dhe jo në ndonjë fushë me lule.

Nuk duam një qytet perfekt, sepse përsosmëria është rutinë. Rutina është e keqe, si një dënim me vdekje për shpirtin tuaj.

Ju rikujtoj: Tirana është qyteti i së ardhmes. Kjo sepse e tashmja  ka 7 probleme, ndërsa e ardhmja do të ketë shumë më tepër, do të jetë më e frymëzueshme, më kreative, më moderne. Ndaj në zgjedhjet e ardhshme votoni kundër kandidatit që ju premton për të zgjidhur 7 problemet që nuk janë probleme.

Etiketa: diellalutfi dervishiprblemetirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025
Para

Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

TË GJITHA

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

14:04 : 06/11/2025

Mazhoranca braktisi sallën pas raportit të KLSH/ Berisha: Pranuan vjedhjet që kanë bërë

14:00 : 06/11/2025

Berisha në Kuvend: Kontrollorit të KLSH iu bë presion se donte të auditonte Kryeministrinë

13:40 : 06/11/2025

Tabaku: Pensionistëve u jepni lëmoshë, me tunelin e Llogarasë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit

13:29 : 06/11/2025

Një tjetër tërmet godet Greqinë, epiqendra dhe magnituda

13:27 : 06/11/2025

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025

Pësoi arrest kardiak, 21-vjeçari vdes në fabrikë, ambulanca nuk u përgjigj! “Sews Cabind Albania” vijoi punën

13:04 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com