• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për trafik d*oge dhe grup kriminal, 12 vite burg për mikun e Aldo Bares

14:08 : 24/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 12 vite burg Emiljan Sofo Burban, i njohur si mik i Aldo Bares, për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 vite burg.

Burba akuzohet për trafikimin e rreth gjysmë toni hashashi drejt Austrisë, i fshehur në një kamion me paleta druri industrial. Ky rast u godit në shtator 2023 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe Antidroga.

Emiljan Burba rezulton i dënuar më parë në Itali në vitin 2014 me 21 vite burg për trafik droge. Kohë më parë, SPAK i sekuestroi dy resorte me vlerë rreth 3 milionë euro, të dyshuara si pasuri të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Vendimi i GJKKO parashikon që Burba të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Ai ka të drejtë apelimi brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo edhe:

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (EMRI)

I dënuar më vendim të formës së prerë, Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 159, të vitit 2024, me të të pandehur Emiljan Burba, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 59, datë 24.09.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljan Sofo Burba, për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, i Kodit Penal dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljan Sofo Burba, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Emiljan Sofo Burba, dënohet me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljan Sofo Burba, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8(tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Emiljan Sofo Burba, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020

 

Etiketa: aldo bareEmiljano BurbaGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (EMRI)

09:25 : 07/11/2025
AKTUALITET

I dënuar më vendim të formës së prerë, Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit

20:16 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon në GJKKO motra e Elvis Dedës: Lajmin për vrasjen e pashë në lajme…

12:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
Para

Teqja i xhamisë së Namazgjasë dhe Samed Shehu i Fondacionit Mirënjohja, leje për kullë 17 kate në Tiranë

TË GJITHA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025

“U zhdukën dy ura në tunelin e Llogarasë”, denoncimi i Këlliçit: Ku shkuan 25 milionë euro?!

12:18 : 07/11/2025

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025

“Jam i papunë, jetoj në…”- Ndodhej në mjet me Arjan Ndojin kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit të Shijakut”

12:03 : 07/11/2025

Arrestimi i bujshëm i këngëtares shqiptare në Zvicër/ Skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

11:56 : 07/11/2025

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com