Operacioni ushtarak i Izraelit në Rripin e Gazës ka hyrë në javën e dytë, me objektiv goditjen e bazave të Hamasit mbi dhe nën tokë.
Raportohet se vetëm në orët e fundit kanë mbetur të vrarë të paktën 37 persona, pas bombardimeve në lagjet lindore dhe jugore të qytetit të Gazës.
Sulmet janë pjesë e ofensivës tokësore të ushtrisë izraelite (IDF), e cila synon të marrë kontrollin e plotë të qytetit.
Sipas të dhënave të IDF-së, që nga nisja e operacionit, rreth 640 mijë banorë palestinezë janë larguar nga Gaza drejt zonave jugore, të shpallura si zona humanitare.