• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

15:56 : 19/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në vijim të procesit gjyqësor kundër Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçaj për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO shtetasi Stiven Ziu.

Më konkretisht, ai është pyetur për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Ngjarja kriminale ka ndhur më 1 nëntor të vitit 2019, tek mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë dhe dyshohet se porositës i atenatit ka qenë Plaurent Dervishaj.

Stiven Ziu ka shërbyer si shofer i Aleksandër Lahos alias “Rrumit”, ditën kur ky i fundit në 1 nëntor 2019 është qëlluar me armë zjarri.

Sipas dëshmisë së zbardhur nga Ora News, ai ka rrëfyer për itinerarin e lëvizjes së Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos ditën e atentatit dhe mënyrën se si ndodhi sulmi, pasi ai ndodhej me automjetin e tij, pas tyre.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Po ashtu, Stiven Ziu është pyetur edhe për atentatin ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, ku ka mohuar që të ketë qenë i pranishëm atë ditë në qytetin bregdetar, apo të ketë informacione mbi këtë atentat.

Stiven Ziu, gjatë pyetjes në gjykatë nga prokurori Adnand Xholi, deklaroi si më poshtë vijon:

“Banoj në Sukth të Durrësit, dhe në 2019 kam punuar tek Ujësjellësi dhe hetë pas herë shoqëroja si shofer Aleksandër Lahon. Lahon e njoh në vitin 2018 dhe kam pasur shoqëri me të se e kam katunarin tim në Sukth…”.

Në 1 nëntor 2019 kam qënë me makinë Benz, ngjyrë të zezë i Agron Dodollit dhe jemi takuar me Aleksandër Lahon. Pimë kafe në Sukth dhe kemi lëvizur me këtë makinë, duke shkuar në Durrës dhe më pas pimë kafe në plazh, në zonën e Coralit. Në këtë zonë kemi shkuar pasi më tha Laho se do takojmë Arjanin.

Kur kemi shkuar aty tek Coral, nuk kemi parë persona të tjerë, por kam vënë re që erdhi Andi Maloku dhe Arjan Ndoji, ku u takuan me Lahon. Rreth dy orë kanë qëndruar Laho dhe Arjani në lokal, ne dy shoferët unë dhe Andi Maloku, qëndruam në një kafe tjetër aty afër. Dolën ata dhe hipën tek makina e Arjanit, unë po i ndiqja me makinën tjetër nga pas dhe jemi drejtuar për në Sukth.

Kur kemi hyrë në autostradë, më pas një Benz gri, më ka parakaluar makinën time që ishte pas makinës së Arjanit dhe më pas kam parë që janë nxjerë armët nga dritaret dhe është qëlluar. Kam parë armët dhe plumbat. Kam parë makinën foristradë që ka dalë nga rruga dhe më pas unë qëndrova duke shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Më kujtohet se i ndjeri, Andi Maloku, ishte vend të parë në timon, Arjan Ndoja pasagjer para, Aleksandër Laho në sediljen e pasme. Pas ngjarjes jemi takuar me Lahon, por nuk më ka treguar asgjë rreth autorëve të dyshuar se kush mund ti ketë goditur vetëm çfarë kam parë në televizur.

Unë s’kam pasur dhe përdorur asnjëherë telefon të inkriptuar. Kur shoqëroja Rrumin si shofer, asnjëherë ai nuk më ka folur për Julian Mecaj dhe Plaurent Dervishaj. Sot s’kam asnjë lloj raporti me Aleksandër Lahon dhe nuk di asgjë se ku ndodhet”.

Avokati Ilia Ilia: “Ke qënë në Vlorë kur është vrarë në zonën e “Pus Mezinit”, gjyqtari Skerdilajd Konomi?

Dëshmitari: Jo nuk kam qënë në Vlorë.

Avokati Ilia Ilia: Ju ka folur Aleksandër Laho, ndonjëherë për konfliktet me pronat në Hamallaj dhe problemet me tokat?

Dëshmitari: Jo, nuk më ka folur asnjëherë.

Avokati Ilia Ilia: E përcakton dot kahun e qitjes se kush ishte objektiv i atentatit se ti the që pashë plumbat?

Dëshmitari:Jo nuk jam në gjëndje ta percaktoj. Jo nuk e di, se nuk e di ku është dëmtuar më shumë makina. Unë kam qënë dëshmitar në ngjarje dhe kam dhënë ndihmën e parë.

Dervishaj: Po sot pse je larguar nga Laho, kush është arsyeja që nuk shkon më, as me e taku as vëllain, as babai, gruan, fëmijët?

Dëshmitari: Unë kam shkuar tek shtëpia se i njoh të gjithë, por skam kontakte me Aleksandër Lahon.

Avokati Ilia Ilia: E njeh Bashkim dhe Arben Haxhinë?

Dëshmitari: Jo nuk i njoh fare.

Etiketa: Arian NdojaatentatiPlaurent DervishajrrumiSkerdilajd KonomiStiven Ziuvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
Para

Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës

TË GJITHA

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com