• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

10:45 : 21/09/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar një proces politik ndaj tij në rastin e hetimit të dosjes së privatizimit të ndërmarrjes publike “Buka” sha, duke deklaruar se ky qëndrim i SPAK-ut është i tillë se “ai i Madhi e ka kthyer në target”, duke lënë të kuptohet se origjina e goditjes së tij penal është kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj thotë në një material dërguar medias, se atij i janë ngarkuar përgjegjësi penale që nuk i ka, ndërkohë që prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka “fshehur provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten”.

Në foto: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, qëndron prej tre vitesh në Zvicër

Ish-numri dy i qeverisë nuk përmend konkretisht “personat e përfshirë”, por, qartësisht, njëri prej tyre është sipërmarrësi Lirim Fezollari, personi që përfitoi nga privatizimi i aseteve të “Buka” sha dhe aktualisht ka ngritur një biznes gjigand, të njohur si “Qendra Tregtare Emerald”, në Tiranë.

Akuzat publike të Ahmetajt janë shumë të rënda, ndaj “Boldnews.al” u interesua për këtë situatë pranë Prokurorisë së Posaçme.

Lexo edhe:

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

Burime nga institucioni i Akuzës deklaruan se, jo vetëm nuk ka pasur favorizim, por SPAK-u është duke hetuar një transfertë rreth 3 milionë euro, që biznesmeni Lirim Fezollari ka kryer nga Tirana në drejtim të Vjenës.

Në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ndaj Ahmetaj për procedurat e privatizimit të ndërmarrjes “Buka” sha gjatë kohës që mbante funksionin e Ministrit të Ekonomisë, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur më herët një tjetër procedim penal për “aferën e inceneratorëve”.

Në dosjen “Buka” sha, Ahmetaj u vendos nën hetim për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale (pastrimit të parave). Në këtë hetim janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve biznesmeni Lirim Fezollari.

Në foto: Qendra “Emerald”, e ndërtuar në truallin e “Buka” sha

Në mes të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme dërgoi në gjykim dosjen ndaj Ahmetaj që lidhej me privatizimin e “Buka” sha vetëm për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në këtë pikë, Ahmetaj deklaroi së fundmi për mediat se prokurori tërhoqi akuzën, pasi kërkon që të favorizojë persona të tjerë.

Ndërkohë, burime nga SPAK-u deklaruan se pretendimet e Ahmetajt nuk qëndrojnë aspak.

“Hetimi është kryer për dy veprat penale. Por, duke qenë se hetimit për shpërdorimin e detyrës i përfundonin afatet e parashkrimit në vitin 2025, u detyruam që, për momentin, ta dërgonim në gjyq vetëm për këtë vepër penale. Ndërkohë, është veçuar procedimi penal dhe po vijojnë hetimet për pastrimin e produkteve të veprës penale”, thonë burimet për “Boldnews.al”.

Në foto: Biznesmeni Lirim Fezollari

Sipas të njëjtave burime, grupi hetimor ka në dorë një material voluminoz, rreth 1 mijë faqe, të mbërritur nga autoritetet austriake, i cili është në fazën e përkthimit.

“Kemi marrë nga strukturat homologe materialet, lidhur me një transfertë 3 milionë euro, që është kryer nga Lirim Fezollari. Dokumentat janë në fazën e përkthimit dhe po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale, për të verifikuar mundësinë e ekzistencës së elementëve të veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale (pastrimit të parave)”, thonë më tej burimet nga grupi hetimor në komunikim me “Boldnews.al”.

Ankandi problematik i “Buka”

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për dosjen “Buka”, në të cilën  janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Në fillim Arben Ahmetaj, më tej Shkëlqim Cani dhe në fund Erion Veliaj, kanë ndërmarrë një seri aktesh, në kundërshtim me vendimet e gjykatave, madje edhe asaj Kushtetuese, për t’i dhënë biznesmenit Lirim Fezollari prona publike, të cilat u ishin njohur pronarëve.

Dhe më tej, këto prona u shndërruan në asete tejet fitimprurëse për biznesmenin, duke shënuar një skandal shumë të rëndë financiar dhe ligjor, ku e shohin veten të përfshirë më së paku tre bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Në foto: Në truallin e “Buka” sha është ndërtuar Qendra Tregtare “Emerald” e Lirim Fezollarit

Rasti doli në sipërfaqe disa muaj më parë, kur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), thirri si “person që ka dijeni” Shkëlqim Canin, ish-ministrin e Financave në mandatin e parë qeverisës së Edi Ramës.

Cani u paraqit para prokurorëve, pas kallëzimit të përfaqësuesve të një familjeje të vjetër tiranase, të cilat panë me sytë e tyre se si prona e trashëguar po u tjetërsohej në favor të Lirim Fezollarit dhe askush nga qeveritarët nuk pranoi t’i dëgjonte.

“Boldnews.al” ka siguruar detaje mbi këtë çështje, të cilat gjenden në vendimet e formës së prerë të gjyqësorit shqiptar.

Historia e skandalit qeveritar

Në Korrik të vitit 1995, një vendim i Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave  (KPPP), i saktësuar nga një vendim gjyqësor i asaj kohe, i ka njohur një familjeje të vjetër tiranase pronësinë në një sipërfaqe 8980 m2 në zonën e “5 Majit”, nga e cila 4890 m2 ishte ndërtesë e fabrikës shtetërore të Bukës.

Dy muaj më pas, në Tetor 1995, është regjistruar shoqëria tregtare anonime “Buka” sha, në pronësi absolute të shtetit shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Financave. Pjesë e aseteve të kësaj shoqërie ishte edhe trualli, i cili i ishte njohur familjes tiranase.

Në vitin 1996, Ministria e Financave vendosi shitjen e 49 përqind të aksioneve të saj, duke vijuar të ruajë kontrollin mbi shoqërinë “Buka” sha.

Në vitin 2000, Ministria e Financave ka llogaritur kuotat që i takojnë ish-pronarëve në shoqërinë “Buka” sha. Për ish-pronarët e truallit të kësaj shoqërie është akorduar vlera prej 8.8 milionë lekë të reja, që i korrespondon një pakete prej 3.1 përqind të aksioneve.

Në vitin 2004, Ministria e Ekonomisë vendos të shesë aksionet e saj në shoqërinë “Buka” sha, në shifrën 47.65 përqind.

Trashëgimtarët e truallit kanë kundërshtuar në rrugë gjyqësore, si vlerën e kuotave që u është përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë, po ashtu edhe procedurën e ankandit, derisa të sqarohet përfundimisht sasia e aksioneve në “Buka” sha.

Ndër të tjera, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë për numër minimal kuotash, u hiqte të drejtën atyre jo vetëm të një vlerësimi të drejtë, por edhe të përfshirjen në ankand me të drejtën e parablerjes së aksioneve qeveritare.

Kërkesa e tyre pranohet nga Gjykata e Apelit në vitin 2006 dhe Ministria e Ekonomisë detyrohet nga gjykata që të anulojë ankandin, si edhe të vlerërojë trashëgimtarët e pronarit me vlerën e tregut.

Në foto: Në vendimin e Gjykatës Administrative sqarohet historiku i aksioneve të “Buka” sha

Ministria e Ekonomisë anuloi procedurën e ankandit, por për vite me radhë nuk zbatoi pjesën e vendimit për ri-llogaritjen e aksioneve të trashëgimtarëve dhe vlerësimin e tyre.

Në vitin 2014, Ministri i Ekonomisë së kohës, Arben Ahmetaj, shpall sërish ankandin për shitjen  e 47.6 përqind të aksioneve shtetërore në “Buka” sha.

Këtu është momenti kur shfaqet biznesmeni Lirim Fezollari. Në shtator 2014, ai fillimisht kishte blerë 15 përqind të aksioneve. Brenda tre muajve, deri në nëntor 2014, Fezollari arrin të blejë 40 përqind të aksioneve nga moria e ortakëve në minorancë (kryesisht ish-punonjës të “Buka” sha).

Pra, në momentin e shpalljes së ankandit, Lirim Fezollari rezultonte efektivisht aksioneri i dytë më i madh i “Buka” sha, pas Ministrisë së Ekonomisë.

Por, kjo situatë e aksionerëve nuk kishte reflektuar vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2006, e cila kërkonte ri-vlerësimin e kuotave në shoqëri të trashëgimtarëve të truallit, ku gjendeshin godinat e “Buka” sha.

Ankandi “i paligjshëm”

Në Shtator 2014, Ahmetaj shpall procedurat e ankandit për shitjen e aksioneve të qeverisë në “Buka” sha., ndërkohë që nuk ishte zbatuar ende vendimi i formës së prerë, të marrë nga i Gjykata e Apelit në vitin 2006, për ri-llogaritjen e kuotave të ish-pronarëve në “Buka” sha.

Në foto: Ahmetaj shpall ankandin për shitjen e aksioneve

 

Në Qershor të vitit 2015, Komisioni i Ankandit, i ngritur pranë Ministrisë së Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani, nënshkruar një marrëveshje paraprake me biznesmenin Lirim Fezollari, ku përcaktohen modalitetet e procedurës.

Pra, duket qartë që në ankand nuk janë thirrur trashëgimtarët e ish-pronarit të truallit.

Në Gusht 2015, Ministria e Financave shpall biznesmenin Fezollari fitues të ankandit për blerjen e aksioneve (rrjedhimisht edhe aseteve) të shoqërisë anonime “Buka” sha.

Ndërkohë që zhvilloheshin këto procedura, trashëgimtarët e ish-pronarit i drejtohen sërish gjykatës, ku kërkohej anulimi i ankandit të shpallur rishtazi, si edhe rivlerësimin e pronës me çmimet e përcaktuara, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2001 dhe akteve pasuese të tij.

Ministria e Financave u tregua e paduruar për të mbyllur ankandin, ndërkohë që institucioni ishte i paditur në gjykatë dhe procesi gjyqësor ishte në vijim.

Çështja shkon në Apel, me ankimues Ministrinë e Ekonomisë, si institucioni që kishte urdhëruar zhvillimin e ankandit.

Ndërkohë që çështja priste vendimin në Apel, rezulton se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri maxhoritar i “Buka” sha, shet asetet e shoqërisë, konkretisht trojet e saj, tek kompania “Tobbaco Holding”, e cila ishte gjithashtu në pronësi të saj.

Etiketa: arben ahmetajDosja "Buka"EmeraldLirim Fezollaripastrim parashspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

17:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
Para

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

TË GJITHA

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, kamioni përplas Opel-in

12:41 : 21/09/2025

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

12:19 : 21/09/2025

V*asja e turkut në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që ek*ekutoi biznesmenin

12:08 : 21/09/2025

EMRI/ Ju gjet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

11:47 : 21/09/2025

Elia Zaharia flet për ndarjen nga Princ Leka: Jeta të ngre dhe të rrëzon

11:32 : 21/09/2025

P*ostitucioni në Fier, tutorët shfrytëzonin vajzat me probleme ekonomike

11:13 : 21/09/2025

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

10:55 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com