• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama shkarkon Erion Veliajn nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës

12:59 : 25/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë. Vendimi u mor sot me firmë të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt në orën 12:00.

Vendimi erdhi pasi dy ditë më parë Këshilli Bashkiak miratoi propozimin për shkarkimin e Veliajt me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë.

Mbledhja e Qeverisë erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces.

Lexo edhe:

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

Erion Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt kur u arrestua me urdhër të SPAK, teksa tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës.

Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend.

Mbetet për t’u parë nëse Erion Veliaj do ta ketë guximin për të kundërshtuar vendimin e Edi Ramës apo jo.

Në rast se ankimimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën.

  • Manastirliu kandidate për Tiranën, Balluku drejtuese fushate

Edi Rama i njoftoi zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 11 shtator, kur edhe i dha urdhrin Këshillit Bashkiak që të shkarkonte Erion Veliajn.

Në të njëjtën ditë, Rama bëri me dije se kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës do të jetë Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit ka nisur prej kohësh punën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi edhe në zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut.

Një ditë më parë (24 shtator), kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e djeshme Rama vendosi se zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen së shpejti, ku kandidate do të jetë Ogerta Manastirliu.

Siç duket, Rama ka mbetur i kënaqur me arritjet e Ballukut më 11 Maj në Fier, ku u akuzua me dhjetëra herë nga opozita se kishte hedhur para dhe kishte përdorur presionin me bandat e krimit dhe trafikut të drogës që të mblidheshin vota për rilindjen.

Ndërkohë, ende nuk ka një vendim të Partisë Demokratike se cili do të jetë kandidati, teksa aktualisht po negocion me forcat e tjera opozitare për t’u futur bashkë në zgjedhje. E vetmja që ka konfirmuar se do të futet më vete në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbaheshin ato, është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pritet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Matit, Tepelenës, Dibrës, Cërrikut dhe Vlorës, të cilat po ashtu janë pa kryebashkiakë, për shkak të dorëheqjeve për arsye të ndryshme.

Etiketa: Erion Veliajkeshilli i ministrave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash

17:03 : 15/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Protesta për Veliajn para SPAK ishte ngjarje e shëmtuar

20:03 : 14/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025
AKTUALITET

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

17:34 : 11/10/2025
Para

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

TË GJITHA

Vrasja e bizmesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

12:22 : 16/10/2025

Korreshi ironizon Ramën: Ku je? Mos ke filluar punë të dytë si infermier pas Baromit? Përgjigju për Specialen

12:18 : 16/10/2025

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

12:15 : 16/10/2025

2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq policin e bashkisë së Tiranës dhe një tjetër/ EMRAT

12:07 : 16/10/2025

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

11:59 : 16/10/2025

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej: Jam pjesëmarrës në 6 vrasje! Financova ekzekutimin e Dorjan Shkozës

11:54 : 16/10/2025

Prej 2 ditësh asnjë kontakt me djalin, nëna në Shkozë denoncon zhdukjen e 30-vjeçarit

11:40 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com