Sot në orën 20:00 në ‘Theatre du Chatelet’ të Parisit do zhvillohet ceremonia e ‘Topit të Artë’. Ousmane Dembele i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës janë favoritët. Paçka se sot në 20:00 luhet dueli mes Marseille dhe PSG-së, Dembele do jetë prezent në ceremoninë që me gjasë do e kurorëzojë si më të mirin e sezonit që lamë pas.
Sa i përket rregullores, mësohet se në rast se dy futbollistë do të kenë numër votash të njëjtë, atëherë çmimi i shkon lojtarit, i cili ka marrë më shumë vende të para nga votimet.
Nëse edhe në këtë aspekt ka barazim, atëherë diferencën e bëjnë vendet e dyta. Nëse edhe pas këtij listimi do të ketë përsëri barazi atëherë, do të jenë vendimtare vendet e treta.
Pas ceremonisë së vitit të kaluar, u vendos një rregull i ri
Fituesi nuk njoftohet paraprakisht. Kryeredaktori i ‘France Football’, Vincent Garcia, ka thënë se ai është i vetmi që e di emrin e fituesit. Në listën e kandidatëve janë 30 futbollistë, por favoritët kryesorë janë Ousmane Dembele (PSG) dhe Lamine Yamal (FC Barcelona). PSG-ja do të përfaqësohet nga një delegacion me 40 persona edhe pse thuajse në të njëtën orë në Marseille skuadra do të luajë “Klasiken” e madhe të Francës përballë OM.
Kriteret dhe votat
Trofeu këtë herë jepet bazuar në performancat e një sezoni të plotë, jo më sipas vitit kalendarik. Elementët kolektivë dhe trofetë janë në plan të dytë, përballë performancës individuale, talentit dhe sportivitetit.
Numri i votuesve është ngushtuar. Për meshkujt votojnë vetëm 100 gazetarë nga 100 kombet më të mira sipas renditjes së FIFA-s (nga 170 më parë), ndërsa për femrat janë 50 votues.
Ceremoninë do ta drejtojë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të dorëzojë çmimin e fituesit. Përveç ‘Topit të Artë’, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri.
‘Topi i Artë’ jepet që nga viti 1956. Lionel Messi e ka fituar plot tetë herë, rekord absolut, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka marrë pesë herë.
Të nominuarit për çmimet e vitit 2025:
Nominimet për fituesin e ‘Topit të Artë 2025’: Ousmane Dembele (PSG), Giggi Donnarumma (PSG, Man. City), Jude Bellingham (Real Madrid), Desire Doue (PSG), Denzel Dumfries (Inter), Serhou Guirassy (Dortmund), Erling Haaland (Man. City), Viktor Gyokeres (Sporting Lisbone, Arsenal), Achraf Hakimi (PSG), Harry Kane (Bayern Munich), Khvicha Kvaratskehlia (Napoli, PSG), Robert Lewandowski (Barcelona), Alexis Mac Allister (Liverpool), Lautaro Martinez (Inter), Scott McTominay (Napoli), Kylian Mbappe (Real Madrid), Nuno Mendes (PSG), Joao Neves (PSG), Pedri (Barcelona), Cole Palmer (Chelsea), Michel Olise (Bayern Munich), Raphinha (Barcelona), Declan Rice (Arsenal), Fabian Ruiz (PSG), Virgil van Dijk (Liverpool), Vinicius Junior (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpool), Florian Wirtz (Leverkusen, Liverpool), Vitinha (PSG), Lamine Yamal (Barcelona).
Nominimet për trajnerin më të mirë: Antonio Conte (Napoli), Luis Enrique (PSG), Hansi Flick (Barcelona), Enzo Maresca (Chelsea), Arne Slot (Liverpool).
Nominimet për portierin më të mirë: Alisson Becker (Liverpool dhe Brazil), Yassine Bounou (Al-Hilal dhe Marok), Lucas Chevalier (Lille dhe Francë), Thibaut Courtois (Real Madrid dhe Belgjikë), Gianluigi Donnarumma (PSG dhe Itali), Emiliano Martinez (Aston Villa dhe Argjentinë), Jan Oblak (Atletico Madrid dhe Slloveni), David Raya (Arsenal dhe Spanjë), Matz Sels (Nottingham Forest dhe Belgjikë), Yann Sommer (Inter dhe Zvicër).
Nominimet për talentin më të mirë U-21: Pau Cubarsi (Barcelona dhe Spanja), Ayyoub Bouaddi (Lille), Desire Doue (PSG dhe Francë), Estevao Uillian (Chelsea dhe Brazil), Dean Huijsen (Real Madrid dhe Spanjë), Myles Lewis-Skelly (Arsenal dhe Angli), Rodrigo Mora (Porto dhe Portugali), Joao Neves (PSG dhe Portugali) Kenan Yildiz (Juventus dhe Turqi).