• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli përplaset me Skerdi Tasen, Nuredin Dumani me Erion Alibejn: Të degjeneroj oo…

15:16 : 23/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar ditën e sotme me momente tensioni dhe përplasje të shumta!

Përplasjet Qoli – Tase

Fillimisht pati tensione mes bashkëpunëtorit të drejtësisë, Skerdi Tase, dhe Petrit Qolit, avokat i të pandehurve të tjerë. Gjatë seancës, Qoli e pyeti Tasen nëse ishte ai personi që kishte qëlluar ndaj deputetit Fatmir Xhindi, duke i kujtuar deklaratën e Tases se të gjithë personat që kishte qëlluar ishin në distancë prej 5 metrash, ndërsa Xhindi ishte vrarë nga kjo distancë.

Qoli pyet Tasen: “Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?”

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt gjatë seancës, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli përplaset me Skerdi Tasen: A je ti vr*sësi i deputetit Fatmir Xhindi?

Gjykata vendosi të mos lejojë Tasen të përgjigjej, duke “mbyllur” diskutimin mbi këtë çështje specifike.

Përplasjet Dumani – Alibej

Pas kësaj, të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, u përfshinë në një përplasje verbale.

Teksa tregonte për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.

Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ku kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

Por tensioni i krijuar mes tyre ka kulmuar në çastet e mbylljes së seancës. Sapo trupa gjykuese ka dalë nga salla, Dumani i është afruar fizikisht Alibejt dhe me ton të lartë i ka thënë: “Të degjeneroj! O të … do me më nxjerr mu mashtrues…”.

Situata kaotike ka bërë që të mos dëgjohet përgjigja që Dumani mori nga Alibej, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e punonjësve të policisë për të qetësuar gjakrat.

Pasi kanë shmangur konfrontimin fizik, ata kanë nxjerrë nga salla fillimisht Nuredin Dumanin e më pas Erion Alibejn.

Etiketa: Erion AlibejNuredin DumaniPetrit QoliSkerdi Tase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt gjatë seancës, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

13:05 : 23/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli përplaset me Skerdi Tasen: A je ti vr*sësi i deputetit Fatmir Xhindi?

12:28 : 23/09/2025
AKTUALITET

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
Para

Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin është patronazhist dhe i droguar!

TË GJITHA

Alimehmeti në Këshillin Bashkiak: Socialistët në Këshillin Bashkiak, bashkëpërgjegjës për aferat e Veliajt

17:14 : 23/09/2025

Mbledhja për shkarkimin/ Teliti: Gjyqin do ia bëjë Gjykata, por Veliaj duhej të ishte këtu

17:01 : 23/09/2025

Shkarkimi i Veliajt, Shabani-këshilltarëve socialistë: Karrigen e kryetarit e mori peng në burg me lejen tuaj

16:53 : 23/09/2025

Gjokutaj: Shkarkimi i Veliajt nuk ka bazë ligjore, Rama është arkitekti i gjithë kësaj parade

16:46 : 23/09/2025

Shkarkimi/ Zhulali: Veliaj është gjallë, e lumtur që sot ai ‘po shijon gjellën’ që ka gatuar vetë

16:40 : 23/09/2025

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

16:30 : 23/09/2025

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

16:22 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com