• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qendrat e të moshuarve në Vlorë, “gjysmë pjate” për 50 të vetmuar

17:40 : 22/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Nga Sebi Alla

Dy vite më parë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, kandidati i PS-së Ermal Dredha, (i dorëhequr nga posti i kryebashkiakut që nga 10 shtatori), premtoi ngritjen e qendrave sociale ditore për moshën e tretë dhe gjithashtu edhe një mensë sociale. “Gjatë mandatit tim në drejtimin e Bashkisë Vlorë do të punoj fort për: Krijimin e qendrës ditore për moshën e tretë në secilin rajon të qytetit si dhe ngritjen e një mense sociale bashkiake për shtresat në nevojë”, premtoi Dredha.

Qendër lojërash

Faktoje.al verifikoi në terren nëse ishin ngritur dhe si funksiononin qendrat sociale për moshën e tretë në një qytet me popullsi të madhe, ku në faqen e saj zyrtare bashkia thotë se popullsia kap shifrën e mbi 100 mijë banorëve. Në ambientet e “Shkollës Industriale” gjashtë muaj më parë funksiononte një nga qendrat sociale, por nga vëzhgimi i Faktoje rezulton se godina është në rikonstruksion dhe qendra u transferua në një nga ambientet e Zyrave të Gjendjes Civile Vlorë.

“Ne jemi transferuar pas nisjes së rikonstruksionit në godinën e mëparshme. Aktualisht qendra ofron shërbim për 37 të moshuar. Disa nga shërbimet që ofrojmë janë leximi i gazetave, argëtim nëpërmjet lojërave të ndryshme dhe piknik në zona historike. Gjithashtu ka shërbim shëndetësor si matja e tensionit apo glicemisë”, thotë për Faktoje.al, administrator i qendrës Asllan Hysa. Ai gjithashtu na konfirmoi se kjo qendër nuk ofronte ushqim që pas transferimit. “Besojmë se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm do të vihet në zbatim edhe trajtimi ushqimor”, tha Hysa.

Qëndrimi i bashkisë

Lexo edhe:

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO)

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

Bashkia Vlorë, në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al thotë se janë funksionale dy qendra sociale për të moshuarit. “Bashkia Vlorë ka të ngritura dy qendra ditore për të moshuar ku ofrohen shërbime ditore si: vakte ushqimore tre herë në javë, kafe cdo ditë, vizitë mjekësore si psh, matje tensioni dhe ambjent ku të moshuarit të kalojnë kohën e lirë nën shoqërinë e njeri-tjetrit. Qendra e parë është funksionale në partneritet me një organizatë joqeveritare”, tha zyrtarisht Bashkia Vlorë.

Gjysma e “pjatës”

Po cila qendër ofron ushqim? Në një nga lagjet e Vlorës, në zonën e njohur si “tregu i orizit”  50 të moshuar hanë një vakt falas në një gjelltore. Për këtë Bashkia ofron vetëm gjysmën e pagesës së ushqimit dhe pjesa tjetër mbulohet nga një shoqatë humanitare, e cila prej 16 vitesh ofron këtë shërbim për të moshuarit. “Ne jemi shoqatë jo qeveritare dhe prej 16 vitesh ofrojmë shërbim ushqim falas për rreth 50 të moshuar”, tha për Faktoje.al, në një bisedë telefonike, sekretari i saj Skerdilajd Hallullaj. Por, sipas tij, një nga organizatat e huaja mbështetëse është larguar dhe duke qenë në vështirësi financiare kërkuan që një pjesë e fondeve të mbulohej nga Bashkia Vlorë, në mënyrë që të mos ndërpritet ky shërbim.

“Bashkia Vlorë ka miratuar fondin prej 1 milionë e 50 mijë lekë në vit për të mbuluar gjysmën e shpenzimeve të një vakti ushqim për 50 persona në pesë ditë të javës”, thotë Hallullaj, ndërsa kosto ditore është 9 mijë lekë, ose 180 lekë personi.

Ai gjithashtu theksoi se për 16 vite kjo shoqatë i ka përballuar shpenzimet kryesisht nga “Kryqi i Kuq”.

“Bashkia Vlorë në bazë  të planit social 2024-2027 ka aplikuar dhe ka fituar projektin e ngritjes së një qendre të re për të moshuar. Kjo qendër do të frekuentohet nga të moshuar të 5 rajoneve të bashkisë Vlorë”, thotë Bashkia, por pa specifikuar se kur do të jetë funksionale.

Përfundimi

Premtimi i bërë më 10 maj 2023, nga kandidati Dredha, tashmë i dorëhequr, për krijimin e qendrës ditore për moshën e tretë në secilin rajon të qytetit si dhe ngritjen e një mense sociale bashkiake për shtresat në nevojë do e konsiderojmë premtim të pambajtur.

/Faktoje

Etiketa: ermal dredhagjysme pjateqendrate moshuaritushqimivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO)

16:59 : 12/10/2025
AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025
AKTUALITET

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Para

Zjarr në bregdetin e Semanit, rrezikohet habitati i specieve të egra

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com