• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

Me më shumë se 50 anije aktivistët po përpiqen të thyejnë bllokadën detare në Rripin e Gazës. Tani ata raportojnë se janë sulmuar nga dronë.

15:31 : 25/09/2025
në BOTA

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, njoftoi se anija “Fasan” e marinës italiane do të ndihmojë për operacione të mundshme shpëtimi. Rreth 50 anije të flotës Sumud ndodhen aktualisht pranë ishullit grek të Kretës në Detin Mesdhe. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i kishte bërë më parë thirrje Izraelit të garantonte sigurinë e flotës. Midis aktivistëve pro-palestinezë të së ashtuquajturës “Flotilla Globale Sumud” ka edhe “qytetarë italianë si dhe anëtarë të Parlamentit italian dhe të Parlamentit Europian”, deklaroi Tajani.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, duke folur.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani: Midis aktivistëve pro-palestinezë të së ashtuquajturës “Flotilla Globale Sumud” ka edhe qytetarë italianë si dhe anëtarë të Parlamentit italian dhe të Parlamentit EuropianFotografi: Eduardo Munoz/REUTERS

Raportime për sulme të reja me dronë

Aktivistët në bordin e anijeve të së ashtuquajturës “Flotilla Globale Sumud” fajësojnë Izraelin për sulme me dronë dhe granata zhurmuese, dhe ndoshta edhe me kimikate, të kryera gjatë natës. “Objekte të paidentifikuara” që ranë në kuvertën e anijeve shkaktuan dëme. Një video e postuar në faqen e Instagram-it të flotës tregon një shpërthim që thuhet se është filmuar nga anija “Spectre”.

Aktivistë pro-palestinezë marrin pjesë në "Flotilla Globale Sumud"
Me më shumë se 50 anije aktivistët po përpiqen të thyejnë bllokadën detare në Rripin e GazësFotografi: Lorena Sopena/NurPhoto/IMAGO

Crosetto i dënoi me forcë sulmet në përgjithësi, por nuk fajësoi askënd. Benedetta Scuderi, një anëtare italiane e Parlamentit Evropian që gjendet në bord, i tha transmetuesit italian RAI se dronët kishin hedhur granata zhurmuese. Njëri prej tyre goditi direkun e anijes së saj me vela, duke dëmtuar plotësisht velën kryesore. “Ne jemi në ujërat ndërkombëtare në jug të Kretës dhe u sulmuam për tre orë pa ndërhyrë askush”, tha parlamentarja.

Lexo edhe:

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

Organizata Codepink raportoi të paktën 11 sulme. Një aktivist raportoi “15 ose 16 dronë”. Deputeti polak Franek Sterczewski, i cili është në bordin e njërës prej anijeve, shkroi në X se kishte pasur 13 sulme ndaj gjithsej dhjetë anijeve, përfshirë edhe të tijën. Tri anije u dëmtuan.

Aktivistë pro-palestinezë me flamuj marrin pjesë në "Flotilla Globale Sumud"
Midis aktivistëve pro-palestinezë të së ashtuquajturës “Flotilla Globale Sumud” ka edhe qytetarë italianë si dhe anëtarë të Parlamentit italian dhe të Parlamentit Europian.Fotografi: Lluis Gene/AFP/Getty Images

Destinacioni i flotës – Rripi i Gazës

Aktivistët duan të thyejnë bllokadën detare të Izraelit në rajonin bregdetar të populluar nga palestinezët dhe të dorëzojnë në mënyrë simbolike ndihma humanitare. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite përsëriti se Izraeli do të “ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar (flotën) që të hyjë në zonën e luftimeve dhe për të ndaluar çdo shkelje të një bllokade legjitime detare”. Në të njëjtën kohë ai përmendi një oferte për të dërguar ndihma humanitare në Gazë përmes territorit izraelit, e cila ishte refuzuar.

Në qershor dhe korrik Izraeli kishte parandaluar dy përpjekje të aktivistëve për të çuar nga deti ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite i ndaloi anijet e aktivistëve, arrestoi ekuipazhet dhe i dëboi ata nga vendi./DW

Etiketa: gazeItali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

16:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vrau të miturën shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg autori

08:54 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025
Para

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

TË GJITHA

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

15:06 : 05/11/2025

Abuzoi s*ksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër

14:49 : 05/11/2025

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
Foto ilustruese

‘Paga minimale 500 euro’/ Ana tjetër e medaljes së premtimit bosh të Ramës

14:38 : 05/11/2025

Iu gjetën kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

14:31 : 05/11/2025

Të përfshirë në trafik dhe shpërndarje droge në Itali, arrestohen 2 shqiptarët

14:12 : 05/11/2025

Meta kërkoi të shpallet antikushtetues ‘arresti me burg’, GJK e kalon në seancë plenare

14:09 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com